SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

DOGANA PARANDALON NJË MORI RASTE NË TENTIM KONTRAB

DOGANA PARANDALON NJË MORI RASTE NË TENTIM KONTRAB

Prishtinë 28 Tetor 2013 – Dogana e Kosoves gjatë këtij vikendi ka parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi.

Në Pikë Kalimin Kufitare të Vermicës Oficerët Doganor kanë ndalur një veturë për kontroll rutinore. Pas ndaljes është pyetur vozitësi nëse ka diçka për të deklaruar, mirëpo është përgjegjur që nuk posedon asgjë. Gjatë kontrollit të veturës Oficerët Doganor kanë hasur në disa pako të vogla të cilat dyshohen të jenë lëndë narkotike.

Pas kontrollit detal të veturës Oficerët Doganor kanë zbuluar edhe disa pako të vogla me lëndë narkotike që dyshohen të jenë të llojit kokainë si dhe disa të llojit marihuanë.

Pas zbulimit të sasisë së narkotikëve, dy të dyshuarit në veturë janë arrestuar. I tërë rasti, së bashku  me sasinë e mallit të zbuluar i janë dorëzuar Policisë Kufitare  për procedurë të mëtutjeshme.

Një rast tjetër është zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Gjatë kontrollit të rregullt të pasagjerëve në shkuarje, pas kontrollës së pasaportave dhe kontrollit përmes skanerit X-ray, është selektuar  një udhëtar, i cili kishte deklaruar mjetet monetare në shumë prej  3,000€, mirëpo pas kontrollit trupor Oficerët Doganor kanë zbuluar  mjete monetare të fshehura në shumë prej 16,000.00€. Me këtë rast pala ka bërë shkelje të ligjit duke mos deklaruar mjetet monetare në vlerë mbi 10,000.00€. Konform ligjit 04/L-178 për ndryshim dhe plotësimin e ligjit 03L-196 për parandalimin e pastrimit të parave, ku sipas kësaj rregullore palës i konfiskohen 25% të shumës totale në këtë rast i konfiskohen mjete në shumë prej 4,000€.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe është  parandaluar edhe një rast tjetër në tentim kontrabandimi me derivateve të naftës.

Gjatë patrullimit të përbashkët me Policinë e Kosovës, në rajonin e Mitrovicës është identifikuar një maune si e dyshimte. Vozitësi i maunës në fjalë në përpjekje për të ikur eshte  aksidentuar me nje  veture te policisë, dhe me pas personat ne fjale kane ikur nga vendi i ngjarjes. Ne maunën e braktisur janë zbuluar rreth 12,000.00 litra derivate te naftës. E tere sasia e zbuluar eshte konfiskuar, ndërsa Policia e Kosoves eshte ne ndjekje te personave te involvura ne rastin e kontrabandimit te derivateve.

DOGANA ZBULON SASI TE NARKOTIKËVE DHE FISHEKËVE

DOGANA ZBULON SASI TE NARKOTIKËVE DHE FISHEKËVE

Prishtinë 24 Tetor 2013 – Dje pasdite oficerë doganor në pikalimin kufitar Kullë (Pejë) kanë ndalur një veturë Golf II e drejtuar nga një shtetas i huaj. Kjo veturë është selektuar për kontrolle detale në vijën e dytë të kontrollit.
Gjatë kontrollit nga oficerët doganore së bashku me policinë në pjesën e prapme të veturës anësorja e djathtë janë gjetur 5 qese plastike të mbështjellura me ngjitës. Pas kontrollit më të detajuar është vërejtur edhe ne anën e kundërt te automjetin i njëjti lloj i qeseve plastike 3 copë te mbështjella me ngjitës, ku dyshohet për substanca narkotike te llojit marihuanë. Pas matje fillestare ka rezultuar se pesha kalon 6.5 kg.  Substanca e dyshuar narkotike dhe automjeti janë konfiskuar dhe dorëzuar tek policia kurse vozitësi është arrestuar dhe mbahet në ndalim.  

Kurse sot në orët e mesditës në pike kalimin kufitar Dheu i Bardhë (Gjilan) është arritur të parandalohet kontrabandimi i një sasie të fishekve për gjueti. Pas selektimi për kontroll, dogana në bashkëpunim me policinë kufitare kanë filluar kontrollin e automjetit. Gjate kontrolles se furgonit dhe pasagjerve  ne qanten e njërës prej udhëtarve janë gjetur  25 cope fishek per pushke gjuetije te kalibrit 12 mm. Rasti ne fjale i dorëzohet policisë për procedure te mëtutjeshme

 

DOGANA PARANDALON KONTRABANDIMIN ME DERIVATE TË NA

DOGANA PARANDALON KONTRABANDIMIN ME DERIVATE TË NA

Prishtinë 23 Tetor 2013 –  Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e derivateve të naftës me maunë. Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Mitrovicës saktësisht tek Shkëmbi i Dudit, kanë selektuar për kontroll një maunë  me targa të Kosovës.

Gjatë kontrollit të maunës së lartë përmendur Njësitet Antikontrabandë kanë zbuluar rezervuarin të mbushur përplot me derivate të naftës, mall për të cilin dyshohej të jetë i kontrabanduar.

Nga pronari i maunës është kërkuar fatura mbi blerjen e derivateve, mirëpo nuk posedonte asnjë fature apo dëshmi të blerjes.

Pas kësaj mauna është dërguar në Zyrat Doganore të Mitrovicës, ku i është tërhequr nafta në sasi prej 400 litra, dhe është konfiskuarnga Oficerët Doganor. Ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë administrative dhe është aplikuar gjoba.

 

 

 

DOGANA ZBULON SASI E FISHEKËVE

DOGANA ZBULON SASI E FISHEKËVE

Prishtinë 22 tetor 2013, – Oficerët Doganor kanë parandaluar një rast me kontrabandim të fishekëve.

Njesitet Doganore antikontrabandë së bashku me Policinë e Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Vitomiricës, saktësisht në fshatin Cerkulez kanë ndaluar një automjet të llojit passat për një kontroll rutinore.

Gjatë kontrollit Njësitet Doganore kanë zbuluar sasi të fishekëve rreth 75 copë. Menjëher pas zbulimit Oficerët i kanë konfiskuar fishekët, dhe ua  kanë dorëzuar Policisë së Kosovës.

Me këtë rast personi në fjalë ka shkaktuar vepër penale sipas nenit 274 pika A, të KDAK-ës. I tërë rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme.

 

 

 

 

VAZHDON AKSIONI I DOGANËS PËR PARANDALIMIN E KONTR

VAZHDON AKSIONI I DOGANËS PËR PARANDALIMIN E KONTR

 

Prishtinë 21 tetor 2013,-  Gjatë dy ditëve të kaluara Dogana e Kosovës në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës ka vazhduar të ushtrojë kontroll intenzive në tërë territorin e Kosovës.

Në rajonin e Mitrovicës njësitet Policore si dhe ato të Doganës kanë ndaluar një shtetas të Kosovës i cili kishte tentuar të kontrabandonte mallra të ndryshme nga veriu i Kosovës, pas kontrollit fillestar  ishte ndaluar pasi në furgonin me të cilin udhëtonte ishin gjetur veshmbathje me vlerë të ulët por pas kontrollit detal në pjesën e brendshme të furgonit oficerët doganor arritën të gjejnë një sasi të madhe të thikave (prodhim zviceran) me vlerë afër 1500 euro. Mallrat dhe furgoni menjëherë  janë ndaluar nën mbikëqyrje Doganore.

Gjithashtu njësitet e Doganës kanë arritur të parandalojnë një furgon I cili dyshohet se bartë mallra të kontrabanduar. Njësitet e Doganës dhe Policisë janë vënë në ndjekje të këtij furgoni. Pas ndjekjes vozitësi ka devijuar në rrugë sekondare ku edhe ka braktisur furgonin. Pas kontrollimit të furgonit janë gjetur 2000 litra naftë të ngarkur, njësitet e Doganës kanë kryer ekzanimimet dhe kanë bërë konfiskimin e mjetit si dhe mallrave të kontrbanduara.

Edhe një aksion tjetër është zhvilluar me sukses nga njësitet e Doganës. Gjatë kontrollit të disa prej lokaleve të
lojërave të fatit në Komunën e Junikut ndër to është zbuluar një lokal i këtij bznesi tek i cili nuk kishte asnjë reklam apo mbishkrim. Pas kontrollit të këtij lokali njësitet Doganore kanë zbuluar tre automata të lojërave të fatit të llojit
Apex.

Pas verifikimit të tyre është konstatuar që këta automata janë të palicencuar dhe se pala nuk posedon asnjë dokument që dëshmon pronën. Më pas këta automata janë sekuestruar si dhe janë dërguar në Depo Doganore në Mitrovicë.

Vlera e përgjithshme e konfiskimeve të këtyre aksioneve tejkalon shumën 20 000€. Dogana e Kosovës edhe me tutje do të vazhdoi të punoj në parandalimin e dukurive negative në vend.

DREJTORESHA E DGANËS SË SHQIPËRISË znj. SPIROPALI

DREJTORESHA E DGANËS SË SHQIPËRISË znj. SPIROPALI

Prishtinë 19 Tetor 2013 – Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna  me bashkëpunëtor priti Drejtoreshën  e përgjithshme të Doganës së Shqipërisë znj. Elisa Spiropali me bashkëpunëtor, ku zhvilluan një takim pune në Prishtinë.

Temat e takimit ishin bashkëpunimi Doganor dypalësh, zbatimi i marrëveshjes për bashkëpunim / Bashkim Doganor, luftimi i krimit ndërkufitar etj. Gjatë takimit u diskutua intensifikimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërkufitar me qëllim të lehtësimit të qarkullimit tregtar në mes të dy vendeve si dhe tejkalimi i problemeve praktike.

Pas takimit Drejtori i Pergjithshëm z.Rafuna theksoi se “bashkëpunimi me Doganën e Shqipërisë do të thellohet edhe më shumë, si dhe do të krijojmë grupe të përbashkëta punuese për eliminimin e procedurave në mënyrë që ti ndihmojmë bizneset për një qarkullim sa më të lehte në vendin tonë”.

Në anën tjetër znj. Spiropali theksoi se “përveç thjeshtëzimit të procedurave ndër administror, të bashkëpunohet sa më afër  në mënyrë që të kalohet  nga një kufi real në një kufi virtual midis dy vendeve për të hequr pengesat e fundit që kanë  mbetur dhe për të thjeshtëzuar kalimin qoftë të njerëzve qoftë të tregëtisë që është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve .

Takimi u  karakterizua në frymën e mirëkuptimit dhe u arrit pajtim i dyanshëm rreth temave të diskutuara si dhe u dakorduan që të mbajnë takime të rregullta çdo dy muaj ashtu që të parandalohen problemet eventuale në mes të dy vendeve

ZBULOHET NJË REVOLE DHE SASI TË FISHEKËVE

ZBULOHET NJË REVOLE DHE SASI TË FISHEKËVE

Prishtinë 12 tetor 2013, – Oficerët Doganor kanë zbuluar sasi të mallrave të ndaluara. Në pikë kalimin kufitarë në Vërmicë, gjatë kontrollimit rutinor të automjeteve, është selektuar  një autobus me targa të Kosovës për kontroll.

Gjatë kontrollit nga ana e Oficerëve Doganor, në njerën valixhe është zbuluar një kuti me fishek të llojit 6,72mm në sasi prej 660 copë. Më pas pronarit të fishekëve i është bërë edhe kontroll trupore, po ashtu edhe autobusi i  është nënshtruar kontrollit detal, mirëpo nuk është gjetur ndonjë mall tjetër.

Një rast tjetër me mallra të ndaluara është zbuluar edhe në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës. Njëri nga udhëtarët që sapo kishin arritur nga Minheni – Gjermani, është selektuar për kontroll të valixhes përmes skanerit X-ray, ku me këtë rast është vërejtur një revole.

Pas kontrollës manuale ndaj udhëtarit, Oficerët Doganor kanë zbuluar një revole të tipit ROHM RG 70 CAL 315K. Më pas është njoftuar edhe Policia Kufitare  në arritje. Me këtë rast personat në fjalë kanë shkaktuar vepër penale sipas nenit 274 pika A, të KDAK-ës. I tërë rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme.

Pranim – Dorëzimi i detyrës së  Drejtorit të përgj

Pranim – Dorëzimi i detyrës së Drejtorit të përgj

 

Prishtinë, 9 tetor 2013 – Sot,  në Drejtorinë e Doganës së Kosovës u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës ndërmjet  z. Naim Huruglica dhe drejtorit të ri z. Lulzim Rafuna. Pas përfundimit të procedurave dhe zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, sot në mënyrë zyrtare u bë edhe transferim i detyrave nga z. Huruglica te z. Rafuna.

Me këtë rast drejtori në largimi z. Huruglica shprehi falënderimin e tij për punën e stafit gjatë viteve dhe përkrahjen që i kanë dhënë Doganës dhe Kosovës në përgjithësi. Gjithashtu, drejtori i deritanishëm z. Huruglica  i uroj z. Rafunës punë të mbarë dhe kërkoj që të arriturat e deritashme të bëra nën udhëheqjen e tij të tejkalohen, ashtu që dogana të vazhdojë të mbetët një institucion i suksesshëm.  

Nga ana tjetër, z. Rafuna falënderoj ish drejtorin për angazhimin e tij gjatë këtyre viteve dhe kontributin e pamohueshëm në ndërtimin e një dogane moderne.  

Lulzim Rafuna është 38 vjeçar, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ai me profesion është Jurist i diplomuar. Z. Rafuna i takon
gjeneratës së parë të oficerëve doganor të certifikuar në vitin 2000.

VIZITA NGA KRYETARI I ODËS EKONOMIKE

VIZITA NGA KRYETARI I ODËS EKONOMIKE

 

Prishtinë 1 tetor 2013, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor sot vizitojë Drejtorinë e Doganës ku u prit nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm zt. Lulzim Rafuna. Në këtë takim t u diskutua ngritja e bashkëpunimit në të gjitha fushat në mes të dy institucioneve të cilat luajnë rol të rëndësishëm në ekonomin Kosovare.  

Zt. Rafuna potencoj rendësin e implementimit të ligjit nga ana e dy palëve, dogana do të ketë qasje ndaj biznesit si një partner serioz ku ndajmë qëllimet e përbashkëta. Këto qëllime biznesin e bëjnë partner serioz me bizneset ndërkombëtare ndërsa dogana e Kosovës shembull për motivimin e investitorëve të huaj.

Po ashtu në këtë takim u diskutua idea e Ministri të financave zt. Besim Beqaj dhe U.D. Drejtori të Përgjithshëm për themelimin e bordit të përbashkët nga ana e ministrit të financave, Doganës dhe biznesit. Më pas u diskutua edhe për krijimin e një softueri elektronik për mbikëqyrjen më efikase të depove doganore.  Oda ekonomike përkrahi këto ide dhe u pajtuan që të filloj me fazën e konkretizimit.

Në anën tjetër z.Gërxhaliu falënderojë doganën për gatishmërinë dhe dialogun në mes të sektorit privat dhe atij publik, ashtu që të eliminohen barrierat. Partneriteti i tillë të jetë model i bashkëpunimit institucional për institucionin tjera se si ti qasen sektorit privat.

 

DOGANA E KOSOVËS SHPREH NGUSHËLLIME PËR DOGANIERIN

DOGANA E KOSOVËS SHPREH NGUSHËLLIME PËR DOGANIERIN

Ushtruesi i detyres së Drejtorit të Doganës së Kosovës z.Lulzim Rafuna, dje në orët e paraditës vizitoi zyrat e EULEX-it, për të shprehur ngushllimet e sinqerta të Doganës së Kosovës me rastin e humbjes së jetës të Doganierit  Audrius Senavicius  me 19 shtator,  z. Rafuna ngushëlloj kolegët dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit, si dhe ofroj përkrahjen e Doganës .

Me këtë rast në emër të Doganës se Kosovës z. Rafuna tha se humbja e jetës është e papranueshme dhe shprehi besimin se autorët e këtij akti do të vihen para drejtësis sa më parë që është e mundur.

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 50 cp , të markës tregtar “MAKITA”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 500 euro.

 

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 13698 cp , të markës tregtar “APPLE”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 4548 euro.