• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

03/09/2010

PARANDALOHEN 20 RASTE TENTIM KONTRABANDE

Prishtinë 3 shtator 2010- Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitë anti-kontrabandë, gjatë javës së fundit identifikojnë dhe  parandalojnë mallra të ndryshme në tentim kontrabandimit. Gjatë kësaj periudhe njësitë Doganore kanë regjistruar 20 raste të parandalimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Në rastet e zbuluara si mallra të kontrabanduara janë identifikuar sasi të konsiderueshme të mallrave ushqimore pije joalkoolike, derivate të naftës etj.

Shumica e rasteve te identifikuara, kane ndodhur ne Mitrovice, raste këto ne tentim kontrabandimi. Nder  me te shpeshta ishte ajo me derivate te naftës, ku oficeret  Doganore ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjate kësaj jave kane konfiskuar rreth 7000 litra nafte. Po ashtu oficeret Doganore ne ketë rajon zbuluar sasi te caktuara te pijeve te gazuara afro 1500 litra. Nder te tjera kishte edhe produkte te ndryshme ushqimore si dhe kafshe te gjalla afër 1000kg.

Po ashtu edhe nëpër pikat tjera kufitare oficerët Doganorë kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabandimi të mallrave të ndryshme, me vlera me të  ulëta.

Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra i janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra. Dogana  e Kosovës është duke e vazhduar me zbatimin e planit operativ kundër kontrabandës.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

PARANDALOHET KONTRABANDA E ARGJENDIT

PARANDALOHET KONTRABANDA E ARGJENDIT

Prishtine 3 Shtator 2010- Dje në Aeroportin e Prishtinës  Dogana e Kosovës zbuloi një rast, tentim kontrabandimi me argjend. Gjate kontrollit rutinore të udhëtareve që vinin nga Turqia, është ndalur për kontroll një person, shtetas i Turqisë që ishte duke kaluar nëpër vijën e gjelbër.

Pala është përgjigjur qe nuk posedonte asgjë për deklarim, përderisa me futjen e valixhes ne skaner, oficeret doganore zbulojnë valixhja përmbante mallra fshehura.

Pas  hapjes se valixhes identifikohet te ketë bizhuteri të argjendit, po ashtu edhe pas kontrollit trupor të personit në fjalë është zbuluar te ketë të fshehur gurë për bizhuteri. Për gurët e zbuluar pala posedonte një fature me vlerë shumë të ulët e cila nuk përputhej me vlerën e sasisë të zbuluar. Sasia e argjendit të zbuluar është në peshë prej 1.6 kilogramë, ndërsa ajo e gurëve 2.8 kilogram.

Mall i zbuluar konfiskohet menjëherë, ndërsa ndaj personit te dyshuar iniciohet procedure për kontrabandim me mallra si dhe ka filluar hetimet lidhur me këtë rast.

 

LEXO MË SHUMË