Lajmet
KONFISKOHEN RRETH 100KG SUBSTANCA NARKOTIKE, KATËR
Prishtinë 8 Prill 2010, – Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion kundër krimit të organizuar, qe ka rezultuar në kapjen e disa personave që dyshohej të merreshin me veprimtari kundërligjore duke kryer veprat penale të kontrabandimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.
Operacioni fillimisht është zhvilluar me 7 prill 2010 në rajonin e Podujevës, më pas I njejti rast ka vazhduar me 8 prill 2010 në rajonin e Gjakovës. Përfundimisht janë arrestuar katër persona të dyshuar në këtë operacion
Gjatë këtij operacioni nga Dogana e Kosovës, dhe Policia e Kosovës janë sekuestruar:
Rreth 100 kg substancë narkotike e llojit Marihuane
• Një pushkë automatike AK-47
• Një pushkë gjuetie
• Një armë skorpion,
• Një revole dhe një sasi municioni
• Një automjet kombi me targa të Hungarisë – pronë e shtetasit të Hungarisë me të cilën transportohej lënda narkotike dhe
• Katër telefona celularë të cilët dyshohet të jenë përdorur në aktivitete të dyshuara
Ky rast është hetuar në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë, lënda narkotike ka ardhur nga Shqiperia në Kosovë, e cila dyshohet se do të transportohej për në Gjermani.
PARANDALOHET KONTRABANDA E REVOLEVE
Mitrovicë, 5 prill 2010, mbrëmë rreth orës 20:00 Dogana e Kosovës parandalojë një tentim kontrabandimi të armëve në regjionin e Mitrovicës.
Vetura e cila barte mallra ilegale drejtohej nga një shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës. Me rastin e ndaljes nga Dogana e Kosovës drejtuesi i automjetit është shprehur se nuk ka asgjë për të deklaruar, kurse oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrollës në derën e pasme te veturës kanë vërejtur se bulonat janë lëvizur si dhe dera ka peshë më të madhe. Pas hapjes janë gjetur revolet e fshehura, kurse i dyshuari është prangosur menjëherë.
Dogana ka vazhduar me kontroll të automjetit dhe janë zbuluar 7 revole të ndryshme si dhe 2 shishe të mbushura me municion për revole. Gjithashtu ka filluar kontrolli i specializuar me anë të së cilit janë gjetur armatim i futur në rezervuarin e veturës. Dyshohet një sasi tjetër të konsiderueshme e revoleve dhe municionit.
Sasia e municionit si dhe e revoleve që gjendeshin në rezervuar të veturës ende nuk dihet pasi që sot është duke u bërë ç’montimi i automjetit. Rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës për procedim të mëtejmë.
DELEGACIONI I GUARDA DI FINANZA VIZITON DOGANËN E
Prishtinë. Sot në Drejtorinë e Doganës së Kosovës Drejtori i Përgjithshëm z. Naim Huruglica me bashkëpunëtorë priti një delegacion të lartë nga Guardia di Finanza nga Italia. Delegacioni italian i Guardia di Finanza përbëhej nga Gjenerali La Bianca, koloneli Amaturo, koloneli Magni si dhe Zëvendës Kryetari i Shoqatës kombëtare Italiane të Guardia di Finanza z. Antonio Zampelli, me bashkëpunëtorë të lartë.
Shoqata Kombëtare Italiane e Guardia di Finanza, respektivisht Zëvendës Kryetari, z. Antonio Zampelli, me këtë rast ka dhuruar për Doganën e Kosovës një skulpturë si shenjë të miqësisë mes Italisë dhe Kosovës. Skulptura paraqet kapelën historike e cila është përdorur nga oficerët e Guarda di Finanza gjatë kryerjes së detyrës në Alpe, në fillim të shekullit XX. Kjo skulpturë është vendosur në Drejtorinë e Doganës ku edhe është bërë inaugurimi I saj.
Drejtori i përgjithshëm z. Naim Huruglica prezantojë para delegacionit italian të arriturat dhe zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë dhjetë viteve të fundit. Gjithashtu u diskutuan edhe kompetencat të cilat Dogana e Kosovës i ka me kodin e ri doganor i cili është në harmoni me kodet evropiane.
Dogana e Kosovës kërkojë nga Guarda di Finanza që të ofrojë asistencë në fushën e zbatimit te ligjit e në veçanti për hetime kriminale dhe në fushën e shpëlarjes së parave, për çka Guarda di Finanza shprehu gatishmëri për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve te Doganës si dhe të ofrojë trajnime për operacione speciale.
VIZITA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DOGANËS MAQE
Prishtinë 5 mars 2010. – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës z. Naim Huruglica me bashkëpunëtorë, priti sot në vizitë pune Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Maqedonisë z. Vanco Kargov me bashkëpunëtorë.
Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi për ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve, përfshirë edhe formalizimin e këtij bashkëpunimi përmes nënshkrimit të Marrëveshjes dypalëshe; me qëllim të luftimit të dukurive negative me të cilat përballen dy Institucionet por edhe të lehtësimit të tregtisë në mes të dy vendeve. Drejtori i përgjithshëm z. Naim Huruglica prezantojë para Doganës së Maqedonisë të arriturat dhe sfidat e Doganës së Kosovës gjatë vitit të kaluar si dhe ngriti për diskutim temat me interes të dyanshëm. Temat kryesore që u diskutuan në takim ishin:- bashkëpunimi doganor dypalësh,
- çështjet fiskale,
- inkurajimi dhe mbështetja e biznesit, dhe
- lehtësimi i procedurave doganore.
Ndër tjera u diskutua edhe implementimi në praktikën e obligimeve të dala nga Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), pastaj shkëmbimi i rregullt i informatave elektronike në çështjet e zbatimit të ligjit me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës si dhe në përmirësimin e mëtejmë të koordinimit të aktiviteteve. Kjo vizitë shërbeu për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve të cilat tanimë janë në një nivel të mirë.
OTKRIVENA MUNICIJA U VRMICI
ZBULOHET SASI MUNICIONIT NË VËRMICË
Vërmicë 19 shkurt 2010- Rreth orës 19:00 në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë, Oficerët Doganor kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të plumbave.
Furgoni i tipit Ford me targa të Tiranës me udhëtar, tek po kalonte këtë pikë kufitare, është ndalur nga Oficerët Doganor për kontroll rutinore. Vozitësi i furgonit pohoi që nuk kishte asgjë për të deklaruar. Oficerët filluan një kontroll të brendshme të furgonit, ku në një skaj të furgonit vërehej një valixhe e mbuluar me xhaketë. Pas hapjes së valixhes u zbulua se kishte plumba të pistoletës. Vozitësi deklaroi që “kjo valixhe ishte e një pasaxheri i cili kishte ikur pak me herët nga furgoni”. Me ç’rast, Oficeret Doganor lajmeruan Policinë për hetim të mëtutjeshëm të këtij rasti Sasia e plumbave te zbuluar ishte afro 900 cope te kalibrit 7.62, e tërë kjo sasi ishte konfiskuar dhe iu dorezua Policise Kufitare