Lajmet
NËNSHKRUHET MARREVESHJE PËR BASHKEPUNIM ME DOGANEN
Paris, Të martën, me date 10 Nentor, Dogana e Kosoves ka nenshkruar nje marreveshje per bashkepunim me Doganen Franceze. Marreveshja eshte nenshkruar nga ana e Drejtorit te Pergjithshem te Doganes se Republikes se Kosoves z. Naim Huruglica dhe Drejtorit te Pergjithshem te Doganes se Republikes se Frances z. Jerome Fournel, dhe ka si qellim ngritjen e bashkepunimit ne mes te dy Institucioneve, si ne fushen e shkembimit te te dhenave po ashtu edhe ne fushen e shkembimit te eksperiencave. Kjo marreveshje po ashtu besohet se do te ndihmoj ne lehtesimin e tregtise ndermejt dy vendeve, duke ju mundesuar bizneseve nga te dyja vendet lehtesira gjate aplikimit te procedurave doganore.
Kjo per Doganen e Kosoves eshte marreveshja e dyte nderkombetare e nenshkruar ne fushen e Doganave, pas asaj me Shqiperine, kurse ne proces te negociimit jane edhe 18 marreveshje tjera, me vendet partnere tregtare me Kosoven.
Si pjese e ketij procesi negociues me vendet partnere në afarizmin e jashtëm nje delegacion i Doganës së Kosovës gjatë javës së kaluar (5 nëntor 2009) në krye me Drejtorin e Pergjithshem gjithashtu pati takime në Ljublane te Sllovenise ku u prit nga Drejtori i Pergjithshem i Doganes Sllovene, z.Rajko Skubic me bashkepunetorë. Edhe në këtë takim u diskutua bashkëpunimi bilateral dhe mundësia e përmbylljes së marrëveshjes per bashkepunim.
ZBULOHEN ARMË NË AEROPORT
Prishtinë 27 tetor 2009- Në degën doganore Aeroport rreth orës 21:45 oficerët doganor kanë zbuluar dy pushkë gjuetie, municion si dhe paisje speciale për bartje të armëve
Gjatë kryerjes së kontrollit të udhëtarëve të sapo arritur në Kosovë, me hyrje në kanalin e gjelbërt udhëtari në fjalë dëshmon që nuk kishte asgjë për të deklaruar për doganë. Mirëpo oficerët pas një kontrolli rutinor kanë zbuluar këtë sasi të mallit:
- Pushkë gjuetie-gjysmë automatike – Tipi Remington
- Pushkë gjuetie-mekanike – Tipi Remington
- SY OPTIK – Tipi Simmons
- SY OPTIK – Tipi Tasco
- Një pako speciale për bartjen e armëve
- Municion – Kalibri 7.62mm, 192 copë
- Një karikator
- Katër rrethatore për bartjen municionit
Armët dhe municioni i zbuluar, është konfiskuar nga Dogana, ku bashkë me dokumentet përcjellëse i dorëzohet Policisë Kufitare për procedim të mëtutjeshëm.
OTKRIVENO ORUŽJE U AERODROMU
DISCOVERED WEAPONS AT THE AIRPORT
NËNSHKRUHET MEMORANDUMI NDËRMJET DOGANËS, POLICISË
Në prani të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti, sot u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit trepalësh, ndërmjet Administratës Tatimorë të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Doganave të Kosovës.
Pas nënshkrimit të Memorandumit Ministri i MEF, z. Ahmet Shala , tha se “ Me këtë nënshkrim kurorëzohet objektivi ynë i kahershëm për të shkëmbyer të gjitha informacionet dhe për të bashkëpunuar ngushtë në luftën kundër informalitetit dhe në funksionimin e shtetit të Kosovës, me qëllim që të gjithë qytetarët të vetëdijesohen për obligimet e tyre ligjore që kanë për pagimin e taksave dhe zbatimin e ligjeve në çdo aspekt të jetës”. Ai më tej shtoi se “Të tri institucionet bashkërisht do të punojnë në mbledhjen e taksave qoftë në kufi a po brenda kufirit, duke luftuar në çdo aspekt anashkalimin dhe mosrespektimin e ligjeve dhe procedurave ligjore nga taksapaguesit”.
Ndërsa Ministri, z. Zenun Pajaziti, u shpreh se “Nënshkrimi i këtij memorandumi është aktivitet normal në frymën e koordinimit më të mirë të këtyre institucioneve”. Gjithashtu ai shtoi se “Ky bashkëpunim është në frymën e rekomandimeve të bëra nga raporti i progresit i Bashkimit Evropian dhe për këtë ne do të vazhdojmë të punojmë në aktivitete, të cilat dalin si sfida para nesh, për sa i përket forcimit të efikasitetit të doganave në përgjithësi dhe menaxhimit te integruar te kufirin në fushën e sigurisë”.
Me këtë rast u bë edhe përurimi i Qendrës Nacionale të Kontrollit te Kufijve, ku Qendra Operative e Doganës se Kosovës është shndërruar në Qendrën Nacionale të Kontrollit të Kufijve, në të cilën do të punojnë bashkërisht Dogana, Policia, dhe Agjensioni i Ushqimeve të Kosovës, për zbatimin praktik të Menaxhimit te integruar të Kufijve.
PARANDALOHET KONTRABANDA E TELEFONAVE MOBIL
Prishtinë, 12 tetor 2008 – Njësitë Doganës së Kosovës, respektivisht dega doganore në Aeroport ka konfiskuan sasi të konsiderueshme të telefonave mobil të cilët ishin fshehur dy çanta. Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë ushtrimit të kontrollit në aeroportin e Prishtinës arritën të gjanin tek një udhëtari i cili vinte nga Zvicra sasi të konsiderueshme të telefonave mobil. Ky udhëtar mbate dy çanta të cilat oficerët doganor fillimisht i skanuan dhe arritën të dallonin se kishte të fshehur diçka në çanta. Pas hapjes fizike të këtyre çantave dyshimet e oficerët u vërtetuan.
Më poshtë është dhënë sasia e konfiskuar e telefonave mobil:
- · Nokia 2330 62 copë
- · Nokia 1209 10 copë
- · Samsung M610 129 copë
- · Samsung C270 21 copë
- ___________________________________________
- Totali 222 copë
Supozohet se vlera e përgjithshme e këtyre pajisjeve është mbi 6700 euro. Malli është konfiskuar dhe lënda procedohet më tej në komisionin për kundërvajtje.
ZBULOHET GJYSME KILOGRAMI ARI NE HAN TE ELEZIT
Hani i Elezit 12 Tetor 2009- Në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit pas ndaljes së një automjeti që vinte nga Maqedonia në drejtim të Kosovës, oficerët doganor kanë zbuluar sasi të arit.
Automjeti i markës Mercedes me targa të Shkupit është ndalur nga oficeret doganor, gjatë pyetjes së personit në fjale, ai është përgjigjur që nuk ka asgjë për të deklaruar. Pas kontrollës detale të oficerëve, kanë zbuluar në çantën e dorës së bashkudhëtares së vozitësit një sasi ari. Ku me pas gjatë kontollës trupore është gjetur edhe një sasi tjetër ari, ku gjithsej sasia e zbuluar e arit ishte 550gr.
Sasia e arit është konfiskuar si dhe rasti do ti nënshtrohet procedurës së kundërvajtjes doganore.