• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

23/06/2010

INFORMATION FOR CARS CUSTOMS PROCEDURES

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

INFORMATË MBI PROCEDURAT DOGANORE PËR AUTOMJETE

INFORMATË MBI PROCEDURAT DOGANORE PËR AUTOMJETE

Dogana e Kosovës i njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe ata qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës, që merren me shitblerjen apo posedojnë automjete të pa zhdoganuara, me rastin e importit të tyre në Kosovë, duhet të respektohen procedurat doganore. Dogana e Kosovës paralajmëron se në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave, mjetet e transportit apo automjetet, konsiderohen si çdo mall tjetër doganor dhe si të tilla duhet t’iu nënshtrohen procedurave doganore të parapara me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës. Me qëllim të evitimit të masave eventuale ndëshkuese, më poshtë ju informojmë se:

1.  Ndalohet të drejtohen (vozitën) të gjitha ato automjete me tabela të rregullta të vendeve tjera nga qytetarët Kosovarë, që nuk kanë leje qëndrimi në vendet përkatëse.

2. Të gjitha automjetet e pa-zhdoganuara me tabela të huaja të përkohshme, që janë të ekspozuara për shitje, apo ndalohen gjatë qarkullimit, do të konfiskohen menjëherë nga Dogana e Kosovës dhe do të iniciohet Procedura Kundërvajtëse Doganore. 

3. Të gjitha automjetet e pa-zhdoganuara me tabela të huaja të përkohshme, që janë me të vjetra se kufizimi ligjor në vite, do të konfiskohen dhe do të iniciohet procedura kundërvajtëse pranë Doganës së Kosovës.

4. Të gjitha automjetet me tabela të rregulta të shteteve të tjera por që janë të ekspozuara për shitje do të, konfiskohen nga Dogana e Kosovës  dhe do të iniciohet procedura kundërvajtëse pranë Doganës së Kosovës.

Si rrjedhojë e kësaj që u cek më lartë obligohen të gjithë ata që kanë automjete me tabela të përkohshme të vendeve tjera, automjetet e tyre t’i vendosin në një nga procedurat e lejuara doganore, përndryshe do të ballafaqohen me masat ligjore, të cilat i parasheh Kodi Doganor dhe i Akcizave. Kodi Doganor parasheh masën e konfiskimit si dhe aplikimin e gjobave administrative nga 5.000 deri 10.000 Euro.

Për më shumë informata, ju mund t’i drejtoheni zyrës më të afërt doganore apo mund ta vizitoni ueb faqen e Doganës së Kosovës www.dogana-ks.org

 

 

 

LEXO MË SHUMË