• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

24/12/2009

KONFISKOHEN PIJE ALKOOLIKE TE KONTRABANDUARA



 

 

 

 

 

 

Prishtinë 23 dhjetor 2009   Gjatë dy ditëve të fundit Dogana e Kosovës
ka ushtruar kontrolle
tek disa kompani në rajonin e Prishtinës për të
verifikuar banderolat në pijet alkoolike.   Gjatë kontrollit të ushtruar njësit tona kanë
zbuluar sasi të pijeve alkoolike me banderolë të falsifikuara, pije alkoolik pa
origjinë etj. E gjithë sasia është konfiskuar kurse hetimet mbi falsifikimi e
banderolave dhe prodhimin e këtyre pije alkoolike janë duke vazhduar.   Sasia e alkoolit dhe verëra të llojeve të
ndryshme janë në tërësi e konfiskuar kap vlerën mbi 15.000 €.   Edhe gjatë ditës së sotme janë duke u zhvilluar
kontrolle tek disa kompani tjera ku ka pasur edhe konfiskime, këto aksione do
të vazhdojnë.   Dogana e Kosovës i bën thirrje të gjithë
qytetarëve të Kosovë të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç
që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosovës gjithashtu janë të
prodhuara ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar.    

 

  • Shpërndaje: