• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

11/11/2009

NËNSHKRUHET MARREVESHJE PËR BASHKEPUNIM ME DOGANEN

 

Paris, Të martën, me date 10 Nentor, Dogana e Kosoves ka nenshkruar nje marreveshje per bashkepunim me Doganen Franceze. Marreveshja eshte nenshkruar nga ana e Drejtorit te Pergjithshem te Doganes se Republikes se Kosoves z. Naim Huruglica dhe Drejtorit te Pergjithshem te Doganes se Republikes se Frances z. Jerome Fournel, dhe ka si qellim ngritjen e bashkepunimit ne mes te dy Institucioneve, si ne fushen e shkembimit te te dhenave po ashtu edhe ne fushen e shkembimit te eksperiencave. Kjo marreveshje po ashtu besohet se do te ndihmoj ne lehtesimin e tregtise ndermejt dy vendeve, duke ju mundesuar bizneseve nga te dyja vendet lehtesira gjate aplikimit te procedurave doganore.

Kjo per Doganen e Kosoves eshte marreveshja e dyte nderkombetare e nenshkruar ne fushen e Doganave, pas asaj me Shqiperine, kurse ne proces te negociimit jane edhe 18 marreveshje tjera, me vendet partnere tregtare me Kosoven.

Si pjese e ketij procesi negociues me vendet partnere në afarizmin e jashtëm nje delegacion i Doganës së Kosovës gjatë javës së kaluar  (5 nëntor 2009)  në krye me Drejtorin e Pergjithshem gjithashtu pati takime në Ljublane te Sllovenise ku u prit nga Drejtori i Pergjithshem i Doganes Sllovene, z.Rajko Skubic me bashkepunetorë. Edhe në këtë takim u diskutua bashkëpunimi bilateral dhe mundësia e përmbylljes së marrëveshjes per bashkepunim.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

ZBULOHEN ARMË NË AEROPORT

ZBULOHEN ARMË NË AEROPORT

Prishtinë 27 tetor 2009- Në degën doganore Aeroport rreth orës 21:45 oficerët doganor kanë zbuluar dy pushkë gjuetie, municion si dhe paisje speciale për bartje të armëve

Gjatë kryerjes së kontrollit të udhëtarëve të sapo arritur në Kosovë, me hyrje në kanalin e gjelbërt udhëtari në fjalë dëshmon që nuk kishte asgjë për të deklaruar për doganë. Mirëpo oficerët pas një kontrolli rutinor kanë zbuluar këtë sasi të mallit: 

  •  Pushkë gjuetie-gjysmë automatike – Tipi Remington
  •  Pushkë gjuetie-mekanike – Tipi Remington 
  •  SY OPTIK  – Tipi Simmons
  •  SY OPTIK  – Tipi Tasco
  •  Një pako speciale për bartjen e armëve
  •  Municion – Kalibri 7.62mm, 192 copë
  •  Një karikator
  •  Katër rrethatore për bartjen municionit

Armët dhe municioni i zbuluar, është konfiskuar nga Dogana, ku bashkë me dokumentet përcjellëse i dorëzohet Policisë Kufitare për procedim të mëtutjeshëm.

 

LEXO MË SHUMË