SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

ZBULOHET GJYSME KILOGRAMI ARI NE HAN TE ELEZIT

ZBULOHET GJYSME KILOGRAMI ARI NE HAN TE ELEZIT

 

 

 

 

 

 

Hani i Elezit 12 Tetor 2009- Në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit pas ndaljes së një automjeti që vinte nga Maqedonia në drejtim të Kosovës, oficerët doganor kanë zbuluar sasi të arit.

Automjeti i markës Mercedes me targa të Shkupit është ndalur nga oficeret doganor, gjatë pyetjes së personit në fjale, ai është përgjigjur që nuk ka asgjë për të deklaruar. Pas kontrollës detale të oficerëve, kanë zbuluar në çantën e dorës së bashkudhëtares së vozitësit një sasi ari. Ku me pas gjatë kontollës trupore është gjetur edhe një sasi tjetër ari, ku gjithsej sasia e zbuluar e arit ishte 550gr.

Sasia e arit është konfiskuar si dhe rasti do ti nënshtrohet procedurës së kundërvajtjes doganore.

 

ZBULOHEN 500 COPË PLUMBA NË HAN TË ELEZIT

ZBULOHEN 500 COPË PLUMBA NË HAN TË ELEZIT

 

 

 

 

 

 

 

Hani Elezit, 9 tetor 2009.- Sot rreth orës 14:45 pas ndaljes se një autobusi i cili vinte nga Maqedonia zyrtarët doganore kanë ushtruar një kontrolle detaje të autobusit.

Gjate këtij kontrollit doganieret kanë hasur në sasi të municionit për revole me gaz, këta fishek kanë qenë të fshehur në autobus. Oficerët doganor kanë përdorur edhe Pajisjet e ekzaminimit si Fiber Scope, Pajisjet e dendësisë si dhe Radioaktivitetit

Municioni i zbuluar fishek 500 copë

Autobusi është nën mbikëqyrje doganore dhe kontrolla nga njësitet e doganës është duke vazhduar.  

 

PARANDALOHET KONTRABANDA

PARANDALOHET KONTRABANDA

 

 

 

 

 

 

 

Mitrovicë 5 tetor 2009,  të hënën në rajonin Mitrovicës (afër stacionit të trenave), njësit e doganës kanë ndaluar për kontrollë detale automjetin e tipit Audi 80 me tabela të Kosovës.

Gjatë kontrollimit detal të automjetit të lartpërmendur është zbuluar një sasi e fshehur alkoolit “Rubin” 40% dhe 600 paketime Orbit (8.4 kg). Malli është zbuluar i fshehur në rezervuarin e benzinës (rezervuari i automjetit  ishte i prere dhe i modifikuar në mënyrë speciale për kontrabandim të mallit). Automjeti i lartpërmendur kishte të instaluar sistemin e funksionimit me gaz natyror,  ndërsa rezervuari i karburantit ishte i dedikuar për kontrabandë të mallrave.

Pas zbulimit pala nuk posedonte asnjë dokumente lidhur me mallin, i njëjti person ishte recidivist në kontrabandim të mallrave në regjionin e Mitrovicës. Tërë sasia e mallit dhe automjeti janë konfiskuar dhe do t’i nënshtrohen procedurës së kundërvajtjes doganore.

Vlen të theksohet se gjatë këtij viti dogana ka parandaluar mbi 400 raste të tentim kontrabandimit dhe vlerësohet se niveli i kontrabandës në përgjithësi është arritur të zvogëlohet në masën prej 80%, dhe deri më tani janë shqiptuar gjoba afro 1 milion euro.

 

ZBULOHET SASI MUNICIONI NË VËRMICË

ZBULOHET SASI MUNICIONI NË VËRMICË

 

 

 

 

 

 

Vërmicë 27 Shtator 2009 – rreth orës 20:30  në pikë kalimin kufitar Vërmicë, pas ndaljes së një automjeti që vinte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, Oficerët doganor kanë zbuluar sasi të municionit.

Automjeti i markës Mercedes me targa të Tiranes e drejtuar nga ngasesi po ashtu shtetas i Shqiperise, eshte ndaluar nga oficeret Doganor dhe pas nje kontrolle detale të automjetit të lartëpërmendur kanë zbuluar të fshehur sasi municioni nën ulësen e prapme të automjetit.

Municioni i zbuluar ishte i kalibrit 7.62 në sasi prej 2519 pce. Me këtë rast është njoftuar edhe Policia, ku menjëher ka arrestuar personin I cili ishte edhe drejtuesi I automjetit. Po ashtu edhe municioni i zbuluar i është dorëzuar Policisë, si dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme.