Lajmet
SHËNOHET 11 VJETORI I THEMELIMIT TË DOGANËS
Prishtinë 3 shtator 2010-. Sot me një ceremoni modeste në ambientet e Drejtorisë së Doganës u shënua 11 vjetori i themelimit të Doganës.
Dogana e Kosovës gatë këtyre 11 viteve të kaluara ka bartur barrën kryesore për financimin e buxhetit të Kosovës, ku që nga themelimi i saj e deri më sot ka derdhur në buxhetin e Kosovës 4,7 miliard euro të grumbulluara nga taksave kufitare.
Drejtorin I përgjithshëm me këtë rast falënderojë stafin për angazhimin e dhëne gjatë këtyre viteve duke I inkurajuar që të vazhdohet kjo punë, me qëllim të arritjes së nivelit të një organizate moderne shembull për vendin dhe regjionin.
Dogana e Kosovës vjel rreth 65% e të hyrave të Buxhetit Kosovës me një mesatare të investimit publik prej 0,01 cent për çdo 1 euro të mbledhur.
PARANDALOHEN 20 RASTE TENTIM KONTRABANDE
Prishtinë 3 shtator 2010- Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitë anti-kontrabandë, gjatë javës së fundit identifikojnë dhe parandalojnë mallra të ndryshme në tentim kontrabandimit. Gjatë kësaj periudhe njësitë Doganore kanë regjistruar 20 raste të parandalimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Në rastet e zbuluara si mallra të kontrabanduara janë identifikuar sasi të konsiderueshme të mallrave ushqimore pije joalkoolike, derivate të naftës etj.
Shumica e rasteve te identifikuara, kane ndodhur ne Mitrovice, raste këto ne tentim kontrabandimi. Nder me te shpeshta ishte ajo me derivate te naftës, ku oficeret Doganore ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjate kësaj jave kane konfiskuar rreth 7000 litra nafte. Po ashtu oficeret Doganore ne ketë rajon zbuluar sasi te caktuara te pijeve te gazuara afro 1500 litra. Nder te tjera kishte edhe produkte te ndryshme ushqimore si dhe kafshe te gjalla afër 1000kg.
Po ashtu edhe nëpër pikat tjera kufitare oficerët Doganorë kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabandimi të mallrave të ndryshme, me vlera me të ulëta.
Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra i janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra. Dogana e Kosovës është duke e vazhduar me zbatimin e planit operativ kundër kontrabandës.
PARANDALOHET KONTRABANDA E ARGJENDIT
Prishtine 3 Shtator 2010- Dje në Aeroportin e Prishtinës Dogana e Kosovës zbuloi një rast, tentim kontrabandimi me argjend. Gjate kontrollit rutinore të udhëtareve që vinin nga Turqia, është ndalur për kontroll një person, shtetas i Turqisë që ishte duke kaluar nëpër vijën e gjelbër.
Pala është përgjigjur qe nuk posedonte asgjë për deklarim, përderisa me futjen e valixhes ne skaner, oficeret doganore zbulojnë valixhja përmbante mallra fshehura.
Pas hapjes se valixhes identifikohet te ketë bizhuteri të argjendit, po ashtu edhe pas kontrollit trupor të personit në fjalë është zbuluar te ketë të fshehur gurë për bizhuteri. Për gurët e zbuluar pala posedonte një fature me vlerë shumë të ulët e cila nuk përputhej me vlerën e sasisë të zbuluar. Sasia e argjendit të zbuluar është në peshë prej 1.6 kilogramë, ndërsa ajo e gurëve 2.8 kilogram.
Mall i zbuluar konfiskohet menjëherë, ndërsa ndaj personit te dyshuar iniciohet procedure për kontrabandim me mallra si dhe ka filluar hetimet lidhur me këtë rast.
SMUGGLING OF SILVER IS PREVENTED
SPRECENO JE SVERCOVANJE SREBROM
PARANDALOHET NJË RAST TENTIM KONTRABANDIMI NE MITR
Prishtinë 27 Gusht 2010- Njësite antikontrabande te Doganës se Kosovës kane parandaluar nje rast tentim kontrabandimi ne Mitrovice. Ne aksionin e vazhdueshëm kundër tregtisë ilegale ne rajonin e Mitrovicës, mbrëmë rreth orës 19:30 ne urën kryesore te veriut, gjate patrullimit Oficeret Doganore ndaluan një veture me targa vendore për kontroll rutinore.
Gjate kontrollit oficeret doganore zbuluan te kishte mall te fshehur ne veture. Pas kontrollit detal te veturës është gjetur mall i ndryshëm sanitar i fshehur ne vende te ndryshme te veturës.
Automjeti është përcjell ne terminalin doganore te Mitrovicës për detaje. Pala ne fjale deklaron se malli është blere ne Rep. e Serbisë dhe nuk posedon fature. Meqenëse pala tenton ta fus ne mënyre ilegale mallin ne Kosove, nuk posedonte asnjë dokument përkatës.
Sasia e mallit:
-
Dush bateri per lavaman, 117 copë
-
Ventila 550 copë
-
Pajisle për ujë të ndryshme 150 copë
Malli i zbuluar ndalet dhe iniciohet procedurës për kundërvajtje sipas Kodit Doganor dhe te Akcizave.