• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

20/02/2010

ZBULOHET SASI MUNICIONIT NË VËRMICË

Vërmicë 19 shkurt 2010- Rreth orës 19:00 në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë, Oficerët Doganor kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të plumbave. Furgoni i tipit Ford me targa të Tiranës me udhëtar, tek  po kalonte këtë pikë kufitare, është ndalur nga Oficerët Doganor për kontroll rutinore. Vozitësi i furgonit pohoi që nuk kishte asgjë për të deklaruar. Oficerët filluan një kontroll të brendshme të furgonit, ku në një skaj të furgonit vërehej një valixhe e mbuluar me xhaketë. Pas hapjes së  valixhes u zbulua se kishte plumba të pistoletës. Vozitësi deklaroi që “kjo valixhe ishte e një pasaxheri i cili kishte ikur  pak me herët nga furgoni”. Me ç’rast, Oficeret Doganor lajmeruan Policinë për hetim të mëtutjeshëm të këtij rasti Sasia e plumbave te zbuluar ishte afro 900 cope te kalibrit 7.62, e tërë kjo sasi ishte konfiskuar dhe iu dorezua Policise Kufitare

 

  • Shpërndaje: