SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

TAKIMI ME POLICINË DHE ATK

TAKIMI ME POLICINË DHE ATK




Prishtinë – 23
dhjetor 2009   Sot në drejtorinë e Doganës së Kosovës është mbajtur një takim në mes të
drejtorit të përgjithshme të Doganës së Kosovës zt. Naim
Huruglica,  zt. Sheremet Ahmeti Drejtorit te
përgjithshëm të Policisë dhe zt. Behxhet Haliti Drejtorit të përgjithshëm të
Administratës Tatimore.   Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të tri
organizatave në drejtim të luftimit të ekonomisë joformale dhe krimit të
organizuar. Tre Drejtorët u pajtuan që për vitin 2010 të punojnë nën një plan
të përbashkët veprimi, me qëllim të arritjes së rezultateve më të mira në
drejtim të zvogëlimit të evazionit fiskal.   Gjatë vitit 2009 bashkëpunimi ndërmjet këtyre tri agjensioneve ka prodhuar
rezultate siç janë zvogëlimi i kontrabandës përmes veriut të Kosovës, por edhe
në pjesët tjera të Kosovës.   Rezultatet e këtij bashkëpunimi si në vijim:  

    • 227 raste
      të zbuluara
    • Konfiskim i mallerave me vlere prej 350.000 euro
    • Gjobat e shqiptuara jane 326.000 euro

     

KONFISKOHEN MALLRA TË KONTRABANDUARA

KONFISKOHEN MALLRA TË KONTRABANDUARA

 

Prishtinë 01 dhjetor 2009 –njësitë anti-kontrabandë të Doganës, dje kanë zhvilluar operacion për kontroll të veprimtarive të dyshuara për posedimin e pijeve të ndryshme të kontrabanduara në territorin e Kosovës. Pas hetimeve që janë ndërmarrë është vërejtur se në treg ka prodhime të cilat kanë arritur të kontrabandohen duke u shmangur obligimeve doganore.

Aksioni ishte fokusuar në tri qytete ku besohej se ka pasur sasi më të madhe të importeve ilegale. Fillimisht në rajonin e Prishtinës ku janë ushtruar kontrolle kundër kompanive për të cilat janë dyshuar se kanë bërë tregtim  kontrabandë ku kontrollet kanë rezultuar me zbulimin e pijeve të gazuara, lengje pemësh- si dhe pije energjike Red Bull, gjithashtu gjatë aksionit në Prishtinë janë zbuluar edhe  cigare pa banderola. Aksioni më pas ka vazhduar me kontrollet në rajonin e Podujevës dhe Vushtrisë ku janë kontrolluar kompanitë e dyshuara dhe njëkohësisht janë konfiskuar pije të ndryshme.  

Gjate këtij aksioni nuk ka pasur të arrestuar, gjithsej sasia e konfiskuar e pijeve jo-alkoolike dhe alkoolike  është rreth 1500 litra. Ky aksion do të vazhdojë edhe në rajonet tjera ku dyshohet se ka mallëra të cilat iu kanë shmangur pagesës së taksave doganore. Dogana bën ftesë të gjithë qytetarëve që të lajmërojnë rastet e dyshimta të kontrabandës në numrin kujdestar 038 500 095.

VIZITA NGA DREJTORI I PËRGJITHSHËM I DOGANËS FINLA

VIZITA NGA DREJTORI I PËRGJITHSHËM I DOGANËS FINLA

 

Prishtinë 19 nëntor 2009  në Republikën e Kosovës është duke qëndruar një delegacion nga Dogana Finlandeze që kryesohet nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni z. Tapani ERLING. Ky delegacion po qëndron në vendim tone si vazhdimësi e takimeve bilaterale të cilat u mbajtën në maj të po këtij viti në Finlandë. Delegacioni është I përbërë prej ekspertëve të Doganës së Finlandës dhe tema kryesore është negocimi I Marrëveshjes Bilaterale. Gjatë takimit të drejtorëve gjeneral, Drejtori i Doganës së Kosovës ka bërë një prezantim lidhur me progresin e bërë nga Dogana e Kosovës gjatë periudhës së fundit.

Pas takimit Drejtori Huruglica tha: “Marrëveshja do të përmban ngritjen e bashkëpunimit mes dy organizatave, mundësimin e asaj që Dogana e Kosovës të përfiton nga përvoja doganave finlandeze, njëkohësisht mund të jetë edhe e kundërta, se kemi zhvilluar praktika që i kanë arritur standarde gjatë këtyre viteve. Bashkëpunimi i përbashkët në luftën e kundër krimit të organizuar është interes i dyanshëm. Finlanda është një shtet që ka përvojë shumë të mirë në Menaxhimin e integruar të Kufirit dhe në këtë aspekt mendojmë që në mund të përfitojmë nga përvoja e këtij shteti të fuqishëm, që të na ndihmon edhe neve ta përmirësojmë atë çështje”.

Ndërsa drejtori i Doganës së Finlandës, Tapani Erling ka thënë se “Duam që t’i shkëmbejmë përvojat që i kemi ne në Finlandë për shkak të përvojave të mira dhe për shkak të punës që kryhet nga Dogana e Kosovës”, ka theksuar Erling. Sipas tij sistemi i doganave të Kosovës është vërtet shumë modern dhe në një nivel shumë të lartë dhe me standarde evropiane.

Dogana e Kosovës dhe ajo e Finlandës janë në proces të negocimit të nënshkrimit të marrëveshjes që pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm. Dogana e Kosovë  është në proces të bashkëpunimit dhe arritjes së marrëveshjeve me rreth 19 shtete pasi ka nënshkruar marrëveshje me Shqipërinë dhe Francën.

 

DOGANIERET KONFISKOJNE ORE DORE TE FALSIFIKUARA

DOGANIERET KONFISKOJNE ORE DORE TE FALSIFIKUARA

Hani I Elezit me date 17.11.2009 rreth orës 18:30 ka hyrë ne Han të Elezit ka arritur vetura me targa të Kosovës. Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse keni diç për të deklaruar për doganë, vozitësi i veturës është përgjigjur se nuk kam asgjë.

Pas selektimin për kontroll detale, nën ulësen e pasme të veturës janë gjetur të fshehura mall i padeklaruar- orë të ndryshme dore i markave të ndryshme me origjinë nga Kina në sasi prej 93 copë me vlerë 1500 USD (sipas deklarimit të personit fizik) dhe kuleta xhepi në sasi prej 20 copë. Personi fizik ka bërë kundërvajtje doganore dhe mallrat e padeklaruara I janë nënshtruar konfiskimit.