Sektori i Anti-Kontrabandës
Sektori i Anti-Kontrabandës (SAK) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet Udhëheqësit të DOH. SAK është funksioni kryesor në luftimin e kontrabandës në vijën e gjelbër dhe në brendi të territorit doganor. Me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, SAK planifikon, udhëheq dhe merr pjesë në kontrolle të hollësishme të automjeteve komerciale dhe të mjeteve të tjera të transportit, mallrave dhe personave, koordinon aktivitete të kontrollit në të gjitha vendet, duke përfshirë patrullimin përgjatë vijës kufitare dhe në Zyrat e Brendshme, duke siguruar efektivitetin e kontrolleve. Menaxhon dhe merr pjesë direkt në kontrollet dhe operacionet anti-kontrabandë sipas nevojës dhe kërkesave të punës. SAK mbështet operacionet e ndërmarra nga njësitë tjera brenda Doganës, siç kërkohet, gjithashtu kryen aktivitete të përbashkëta, duke përfshirë patrulla me Policinë e Kosovës sipas rastit, KFOR-in apo me agjensionet tjera vendore dhe ndërkombëtare siç është e përshtatshme. Vepron sipas raporteve të intelegjencës, duke përdorur në mënyrë efektive burimet në dispozicion. Sipas planifikimit aplikon ndalesat rrugore në brendi të territorit të Republikës së Kosovës — Ndalo dhe Kontrollo. Në koordinim apo me kërkesë, të DDR teston riskun dhe kualitetin e kontrolleve të aplikuara për mallrat, automjetet dhe personat.