SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

ZBULOHEN MALLRA TË KONTRABANDUARA

ZBULOHEN MALLRA TË KONTRABANDUARA

 

 

 

 

 

 

 

Vërmicë 17 Shtator 20009- rreth orës 20:30 në pikë kalimin kufitar Vërmice, Oficerët Doganor kanë zbuluar sasi argjendi dhe bizhuteri të kontrabanduara.Përderisa kalonte këtë pikë kufitare vetura e markës BMW me targa të KS, është ndalur nga oficerët Doganor, dhe pas një kontrolle detale të automjetit të lartëpërmendur kanë zbuluar të fshehura pas ulses, dhe në bagazhin e automjetit sasi  argjendi, orë dore, bizhuteri dhe qanta, të gjitha këto në vlerë prej 2617.88 euro, të cilat pala nuk i kishte deklaruar.

Pas zbulimit të mallit,  janë gjetur edhe certifikata e regjistrimit, ajo e TVSH si dhe certifikata importuese të gjitha këto të ndërlidhura me bashkëudhëtar në automjetin e lartëpermendur.

I tërë malli i zbuluar është plombuar, dhe rasti i referohet sektorit mbi kundervajtje në Doganën e Kosovës

 

DOGANA VAZHDON TË NDALOJË SASI TË ARIT

DOGANA VAZHDON TË NDALOJË SASI TË ARIT

 

 

 

 

 

 

 

Pejë – 09 Shtator 2009.- Dogana e Kosovës  ende vazhdon me aksion të gjerë, te filluar nga qershori i po këtij viti, operacioni bëhet me qellim të kontrollit të veprimtarive tregtare që merren me shitblerje të Arit & Argjendit. Ky operacion është duke u shtrirë në tërë territorin e Kosovës, ku kësaj radhe ka qene i fokusuar ne qytetin e Pejës. Në këtë operacion është duke marr pjesë një numër I madh I oficerëve doganor.

Me ketë rast në qytetin e Pejës janë kontrolluar një numër i madh i arëtarive kurse nga 20 artari  janë konfiskuar 2.2 kg Ari

Deri më tani janë kontrolluar një numër i madh i argjendarëve mbi 180 subjekte tregtare. Gjatë kontrolleve, janë kontrolluar librat e blerjes, librat e shitjes, janë numëruar stoqet dhe nga secili pronar i arëtarisë janë kërkuar dëshmi tjera mbi prejardhjen e mallit. Kontrollet e ushtruara kanë rezultuar me konstatim të parregullsive dhe gjetjen e sasive të konsiderueshme të mallit pa prejardhje.

Gjate kësaj periudhe janë ndaluar afro 50kg ari

Të gjitha rastet e konfiskimeve të sasive pa prejardhje të dëshmuar do të procedohen si vepra kundërvajtëse doganore dhe eventualisht si vepra penale konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.Dogana e Kosovës planifikon që aktivitetet e kontrollit ti zhvilloj edhe më tutje.

OFICERËT DOGANOR PARANDALOJNË KONTRABANDËN

OFICERËT DOGANOR PARANDALOJNË KONTRABANDËN

 

 

 

 

 

 

 

Vërmicë 7 Shtator 2009– Mbrëmë rreth mesnatës pas ndaljes së nje autobusi në dalje, oficerët doganor kanë arritur të gjenin disa revole të cilat transportoheshin të fshehura në këtë autobus. Gjatë kontrollës rutinore  të autobusit në dalje, oficerët Doganor kanë hasur të zbulojnë 20 cop armë të vogla (revolver) të llojit Bereta. Autobusi ishte me targa   të Kovosës dhe udhëtonte në drejtimin e Shqipërisë. Autobusi është ndalur nën mbikëqyrje doganore deri ne përfundimin e procedurave të këtij rasti. Personi i dyshuar është i ndaluar nga policia kurse armët i janë dorëzuar policise për procedim të mëtejm të lëndës.  

 Dogana ka rritur kontrollet në të gjitha pikat kufitare me qëllin të parandalimit të tregëtisë joligjore dhe rritjes së sigurisë në përgjithësi.

 

10 VJETORI I THEMELIMIT TË DOGANËS

10 VJETORI I THEMELIMIT TË DOGANËS

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, 3 shtator 2009– Në Drejtorinë Qëndrore të Doganës së Kosovës në Prishtinë u mbajt konferencë shtypi për gazetarë me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës. Drejtori i Doganës z. Naim Huruglica ndër të tjera tha: “Dogana mbush dhjet vjet nga themelimi i saj. Para dhjetë vjetëve më  3 shtator 1999 dogana filloi të mbledh taksa doganore në pikën kufitare Hani i Elezit, më pastaj pas disa ditëve më 20 shtator puna ka filluar edhe në pikën kufitare në Vërmicës. Z. Naim Huruglica përmendi edhe të arriturat, sukseset dhe sfidat që ka kaluar dogana për dhjet vite me radhë.

“Në fillim jemi ballafaquar me sfida të mëdha një ndër sfidat më të mëdha ishte rekrutimi i stafit, ku puna  ka nisur me 37 oficerë doganor, mirëpo në vitet në vijim dogana ka rekrutuar punëtor të rinj dhe rekrutimi vazhdon edhe më tutje, sot numri i stafit të Doganës së Kosovës pas dhjet viteve është 572 punëtorë; Konsolidimi në të gjitha vendkalimet kufitare; luftimi i kontrabandës dhe evazioni fiskal në tërësi; ngritja e infrastrukturës ligjore dhe fizike; mbledhja e duhur nga taksat doganore; legjislacioni në fuqi dhe luftimi i kontrabandës, që mund të themi lirisht se kontrabanda tash pas dhjetë viteve është zvogëluar  për 80 për qind. Me arritjen e standardeve Dogana e Kosovës nuk është më  vetëm si institucion për mbledhjen e të hyrave por edhe në zbatimin e ligjit  përmes mbrojtjes dhe ofrimit të Sigurisë për qytetarët dhe ekonominë e vendit”.

“Dogana nëpërmjet një sistemi të avancuar TIMS bënë zhdoganimin e mallrave të importuara, ndërsa rreth 90 për qind të deklarimeve të mallrave bëhen nëpërmjet DTI, bazuar në profilizimin e rrezikut dhe selektivitetit, ky shërbim kontrollon vetëm 25 për qind të ngarkesave dhe koha e vlerësuar për zhdoganim në kalimet kufitare nuk është me 5 orë si para dhjetë viteve, por tash bëhet për 2 orë, gjatë këtyre 10 viteve të funksionimit dogana ka arritur të mbledhë mbi 4 miliard euro kurse deri me 1 shtator ka mbledhur 391 milion euro” tha në fund Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica.

Në këtë dhjetëvjetor të Doganës së Kosovës u ndan mirënjohje për disa punëtorë të cilët kanë dhënë më së shumti kontribut në themelimin, funksionimin dhe shndërrimin e doganës në një institucion të suksesshëm.

 

 Prezentimi i 10 vjetorit te Doganes se Kosoves