Sektori i Hetimeve
Sektori i Hetimeve (SiH) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet Udhëheqësit të DOH. SiH ndërmerr hetime penale sipas autorizimeve të ligjeve burimore (Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale dhe KDAK), për rastet e shkeljeve të legjislacionit duke respektuar procedurat hetimore dhe në koordinim me Prokuroritë siç parashihet me ligj. Në kuadër të kompetencave, ndërmerr aktivitetet për të parandaluar dukuritë mashtruese, zbulimin dhe argumentimin e veprave penale, duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit e korrupsionit. Siguron koordinimin e duhur dhe rrjedhën e informatave me Agjencitë e Zbatimit të Ligjit dhe sektorët kompetent, koordinon dhe prezanton funksionet e Doganës së Kosovës me Policinë dhe/apo institucionet tjera relevante, duke përfshirë edhe aplikimin e ndihmës së ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Bashkëpunon me Sektorin për Standarde Profesionale për shkeljet disiplinore.