• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

12/01/2014

DREJTORI I PËRGJITHSHËM MBAJTI KONFERENCËN PËR TË

Prishtinë 12/01/2014. – Sot në drejtorinë e Doganës në Prishtinë, drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna, mbajti një konferencë për shtyp ku u prezantuan të arriturat gjatë vitit 2013.

Fillimisht u prezantuan të arriturat në fushën e mbledhjes së taksave doganore, ku z. Rafuna theksojë se ky vit ishte një vit i suksesshëm pasi që Dogana e Kosovës edhe përkundër faktit që sasia e importuar gjatë vitit 2013 është për 5% më e ulët se sasia e importuar  gjatë 2012 niveli i të hyrave ishte stabil. Dogana në total grumbulloj 837.4 milion euro. Inkurajues është fakti se ka një rritje në inkasimin e akcizës në lojëra të fatit ku gjatë vitit 2013 kemi rritje të inkasimit për 18.25%.

Si zhvillim tjetër z. Rafuna theksojë faktin se gjatë viti 2013 kemi rritje të produkteve Kosovare të cilat janë eksportuar kryesisht në vendet e CEFTA por edhe më gjerë si në Itali, Turqi, Gjermani etj. Eksporti në total ka arritur në 336,8 milion euro nga 319,6 milion euro të vitit 2012.

Në kuadër të luftimit të krimit ekonomik/financiar, Dogana ka shqiptuar 862 kundërvajtje doganore në vlerë prej 1.2 mil €, ka ngritur 151 kallëzime penale në Prokurori dhe ka nxjerr 183 aktvendime në vlerë prej 2,4 mil €. Gjithashtu gjatë këtij viti janë konfiskuar 1200  copë aparate për lojëra të fatit. Po ashtu ka pasur rritje në zbulimin e rasteve me mallrat të ndaluara ku gjatë kësaj periudhe janë kapur mbi 35 kilogram narkotikë, 32 raste me armë dhe mbi 8000 fishek të kalibrave të ndryshëm.

Një prej zhvillimeve kryesore ishe edhe fakti që me 14 dhjetor 2013 fillojë mbledhja e taksave doganore në dy pikë kalimet kufitare veriore, si dhe shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore me Serbinë.

Drejtori i përgjithshëm në fund sqaroj se Doganën e Kosovës gjatë vitit 2014 e presin sfidat të ndryshme, ndër më të rëndësishme theksojë veriun e Kosovës, arritjen e projeksioneve buxhetore, reformën brenda Doganës, luftimin e informalitetit dhe korrupsionit.  Gjithashtu z. Rafuna ftojë  të gjithë qytetarët e Kosovës që të lajmërojnë të gjitha dukurit negative sepse Dogana ka nevojë për bashkëpunimin me qytetar ashtu që të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DREJTORI I DOGANËS SLLOVENE VIZITON DOGANËN E KOSO

DREJTORI I DOGANËS SLLOVENE VIZITON DOGANËN E KOSO

Prishtinë 17 Janar 2013 –  Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna me bashkëpunëtor priti Drejtorin e përgjithshëm të Doganës  Sllovene  z. Rajko Skubic.

Dogana e Kosovës dhe ajo e Sllovenisë kane një bashkëpunim shumë të mire në aspektin e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimt bilateral.

Temat e takimit ishin bashkëpunimi Doganor dypalësh, zhvillimi në trendet ekonomike ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës,  pastaj implementimi i marrëveshjes së nënshkruar në mes të dy palëve si dhe shkëmbimi i përvojave me mundësi bashkëpunimi në mes të dy administratave. 

Pas takimit z. Rafuna theksoi se “bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave dhe implementimi i marrëveshjes për shkëmbimin e të dhënave na mundëson eliminimin e mundësisë së evazionit fiskal, po ashtu na bënë të mundur edhe shkëmbimin e asistencës profesionale ndër administror, me theks të veçantë tani ku edhe jemi në fillimin e reformës dhe strukturimit të Doganës”

Ndërsa në anën tjetër z.Skubic tha “ Dogana Kosovare dhe ajo sllovene kanë bashkëpunim shumë të mirë që një kohë të gjatë.  Sukseset e Doganës vërehen  vetëm kur ne bashkëpunojmë përmes shkëmbimit të informatave dhe të dhënave, ashtu që së bashku arrijmë rezultatet më të mira. Me interes përcjell zhvillimet në Doganën Kosovare  dhe jemi të lumtur për suksesin tuaj, gjatë vizitës sime pash të arritura dhe zhvillime të mëdha të cilat ka bërë Dogana e Kosovës drejt standardeve Evropiane”. 

LEXO MË SHUMË
ZHVILLIMET NË PIKË KALIMET KUFITARE BRNJAK DHE JAR

ZHVILLIMET NË PIKË KALIMET KUFITARE BRNJAK DHE JAR

Prishtinë 20 dhjetor 2013. –Që nga fillimi i procedurave të rregullta doganore (14 dhjetor 2013) në dy pikë-kalimet doganore të veriut janë zhdoganuar 522 dërgesa të ndryshme. Në Jarinje ka një numër më të madh të dërgesave ku totali arrin në 395 dërgesa kurse në Brnjak totali i dërgesave është 127.

Që nga fillimi i procedurave doganor, prej 522 dërgesave të cilat kanë hyrë përmes këtyre dy pikë-kalimeve kufitare  121 dergesa apo (23%) janë zhdoganuar në pjesën veriore, kurse 401 dergesa apo (77%) janë adresuar në terminalet e zhdoganimit të brendshëm në pjesët tjera të Kosovës.

Kurse sa i përket zhdoganimeve të cilat janë kryer në veri deri më tani kemi mbledhur të hyra të cilat janë mbi 15.000 €. Sa i përket nivelit të sigurisë nuk ka pasur incidente si dhe kërcënim të sigurisë për stafin i cili punon në ato dy pika kufitare. Gjithashtu bashkëpunimi në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së IBM ka qenë në nivelin e duhur.

LEXO MË SHUMË