• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

19/01/2010

KONFISKOHET ALKOOL PA BANDEROLA








Prishtinë 19 janar 2010, gjatë dy ditëve të fundit Dogana e
Kosovës ka konfiskuar  sasi  të pijeve alkoolike pa banderola. Dogana e Kosovës ka vazhduar akcionin nëpër kompani të
ndryshme për të verifikuar banderolat në pijet alkoolike.  Gjatë
kontrollit të ushtruar dy ditëve të fundit, në rajonin e Mitrovicës dhe
Gjilanit, njësit tona kanë zbuluar sasi të pijeve alkoolike me banderola të
falsifikuara, pije alkoolike pa origjin etj. E tërë sasia e zbuluar është
konfiskuar kurse hetimet mbi falsifikimin e banderolave dhe prodhimin e këtyre
pijeve alkoolike janë duke vazhduar.

Sasia në tërësi e alkoolit të konfiskuar ishte rreth
 650 shishe në paketim 0.7 l, të llojeve të ndryshme

Aksioni i tille ende është duke u zhvilluar përfshirë
teritorin e Kosovës, andaj Dogana e Kosovës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve
të Kosovës të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç që
shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosoves gjithashtu janë të prodhuara
ilegalisht dhe në menyrë të pakontrolluar.      

  • Shpërndaje: