Lajmet
ZBULOHEN SUBSTANCA NARKOTIKE NË VERMICË
Prizren – Vërmicë 02 Shtator 2009 rreth orës 08:10 min në pikë kalimin kufitar Vërmicë është zbuluar sasi e konsiderueshme e substancave narkotike.
Përderisa kalonte këtë pikë kufitare vetura e tipit Citroen, u ndalua nga oficerët doganor, ku gjatë kontrollit rutinor në mbështetëset e ulseve të para, kanë hasur në 6 pako me substanca narkotike. Më pas filluan një kontroll gjenerale ku në gomën rezerv nën automjet zbuluan edhe 2 pako me substanca narkotike. Gjithësej sasia e konfiskimit të këtij rasti ishte 8 pako
Personi në fjalë ështe arrestuar nga policia kufitare, si dhe rasti komplet i referohet Policise në procedurë të mëtutjeshme.
OTKRIVENO MUNICIJE U VRMICI
AMMUNITION DISCOVERED IN VËRMICA
ZBULOHET MUNICION NË VËRMICË
Prizren – Vërmicë 24 gusht 2009, mbrëmë rreth orës 22:30 në pikë-kalimin e udhëtareve në Vërmicë njësitet e Doganës kanë selektuar për kontroll detal automjetin e tipit Mercedes 190 D me tabela të Shqipërisë të drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë i cili hynte në republikën e Kosovës.
Gjatë kontrollimit detal të automjetit të lartpërmendur, janë zbuluar të fshehura nën ulësen e pasme 45 kuti me nga 70 copë fishek (municion) të kalibrit 6.5 mm, gjithësejt 3150 copë fishek.
Pas zbulimit të municionit, automjeti është kontrolluar në mënyrë detale, por gjatë kontrollit detal nuk kemi hasur në asgjë tjetër. Rasti është dorëzuar tek Policia Kufitare në Vërmicë për procedim të mëtejmë. Ky është rasti i tretë i zbulimit të municionit gjatë këtij viti nga Dogana e Kosovës.
ZAPLENJENO 5KG ZLATA U GRACANICI
5KG OF GOLD ARE SEIZED IN GRAQANICA
KONFISKOHEN 5KG ARI NË GRACANICË
Prishtinë 21 Gusht 2009, Rreth orës 11:00, njësitë e Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë një operacion të gjerë në Graqanicë, me qëllim të kontrollit të veprimtarive tregetare që merren me shitëblerje të Arit dhe Argjendit. Gjatë këtij kontrolli Dogana ka ndaluar përkohësisht afro 5kg ari, për të cilën pronarët nuk kishin dëshmi mbi zhdoganimin e këtij malli.
Që nga Qershori 2009 Dogana e Kosovës, ka ndërmarrë aksione në tërë teritorin e Kosovës për kontrollimin e këti lloj biznesi, ku gjatë kësaj periudhe janë ndaluar afro 45kg ari.
DOGANIERËT PARANDALOJNË KONTRABANDEN E ARIT
Prishtinë 17gusht 2009, gjatë fundjavës në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit doganierët kanë kontrolluar në një veturë me targa të Shkupit, në të cilën është zbuluar një tentim kontrabandimi i një sasie të arit, rreth: 1.4 kg arit.
Malli është ndalur, konfiskuar dhe rasti është proceduar tek Komisioni për kundërvajtje Doganore.
Përshkrimi i malli i cili është konfiskuar:
- Unaza 172 cope
- Lira “Qerek” 165 cope
- Hallka dore 6 cope
- Unaza me guri 57 cope
- Zinxhirë për meshkuj 15 cope
- Kompleteve femrave 21 cope
Dogana ka marrë masa për rritjen e kontrolleve kufitare dhe si rezultat ky është rasti i katërt i zbulimit të metaleve të çmueshme në Hani të Elezit që nga qershor i këtij viti