Sektori i Inteligjencës
Sektori i Inteligjencës (SiI) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet Udhëheqësit të DOH. Është përgjegjës për mbledhjen, hulumtimin, procedimin, vendosjen, analizën dhe furnizimin me informata për Doganën e Kosovës dhe Institucionet tjera relevante, sipas autorizimeve zyrtare dhe bazuar në procesin e autorizimit të shpërndarjes.SiI identifikon fushat me rrezik për trafiqet e mallrave të kontrabanduara, duke përfshirë edhe ato të ndaluara, rekruton burime potenciale të informatës dhe kujdeset për mirëmbajtjen e këtyre burimeve. SiI është funksioni primar i avancimit të qasjes ‘Operativa e udhëhequr nga Inteligjenca’. Kujdeset që rrjedha e informacionit dhe ngjarjeve në Doganën e Kosovës, të mundësojë këshillim të menaxhmentit të lartë, për të siguruar vendimmarrje strategjike bazuar në ouputet e parimit Operativa e Udhëhequr nga Inteligjenca. Nëpërmjet zyrtarëve ndërlidhës në Institucionet tjera, SiI ofron këmbimin e informatave, mbështetje koordinuese për oficerët tjerë brenda dhe jashtë institucionit, si dhe shërben si pikë kryesore në shkëmbimin e informatave të inteligjencës me agjensionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit.