Lajmet
DOGANA VAZHDON KONTROLLET KUNDER KONTRABANDES
Dogana e Kosovës ka ushtruar kontroll në komunën e Ranillukut (fshatrat Ranilluk dhe Kermjan) pas dyshimeve se ka mallra të kontrabanduara.
Prishtinë 26 gusht 2010 Dje në orët e mëngjesit është organizuar operacioni me qellim te kontrollit te lokacioneve të dyshuara për posedim të produkteve të kontrabanduara në komunën e Ranilukut. Njësitet e Doganës kanë kontrolluar detalisht tri lokacione për të cilat dyshoheshin për posedim dhe tregtim të mallrave kontrabandë. Në gjitha kontrollet e ushtruara janë gjetur mallra të cilat ishin kontrabanduar. Në bodrumin e njërit prej lokaleve të kontrolluara, është hasur në një sasi të caktuar të Birrave dhe te Verave te pazhdoganuara, te cilat janë konfiskuar, po ashtu edhe një sasi te pijeve alkoolike “Rakija” te ndryshme te cilat gjithashtu janë konfiskuar nga lokali.
Gjithashtu në të gjitha lokacionet e kontrolluar janë gjetur cigare pa banderola, respektivisht cigare të kontrabanduar.
Gjithsejtë gjatë operacionit janë konfiskuar:
-
Cigare pa banderolë: 4400 cp;
-
Birra dhe pije alkoholike te ndryshme: 381.5 lit;
Të gjitha mallra janë konfiskuar, ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra. Në këtë operacion kanë marr pjesë edhe njësitë e EULEXIT të cilët kanë monitoruar operacionin.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdojë me zbatimin e planit operativ kundër kontrabandës dhe parandalimin e çdo lloj veprimtarie të paligjshme e cila paraqitet si formë e tregtisë së palejuar.
NTP “Vegas ” Pejë
Data e seances : 25.08.2010 13:00
Vendi: Gjykata ekonomike Prishtinë
Vendimi i gjykates:
Vërejtje: Seanca shtyhet për datë 13.10.2010 ora 11:00.
ZBULOHEN ARMË DHE MUNICION NË AEROPORTIN E PRISHTI
Prishtinë 30 Qershor 2010- rreth orës 12:30 në aeroportin e Prishtinës Dogana e Kosovës ka ndaluar dy persona në kanalin e gjelbert që vinin nga Gjermania. Tek ata është vërejtur se bartnin një pako të zezë, pasi janë ndaluar kutia e zezë është futur në skener dhe është vërejtur se në atë kuti ka armatim. Zyrtarët doganor kanë marr pakon e zezë dhe së bashku me policinë kanë gjetur këto lloje të armëve të zjarrit:
1. SHOOT GUN TAKTICAL/12 Gauge, Model: REMINGTON 870 TAKTICAL, 1 copë,
2. Pistoletë, HECKLER & KOCH, Modeli: MARK 23, Kalibi 45 Auto, 1 copë,
3. KARABIN gjuetie – gjysmë automatik, Model BROWING BARR II, 1 copë,
4. Karikator për Pushkën Gjysmë automatike KARABIN, 2 copë,
5. Karikator për Pistoletën HECKLER, kalibri 45×10 2 copë,
Gjithashtu kontroll është ushtruar edhe në bagazhet e bashkëudhëtares së tij, ku janë gjetur sasi të municionit. Pas kontrollës detale të valixheve kemi gjetur këto lloje të fishekëve:
- Fishekë për KARABIN Gjuetie – 40 copë,
- Fishekë për SHOOT GUN TAKTICAL – 10- copë,
- Fishekë për Pistoletë HECKLER – 150 copë.
- Dylbi BUSHNELL ELITE 3200, 3-9×40 – 1 copë.
Rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.
INFORMATË MBI PROCEDURAT DOGANORE PËR AUTOMJETE
Dogana e Kosovës i njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe ata qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës, që merren me shitblerjen apo posedojnë automjete të pa zhdoganuara, me rastin e importit të tyre në Kosovë, duhet të respektohen procedurat doganore. Dogana e Kosovës paralajmëron se në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave, mjetet e transportit apo automjetet, konsiderohen si çdo mall tjetër doganor dhe si të tilla duhet t’iu nënshtrohen procedurave doganore të parapara me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës. Me qëllim të evitimit të masave eventuale ndëshkuese, më poshtë ju informojmë se:
1. Ndalohet të drejtohen (vozitën) të gjitha ato automjete me tabela të rregullta të vendeve tjera nga qytetarët Kosovarë, që nuk kanë leje qëndrimi në vendet përkatëse.
2. Të gjitha automjetet e pa-zhdoganuara me tabela të huaja të përkohshme, që janë të ekspozuara për shitje, apo ndalohen gjatë qarkullimit, do të konfiskohen menjëherë nga Dogana e Kosovës dhe do të iniciohet Procedura Kundërvajtëse Doganore.
3. Të gjitha automjetet e pa-zhdoganuara me tabela të huaja të përkohshme, që janë me të vjetra se kufizimi ligjor në vite, do të konfiskohen dhe do të iniciohet procedura kundërvajtëse pranë Doganës së Kosovës.
4. Të gjitha automjetet me tabela të rregulta të shteteve të tjera por që janë të ekspozuara për shitje do të, konfiskohen nga Dogana e Kosovës dhe do të iniciohet procedura kundërvajtëse pranë Doganës së Kosovës.
Si rrjedhojë e kësaj që u cek më lartë obligohen të gjithë ata që kanë automjete me tabela të përkohshme të vendeve tjera, automjetet e tyre t’i vendosin në një nga procedurat e lejuara doganore, përndryshe do të ballafaqohen me masat ligjore, të cilat i parasheh Kodi Doganor dhe i Akcizave. Kodi Doganor parasheh masën e konfiskimit si dhe aplikimin e gjobave administrative nga 5.000 deri 10.000 Euro.
Për më shumë informata, ju mund t’i drejtoheni zyrës më të afërt doganore apo mund ta vizitoni ueb faqen e Doganës së Kosovës www.dogana-ks.org
ZBULOHET ALKOOL PA BANDEROLA
Prishtinë 8 Qershor 2010 – Dogana e Kosovës është duke ndërmarre aksione të vazhdueshëm për kontrollin e tregut dhe konfiskimin e mallrave të dyshimta. Gjatë dy ditëve të fundit kemi ndërmarrë kontrollë në disa lokacione të ndryshme, për verifikimin e banderolave në pijet alkoolike dhe cigare. Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe Gjakovës, ku në ketë aksion njësitë e Doganës kanë zbuluar sasi të pijeve alkoolike të llojeve të ndryshme, po ashtu edhe një sasi e cigareve.
Mallrat e zbuluara si pijet alkoolike gjithashtu edhe cigaret kryesisht ishin pa banderola, apo me banderola të vendeve fqinje por ka edhe prej atyre që dyshohen të jenë të falsifikuara, që nuk u dihej prejardhja.
Sasia:
-
Alkool mbi 13,930 cope paketimesh te ndryshme,
E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar sipas Kodit të Doganës dhe akcizave, kurse hetimet mbi falsifikimin e banderolave dhe prodhimin e këtyre pijeve gjegjësisht mallrave të kontrabanduara janë duke vazhduar. Aksioni i tille është duke u zhvilluar në tërë territorin e Kosovës. Dogana e Kosovës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosoves gjithashtu janë të prodhuara ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar.