SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

KONFISKOHET ALKOOL PA BANDEROLA

KONFISKOHET ALKOOL PA BANDEROLA








Prishtinë 19 janar 2010, gjatë dy ditëve të fundit Dogana e
Kosovës ka konfiskuar  sasi  të pijeve alkoolike pa banderola. Dogana e Kosovës ka vazhduar akcionin nëpër kompani të
ndryshme për të verifikuar banderolat në pijet alkoolike.  Gjatë
kontrollit të ushtruar dy ditëve të fundit, në rajonin e Mitrovicës dhe
Gjilanit, njësit tona kanë zbuluar sasi të pijeve alkoolike me banderola të
falsifikuara, pije alkoolike pa origjin etj. E tërë sasia e zbuluar është
konfiskuar kurse hetimet mbi falsifikimin e banderolave dhe prodhimin e këtyre
pijeve alkoolike janë duke vazhduar.

Sasia në tërësi e alkoolit të konfiskuar ishte rreth
 650 shishe në paketim 0.7 l, të llojeve të ndryshme

Aksioni i tille ende është duke u zhvilluar përfshirë
teritorin e Kosovës, andaj Dogana e Kosovës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve
të Kosovës të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç që
shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosoves gjithashtu janë të prodhuara
ilegalisht dhe në menyrë të pakontrolluar.      

DOGANA ZBULON 5KG HEROINË NË VËRMICË

DOGANA ZBULON 5KG HEROINË NË VËRMICË




 

 

 

 

 

 

Vërmicë 15 janar 2010, Sot në
pikë kalimin kufitar Vermicë, Oficerët Doganor kanë arritur të zbulojnë
një rast tentim kontrabandimi të narkotikëve. Pas
ndaljës së një veture me targa KS, të llojit Mercedes, në këtë pikë kufitare,
gjatë kontrollit rutinor që i është bërë veturës në fjalë, oficerët doganor
kanë has që ne ulesen e prapme te automjetit te zbulojne gjashte qese te zeza
me substanca narkotike.

Pas verifikimit te kesaj substance, eshte
vertetuar se eshte e llojit heroin.E tere sasia e zbuluar eshte afro 5Kg.  

 Lidhur me kete rast eshte njoftuar Policia Kufitare, te cilen e kane
arrestuar personin e dyshimt. Rasti i zbuluar bashke me dokumentacionet e
gjetura si dhe malli, i jane dorezuar policisë për
 hetime të
mëtutjeshem.    

 

PARANDALOHET TENTIM KONTRABANDIMI NË PIKËKALIMIN K

PARANDALOHET TENTIM KONTRABANDIMI NË PIKËKALIMIN K




  Pejë 13 Janar 2010- në pikë kalimin kufitar
Kulla Oficerët Doganor zbulojnë sasi të konsiderueshme të cigareve të
kontrabanduara. Automjeti i tipit mercedes përderisa kalonte
këtë pikë kufitare dhe po hynte në Kosovë  është ndalur nga oficeret
doganor për kontroll rutinore. Pas pyetjes se mos ka diqka për të deklaruar,
pala është përgjegj jo. Më pas doganierët filluan me kontroll detale
ku arritën të zbulojnë në ulësen e pasme të veturës sasi të mallit të kontrabanduar,
pas dyshimit se mund të ketë më tepër, ata arritën të zbulojnë edhe në rezervuarin
e derivateve sasi të konsiderueshme, i cili ishte i modifikuar për kotrabandim Sasia e mallit të zbuluar ishte 150 shteka
cigare Monte Carlo, apo 1500 pako.

  I tërë rasti, bashkë me dokumentacionin dhe
mallin e zbuluar i dërgohet sektorit të hetuesisë, për vazhdim të procedurës së
mëtutjeshme.    

 

Z. Preteni Vizitoi Shërbimin Doganor

Z. Preteni Vizitoi Shërbimin Doganor

Prishtinë, 21 mars 2008 –  Sot në Drejtorinë e Shërbimit Doganor, Drejtori z. Naim Huruglica priti Drejtorin e Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit, z. Hasan Preteni. Temë e takimit ishte bashkëpunimi në luftimin e dukurisë së korrupsionit në Shërbimin Doganor dhe mundësitë për ndihmë që agjensioni mund t’i jap në këtë drejtim.

Ky takim në veçanti ishte i ndërlidhur me raportin e vitit 2007 ku z. Huruglica informojë për veprimet që Dogana ka ndërmarr për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie. Z. Preteni ishte i kënaqur nga prezantimi i rezultateve dhe punës së bërë në Doganë si dhe strukturës së ngritur për luftimin e korrupsionit në këtë institucion. 

Të dy drejtorët u pajtuan për nevojën e koordinimit të aktiviteteve në drejtim të ngritjes së kapaciteteve për luftimin e dukurisë së korrupsionit.
 

KONFISKOHEN PIJE ALKOOLIKE TE KONTRABANDUARA

KONFISKOHEN PIJE ALKOOLIKE TE KONTRABANDUARA



 

 

 

 

 

 

Prishtinë 23 dhjetor 2009   Gjatë dy ditëve të fundit Dogana e Kosovës
ka ushtruar kontrolle
tek disa kompani në rajonin e Prishtinës për të
verifikuar banderolat në pijet alkoolike.   Gjatë kontrollit të ushtruar njësit tona kanë
zbuluar sasi të pijeve alkoolike me banderolë të falsifikuara, pije alkoolik pa
origjinë etj. E gjithë sasia është konfiskuar kurse hetimet mbi falsifikimi e
banderolave dhe prodhimin e këtyre pije alkoolike janë duke vazhduar.   Sasia e alkoolit dhe verëra të llojeve të
ndryshme janë në tërësi e konfiskuar kap vlerën mbi 15.000 €.   Edhe gjatë ditës së sotme janë duke u zhvilluar
kontrolle tek disa kompani tjera ku ka pasur edhe konfiskime, këto aksione do
të vazhdojnë.   Dogana e Kosovës i bën thirrje të gjithë
qytetarëve të Kosovë të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç
që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosovës gjithashtu janë të
prodhuara ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar.