• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

03/09/2010

20 ATTEMPTED AMUGGLING CASES ARE PREVENTED

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

PARANDALOHEN 20 RASTE TENTIM KONTRABANDE

PARANDALOHEN 20 RASTE TENTIM KONTRABANDE

Prishtinë 3 shtator 2010- Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitë anti-kontrabandë, gjatë javës së fundit identifikojnë dhe  parandalojnë mallra të ndryshme në tentim kontrabandimit. Gjatë kësaj periudhe njësitë Doganore kanë regjistruar 20 raste të parandalimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Në rastet e zbuluara si mallra të kontrabanduara janë identifikuar sasi të konsiderueshme të mallrave ushqimore pije joalkoolike, derivate të naftës etj.

Shumica e rasteve te identifikuara, kane ndodhur ne Mitrovice, raste këto ne tentim kontrabandimi. Nder  me te shpeshta ishte ajo me derivate te naftës, ku oficeret  Doganore ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjate kësaj jave kane konfiskuar rreth 7000 litra nafte. Po ashtu oficeret Doganore ne ketë rajon zbuluar sasi te caktuara te pijeve te gazuara afro 1500 litra. Nder te tjera kishte edhe produkte te ndryshme ushqimore si dhe kafshe te gjalla afër 1000kg.

Po ashtu edhe nëpër pikat tjera kufitare oficerët Doganorë kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabandimi të mallrave të ndryshme, me vlera me të  ulëta.

Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra i janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra. Dogana  e Kosovës është duke e vazhduar me zbatimin e planit operativ kundër kontrabandës.

LEXO MË SHUMË