• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

13/12/2013

DOGANA ZBULON NJË ARMË ZJARRI NË VERMICË

Prishtine 13 dhjetor 2013 –  Dogana e Kosovës  në bashkëpunim me Policinë  Kufitare kanë zbulua një armë zjarri të fshehur në një automjet.

Në pikë kalimin kufitar Vermicë, Oficerët Doganorë kanë selektuar  një automjet me targa të Kosovës për kontroll rutinore. Gjatë kontrollit të automjetit nën ulësen e pasme, Oficerët Doganor kanë hasur në një armë zjarri si dhe 20 copë fishek.

Me këtë rast personi në fjalë ka shkaktuar vepër penale sipas nenit 274 pika A, të KDAK-ës. I tërë rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare për
procedurë të mëtutjeshme, si dhe arrestimi i personit në fjalë është kryer nga Policia e Kosovës.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

ZHVILLIMET NË PIKË KALIMET KUFITARE BRNJAK DHE JAR

ZHVILLIMET NË PIKË KALIMET KUFITARE BRNJAK DHE JAR

Prishtinë 20 dhjetor 2013. –Që nga fillimi i procedurave të rregullta doganore (14 dhjetor 2013) në dy pikë-kalimet doganore të veriut janë zhdoganuar 522 dërgesa të ndryshme. Në Jarinje ka një numër më të madh të dërgesave ku totali arrin në 395 dërgesa kurse në Brnjak totali i dërgesave është 127.

Që nga fillimi i procedurave doganor, prej 522 dërgesave të cilat kanë hyrë përmes këtyre dy pikë-kalimeve kufitare  121 dergesa apo (23%) janë zhdoganuar në pjesën veriore, kurse 401 dergesa apo (77%) janë adresuar në terminalet e zhdoganimit të brendshëm në pjesët tjera të Kosovës.

Kurse sa i përket zhdoganimeve të cilat janë kryer në veri deri më tani kemi mbledhur të hyra të cilat janë mbi 15.000 €. Sa i përket nivelit të sigurisë nuk ka pasur incidente si dhe kërcënim të sigurisë për stafin i cili punon në ato dy pika kufitare. Gjithashtu bashkëpunimi në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së IBM ka qenë në nivelin e duhur.

LEXO MË SHUMË
Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 86400 cp , të markës tregtar “ILIRIA” (ngjyre për këpuce), të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 172800 euro.

LEXO MË SHUMË