SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 45 cop, të markës
tregtar “TOMMY HILFINGER” (Xhaketa), të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit ne vlere prej 1350 euro

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 600 cop, të markës
tregtar “NIKE” (veshje sportive), të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit ne vlere prej 6600 euro

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 394 cop, të markës
tregtar “COLUMBIA” (Xhaketa), të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit ne vlere prej 11820 euro

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 5 rollne , të markës tregtar “ADIDAS” (Etiketa), të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 50 euro

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 211 cp , të markës tregtar “ADIDAS”(Tekstil) , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 1055 euro.

 

DREJTORI I DOGANËS SLLOVENE VIZITON DOGANËN E KOSO

DREJTORI I DOGANËS SLLOVENE VIZITON DOGANËN E KOSO

Prishtinë 17 Janar 2013 –  Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna me bashkëpunëtor priti Drejtorin e përgjithshëm të Doganës  Sllovene  z. Rajko Skubic.

Dogana e Kosovës dhe ajo e Sllovenisë kane një bashkëpunim shumë të mire në aspektin e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimt bilateral.

Temat e takimit ishin bashkëpunimi Doganor dypalësh, zhvillimi në trendet ekonomike ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës,  pastaj implementimi i marrëveshjes së nënshkruar në mes të dy palëve si dhe shkëmbimi i përvojave me mundësi bashkëpunimi në mes të dy administratave. 

Pas takimit z. Rafuna theksoi se “bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave dhe implementimi i marrëveshjes për shkëmbimin e të dhënave na mundëson eliminimin e mundësisë së evazionit fiskal, po ashtu na bënë të mundur edhe shkëmbimin e asistencës profesionale ndër administror, me theks të veçantë tani ku edhe jemi në fillimin e reformës dhe strukturimit të Doganës”

Ndërsa në anën tjetër z.Skubic tha “ Dogana Kosovare dhe ajo sllovene kanë bashkëpunim shumë të mirë që një kohë të gjatë.  Sukseset e Doganës vërehen  vetëm kur ne bashkëpunojmë përmes shkëmbimit të informatave dhe të dhënave, ashtu që së bashku arrijmë rezultatet më të mira. Me interes përcjell zhvillimet në Doganën Kosovare  dhe jemi të lumtur për suksesin tuaj, gjatë vizitës sime pash të arritura dhe zhvillime të mëdha të cilat ka bërë Dogana e Kosovës drejt standardeve Evropiane”. 

DREJTORI I PËRGJITHSHËM MBAJTI KONFERENCËN PËR TË

DREJTORI I PËRGJITHSHËM MBAJTI KONFERENCËN PËR TË

Prishtinë 12/01/2014. – Sot në drejtorinë e Doganës në Prishtinë, drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna, mbajti një konferencë për shtyp ku u prezantuan të arriturat gjatë vitit 2013.

Fillimisht u prezantuan të arriturat në fushën e mbledhjes së taksave doganore, ku z. Rafuna theksojë se ky vit ishte një vit i suksesshëm pasi që Dogana e Kosovës edhe përkundër faktit që sasia e importuar gjatë vitit 2013 është për 5% më e ulët se sasia e importuar  gjatë 2012 niveli i të hyrave ishte stabil. Dogana në total grumbulloj 837.4 milion euro. Inkurajues është fakti se ka një rritje në inkasimin e akcizës në lojëra të fatit ku gjatë vitit 2013 kemi rritje të inkasimit për 18.25%.

Si zhvillim tjetër z. Rafuna theksojë faktin se gjatë viti 2013 kemi rritje të produkteve Kosovare të cilat janë eksportuar kryesisht në vendet e CEFTA por edhe më gjerë si në Itali, Turqi, Gjermani etj. Eksporti në total ka arritur në 336,8 milion euro nga 319,6 milion euro të vitit 2012.

Në kuadër të luftimit të krimit ekonomik/financiar, Dogana ka shqiptuar 862 kundërvajtje doganore në vlerë prej 1.2 mil €, ka ngritur 151 kallëzime penale në Prokurori dhe ka nxjerr 183 aktvendime në vlerë prej 2,4 mil €. Gjithashtu gjatë këtij viti janë konfiskuar 1200  copë aparate për lojëra të fatit. Po ashtu ka pasur rritje në zbulimin e rasteve me mallrat të ndaluara ku gjatë kësaj periudhe janë kapur mbi 35 kilogram narkotikë, 32 raste me armë dhe mbi 8000 fishek të kalibrave të ndryshëm.

Një prej zhvillimeve kryesore ishe edhe fakti që me 14 dhjetor 2013 fillojë mbledhja e taksave doganore në dy pikë kalimet kufitare veriore, si dhe shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore me Serbinë.

Drejtori i përgjithshëm në fund sqaroj se Doganën e Kosovës gjatë vitit 2014 e presin sfidat të ndryshme, ndër më të rëndësishme theksojë veriun e Kosovës, arritjen e projeksioneve buxhetore, reformën brenda Doganës, luftimin e informalitetit dhe korrupsionit.  Gjithashtu z. Rafuna ftojë  të gjithë qytetarët e Kosovës që të lajmërojnë të gjitha dukurit negative sepse Dogana ka nevojë për bashkëpunimin me qytetar ashtu që të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. 

ZHVILLIMET NË PIKË KALIMET KUFITARE BRNJAK DHE JAR

ZHVILLIMET NË PIKË KALIMET KUFITARE BRNJAK DHE JAR

Prishtinë 20 dhjetor 2013. –Që nga fillimi i procedurave të rregullta doganore (14 dhjetor 2013) në dy pikë-kalimet doganore të veriut janë zhdoganuar 522 dërgesa të ndryshme. Në Jarinje ka një numër më të madh të dërgesave ku totali arrin në 395 dërgesa kurse në Brnjak totali i dërgesave është 127.

Që nga fillimi i procedurave doganor, prej 522 dërgesave të cilat kanë hyrë përmes këtyre dy pikë-kalimeve kufitare  121 dergesa apo (23%) janë zhdoganuar në pjesën veriore, kurse 401 dergesa apo (77%) janë adresuar në terminalet e zhdoganimit të brendshëm në pjesët tjera të Kosovës.

Kurse sa i përket zhdoganimeve të cilat janë kryer në veri deri më tani kemi mbledhur të hyra të cilat janë mbi 15.000 €. Sa i përket nivelit të sigurisë nuk ka pasur incidente si dhe kërcënim të sigurisë për stafin i cili punon në ato dy pika kufitare. Gjithashtu bashkëpunimi në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së IBM ka qenë në nivelin e duhur.

DOGANA ZBULON NJË ARMË ZJARRI NË VERMICË

DOGANA ZBULON NJË ARMË ZJARRI NË VERMICË

Prishtine 13 dhjetor 2013 –  Dogana e Kosovës  në bashkëpunim me Policinë  Kufitare kanë zbulua një armë zjarri të fshehur në një automjet.

Në pikë kalimin kufitar Vermicë, Oficerët Doganorë kanë selektuar  një automjet me targa të Kosovës për kontroll rutinore. Gjatë kontrollit të automjetit nën ulësen e pasme, Oficerët Doganor kanë hasur në një armë zjarri si dhe 20 copë fishek.

Me këtë rast personi në fjalë ka shkaktuar vepër penale sipas nenit 274 pika A, të KDAK-ës. I tërë rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare për
procedurë të mëtutjeshme, si dhe arrestimi i personit në fjalë është kryer nga Policia e Kosovës.

 

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 86400 cp , të markës tregtar “ILIRIA” (ngjyre për këpuce), të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 172800 euro.

ZBULOHEN AFËR 20 KG NARKOTIK NË VËRMICË

ZBULOHEN AFËR 20 KG NARKOTIK NË VËRMICË

Prishtinë 10 Dhjetor 2013 –  Rreth orës 03:00 të mëngjesit Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast me mallra të ndaluara.

Në pikë kalimin kufitar Vërmicë Oficerët Doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë selektuar një automjet me targa të Shqipërisë për kontroll rutinore, pasi që udhëtarët prezent  në veturë janë  përgjegjur  që nuk kanë asgjë për të deklaruar.

Më pas Oficerët Doganor  kanë  ushtruar kontroll në veturën e lartëcekur duke përdorur edhe pajisje të sofistikuara për kontroll. Gjatë kontrollit në bagazh të automjetit  kane zbuluar 7 copë qese me substancë narkotike, gjithashtu në vazhdë të kontrollit edhe tek ulëset e pasme janë zbuluar edhe 6 copë qese po ashtu me substancë narkotike, edhe nëpër pjesë të ndryshme të automjetit janë gjetur edhe sasi tjera të qeseve me narkotik.

Në total janë zbuluar 18 qese me substancë narkotike të llojit marihuana në sasi prej 19.5kg. Policia e Kosovës menjëherë ka arrestuar personin në fjalë si dhe i tërë rasti i kalon policisë për hetime të mëtejme.

DOGANA PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM KONTRABANDI

DOGANA PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM KONTRABANDI

Prishtinë 29 Nëntor 2013 – Dogana e Kosovës ka parandaluar disa raste të tentim kontrabandimit me mallra të ndryshme. Oficerët Doganor gjatë patrullimit në rajonin e Mitrovicës kanë vërejtur një automjet të dyshimtë, vozitësi i të cilit tentoi t’i shmangej kontrollit Doganor. Pas disa kilometrave përcjellje Oficerët Doganor kanë arritur ta ndalin automjetin në fjalë, dha menjëherë kane filluar me kontroll. Gjatë kontrollit të automjetit Oficerët kanë hasur në sasi të konsiderueshme të alkoolit dhe të qumështit. Ndaj palës është shqiptuar gjobë administrative, si dhe malli i zbuluar menjëherë është konfiskuar.

Një rast tjetër është zbuluar në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë në fshatin Nadakovc. Oficerët Doganor kishin vërejtur një
automjet-furgon tek i cili kishin dyshime të posedonte mallra të kontrabanduara. Vozitësi i furgonit ka tentuar të ikte përmes disa rrugëve dytësore, mirëpo Oficerët Doganor kanë arritur ta ndalojnë, dhe pas kontrollit të furgonit kanë hasur në mallra të kontrabanduara. Sasia e mallrave të zbuluara ishte rreth 2 500 copë kanaqe me pije të gazuara të llojeve Coca Cola, Fanta Sprite, si dhe 720 copë pije energjike red bull. Sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar, si dhe  lënda e palës është dërguar në sektorin për kundërvajtje doganore për procedurë të mëtutjeshme.

Në pikë kalimin Kufitar Hani i Elezit gjithashtu është zbuluar një rast tjetër, duke tetntuar të fsheh mallin për t’iu shmangur taksave Doganore. Pas ndaljes për kontroll autobusi i linjës Shkup – Prishtinë, pas kontrollit të bagazhit udhëtarët janë përgjigjur që nuk posedojnë asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit detal nën ulësen e njërës udhëtare janë zbuluar sasi e konsiderueshme e produkteve dietale herbaLife. Me këtë rast personi në fjalë ka shkelur dispozitat ligjore të Kodit Doganore dhe të Akcizave, ndaj të cilës është iniciuar  kundërvajtje Doganore, gjithashtu edhe malli i zbuluar është konfiskuar. Vlera totale e mallrave të konfiskuara në këto tri raste kap shumën rreth 3000 €