• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

24/03/2010

DELEGACIJA GUARDA DI FINANZA POSEĆUJ

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

PARANDALOHET KONTRABANDA E REVOLEVE

PARANDALOHET KONTRABANDA E REVOLEVE

Mitrovicë, 5 prill 2010, mbrëmë rreth orës 20:00 Dogana e Kosovës parandalojë një tentim kontrabandimi të armëve në regjionin e Mitrovicës.

Vetura e cila barte mallra ilegale drejtohej nga një shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës. Me rastin e ndaljes nga Dogana e Kosovës drejtuesi i automjetit është shprehur se nuk ka asgjë për të deklaruar, kurse oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrollës në derën e pasme te veturës kanë vërejtur se bulonat janë lëvizur si dhe dera ka peshë më të madhe. Pas hapjes janë gjetur revolet e fshehura, kurse i dyshuari është prangosur menjëherë. 

Dogana ka vazhduar me kontroll të automjetit dhe janë zbuluar 7 revole të ndryshme si dhe 2 shishe të mbushura me municion për revole. Gjithashtu ka filluar kontrolli i specializuar me anë të së cilit janë gjetur armatim i futur në rezervuarin e veturës. Dyshohet një sasi tjetër të konsiderueshme e revoleve dhe municionit.

Sasia e municionit si dhe e revoleve që gjendeshin në rezervuar të veturës ende nuk dihet pasi që sot është duke u bërë ç’montimi i automjetit. Rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës për procedim të mëtejmë.

LEXO MË SHUMË
DELEGACIONI I GUARDA DI FINANZA VIZITON DOGANËN E

DELEGACIONI I GUARDA DI FINANZA VIZITON DOGANËN E

Prishtinë. Sot në Drejtorinë e Doganës së Kosovës Drejtori i Përgjithshëm z. Naim Huruglica me bashkëpunëtorë priti një delegacion të lartë nga Guardia di Finanza nga Italia. Delegacioni italian i  Guardia di Finanza përbëhej nga Gjenerali La Bianca, koloneli Amaturo, koloneli Magni si dhe Zëvendës Kryetari i Shoqatës kombëtare Italiane të Guardia di Finanza z. Antonio Zampelli, me bashkëpunëtorë të lartë.  

Shoqata Kombëtare Italiane e Guardia di Finanza, respektivisht Zëvendës Kryetari, z. Antonio Zampelli, me këtë rast ka dhuruar për Doganën e Kosovës një skulpturë si shenjë të miqësisë mes Italisë dhe Kosovës. Skulptura paraqet kapelën historike e cila është përdorur nga oficerët e Guarda di Finanza gjatë kryerjes së detyrës në Alpe, në fillim të shekullit XX. Kjo skulpturë është vendosur në Drejtorinë e Doganës ku edhe është bërë inaugurimi I saj.

Drejtori i përgjithshëm z. Naim Huruglica prezantojë para delegacionit italian të arriturat dhe zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë dhjetë viteve të fundit. Gjithashtu u diskutuan edhe kompetencat të cilat Dogana e Kosovës i ka me kodin e ri doganor i cili është në harmoni me kodet evropiane.
 
Dogana e Kosovës kërkojë nga Guarda di Finanza që të ofrojë asistencë në fushën e zbatimit te ligjit e në veçanti për hetime kriminale dhe në fushën e shpëlarjes së parave, për çka Guarda di Finanza shprehu gatishmëri për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve te Doganës si dhe të ofrojë trajnime për operacione speciale.

 

LEXO MË SHUMË