Lajmet
DOGANA E KOSOVËS DHE AGJENSIONI KOSOVAR KUNDËR KO
- Trajnimet e përbashkëta;
- Pjesëmarrja në Seminare të përbashkëta;
- Bashkëpunim në sferën e hetimeve penale apo administrative të natyrës përkatëse.
Ky është memorandumi i tretë i nënshkruar nga Dogana e Kosovës pas memorandumeve për bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.
04/02/2010
VAZHDON AKSIONI KUNDËR EKONOMISË JOFORMALE
Prishtinë 28 janar 2010, Dogana e Kosovës edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar aksione për kontrollin e tregut dhe konfiskimin e mallrave ilegale. Gjatë ditës së sotme është ndërmarr kontroll ndaj dy kompanive në Graqanicë. Në aksionin e organizuar sot, me përkrahje edhe nga Policia e Kosovës (TASK Force) u zbuluan dhe konfiskuan mbi 2357 litra pije të ndryshme alkoolike pa banderola (pulla fiskale), prej te cilave verë 1520 litra dhe pije te forta alkoolike 837 litra. E tërë sasia e zbuluar nuk ka pasur pulla fiskale çka nënkupton që janë produkte ilegale. Mallrat I janë nënshtruar konfiskimit, kurse Dogana e Kosovës ka hapur hetimet ndaj subjekteve tregtare tek te cilat janë gjetur këto pije. Dogana iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës qe të mos konsumojnë pije alkoolike pa pulla fiskale, sepse përveç që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosovës gjithashtu dëmtojnë shëndetin e popullatës, pasi qe janë të prodhuara ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar.
29/01/2010
PARANDALOHET KONTRABANDA E ARIT NË HANIN E ELEZIT
Hani i Elezit 28 Janar 2010- Në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit, Oficerët Doganor kanë parandaluar sasi të konsiderushme të arit gjatë një tentim kontrabandimi. Automjeti i markës Hundai me targa të Shkupit është ndalur nga oficerët doganor për një kontroll rutinore. Pasi është pyetur se mos kishte diqka për të deklaruar, personi në fjalë, është përgjegjur që nuk ka asgjë. Më pas oficerët filluan kontroll më detale të automjetit dhe udhëtarit, ku në pallton e tij zbuluan se kishte të fshehur sasi të arit. Sasia e arit të zbuluar ishte afro 1 kilogram. E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar, si dhe rasti do ti nënshtrohet procedurës së kundërvajtjës doganore.
28/01/2010
VAZHDON EDHE ME TEJ AKSIONI KUNDËR EKONOMISË JOFOR
Prishtinë 27 janar 2010, Dogana e Kosovës është duke ndërmarr aksione të vazhdueshëm për kontrollin e tregut dhe konfiskimin e mallërave të dyshimta. Gjatë dy ditëve të fundit kemi ndërmarr kontrollë ndaj kompanive të ndryshme per verifikim të banderolave në pijet alkoolike, cigare, si dhe verifimkimin e produkteve tjera. Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, ku në këtë aksion njësitë e Doganonës kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike pa banderola, dhe me banderola falso. Po ashtu edhe sasi të pijeve energjike – Red Bul, Cigare, sasi çokolade, etj, të gjitha këto të pa kontrolluara. Mallërat e konfiskuara në këto rajonë janë si në vijim:
- Pije alkoolike me banderola falsë dhe pa banderola ( raki ,verë )
- Birra Heineken
- Çokollatë
- Red Bull –pije energjike
- Cigare
E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar kurse hetimet mbi falsifikimin e banderolave dhe prodhimin e këtyre pijeve gjegjësisht, mallërave të kontrabanduara, janë duke vazhduar.
Aksioni i tille ende është duke u zhvilluar përfshirë teritorin e Kosovës, andaj Dogana e Kosovës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosoves gjithashtu janë të prodhuara ilegalisht dhe në menyrë të pakontrolluar.
27/01/2010