SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

DREJTORI I PËRGJITHSHEM Z. RAFUNA VIZITON DOGANËN

DREJTORI I PËRGJITHSHEM Z. RAFUNA VIZITON DOGANËN

Prishtinë 24 shkurt 2014 –  Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Rafuna me ftesë të Doganës Italiane sot vizitoj drejtorinë e doganës  Italiane, ku u prit nga zv drejtori i përgjithshëm z. Alessandro Aronica me bashkëpunëtor.  Në këtë  takim u diskutuan tema të ndryshme duke filluar nga prezantimi i sistemeve Doganore Italiane, dhe format më të mira të ngritjes së bashkëpunimit tanimë të nivelit të lartë, ndërmjet të Doganës së Kosovës dhe asaj Italiane.

Dogana e Kosovës ka përfituar një projekt të binjakëzimit të financuar nga komisioni evropian  lidhur me modernizimin e mëtejshëm të doganës,  kurse si agjensione implementuese janë dogana Italiane  dhe ajo Franceze.

z. Aronica theksoj se, fillimi i implementimit të projektit Twining, ka vlerë të madhe për Doganën e Kosovës, kurse për ne si agjension implementues nje përgjegjësi e madhe.

z. Rafuna falënderoi gadishmërinë e Doganës Italiane për të asistuar dhe përkrahur Doganën Kosovare përmes këtij projekti, si dhe formave tjera në formatin bilateral.

Gjithashtu z. Rafuna kërkoi asistence nga Dogana Italiane në disa aspekte siç është shkëmbimi i rregullt i informatave, aplikimi i procedurave dhe kritereve evropiane në licencimin e depove si dhe në vlerësimin adekuat të mallrave në import, me theks të veqant në import nga Kina.

Depove  Doganore  do te ju mundësohet te funksiono

Depove Doganore do te ju mundësohet te funksiono

Prishtinë, 20 Shkurt 2014 – Si rrjedhojë e diskutimeve që përcollën vendimin e fundit të Doganës së Kosovës për  rregullimin  e autorizimeve për Depo Doganore, me qëllim të barazimit të gjendjes së stokut të mallit në depo me atë financiare. Këshilli Konsultativ pranë Ministrisë së Financave, i përbërë nga Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, mbajti mbledhje jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen në fjalë.

 Duke qenë se depot doganore janë një instrument shumë i mirëseardhur për biznese që u mundëson atyre të bëjnë shfrytëzim më të mirë të mjeteve financiare që kanë në dispozicion në aspekt të investimeve dhe krijimit të vendeve të punës, bazuar në kërkesat e përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, Këshilli u pajtua që kriteret për licencim të publikohen më së largu deri më 10 mars, ku gjatë përcaktimit të këtyre kritereve merr pjesë edhe komuniteti i biznesit. Procesi i ri-aplikimit për depo doganore të fillojë menjëherë  pas aprovimit të kritereve të reja bashkë me sistemin e ri mbikqyres nga ana e Doganes. Ky hap do t’u mundësojë bizneseve të shfrytëzojnë depot doganor dhe do t’i mundësohej doganës të bëjë uljen e rrezikut përmes zbatimit të sistemin e ri të mbikëqyrjes.

Gjithashtu, gjatë takimit u dakordua edhe për disa çështje tjera teknike që do t’u mundësojnë bizneseve shfrytëzim sa më efektiv të resurseve në dispozicion, sidomos në aspekt të garancioneve bankare që shfrytëzohen për qëllim të depove doganore.

Diskutimi i sotëm është vazhdimësi e përpjekjeve të forcimit dhe përmirësimit të dialogut mes sektorit publik dhe atij privat.

NË RAJONIN E MITROVICËS RRITEN TË HYRAT PËR 22%

NË RAJONIN E MITROVICËS RRITEN TË HYRAT PËR 22%

Mitrovicë 14 shkurt 2014 – Sot në drejtorinë Rajonale në Mitrovice është mbajtur konferencë për media, me ç’rast janë prezantuar zhvillimet, të arriturat dhe sfidat e kësaj Drejtorie.

Udhëheqësi i Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë z. Bashkim Arifi fillimisht ka prezantuar ri strukturimin e Doganës. Funksionalizimi i kësaj strukture ka lehtësuar bashkëpunimin me biznese, pasi që tani çdo procedurë mund të kryhet nëpër drejtoritë rajonale, ashtu që bizneseve nga rajoni i Mitrovicës iu mundësohen te gjitha shërbimet dhe lehtësirat Doganore me shpenzime sa më të ulëta.

Që nga fillimi i këtij viti në regjionin e Mitrovicës dukshëm ka ngritje të rezultateve pozitive. Me fillimin e funksionalizimit të pikave Bërnjak dhe Jarinje si ne çdo pike tjetër, vërehet rënie e madhe e kontrabandës. Si indikacion i kësaj është rritja e dukshme e të hyrave në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në tabelën e më poshtme mund të shihni krahasimet mes vitit 2014 dhe 2013 për periudhën e njëjtë kohore 01.01. deri 10.02.2014

Dega Doganore

Periudha e inkasimit te hyrave

Totali i te hyrave

ZBD Mitrovica

01.01.2014-10.02.2014

              2,029,447.72

Bërnjak

01.01.2014-10.02.2014

                    19,908.79

Jarinje

01.01.2014-10.02.2014

                 210,087.41

 

Totali për 2014

              2,259,443.92

Mitrovica Terminal

01.01.2013-10.02.2013

              1,848,899.84

 

Totali për 2013

              1,848,899.84

 

410,554.08

               

Rritja e të hyrave në vitin 2014 është për 22% më e lartë se viti paraprak, respektivisht 410,554.08 euro.

 

Kapen mallra gjatë tentim kontrabandës në Vërmicë

Kapen mallra gjatë tentim kontrabandës në Vërmicë

Prishtinë 14 shkurt 2014 – Dje në orët e pasditës  njësitet e Doganës kanë arritur të parandaloj një tentim kontrabande nga Republika e Shqipërisë, ku në një furgon janë gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave higjienike të fshehura.

Pas selektimit të këtij automjeti oficerët Doganor kanë pyetur vozitësin se a ka mallra për të deklaruar ku përgjigjja ishte se nuk kam asgjë për te deklaruar , ku dhe pastaj  ka filluar edhe  kontrolli i detajuar i furgonit, pas kontrollit kemi hasur  në mall të fshehur ne disa pjese te ndryshme te furgonit si  në dyert e brendshme, tek goma rezervë, nën ulëse etj.

Personi me këtë rast ka shkaktuar kundërvajtje doganore duke shkelur nenin 279 të Kodit të doganës dhe akcizës, ku edhe mallrat i janë nënshtruar sekuestrimit dhe ndaj personit është hapur procedura kundërvajtjes.  

 

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara të markës tregtare “Mercedes”

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara të markës tregtare “Mercedes”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 150 copë, të markës tregtar “Mercedes”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit ne vlere prej 1500 Euro

Drejtori i Doganës së bashku me Drejtorin e Polici

Drejtori i Doganës së bashku me Drejtorin e Polici

Prishtinë 12 shkurt 2014 –Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Rafuna dhe Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës z. Maxhuni vizituan hanin e Elezit ku edhe inspektuan pajisjet dhe kontrollet e specializuara të cilat janë donacion i qeverisë së SHBA-ve.

Kjo kontroll me pajisje të teknologjisë së avancuar, ka ndihmuar në luftimin e kontrabandës dhe zbulimin e shumë rasteve të tentim kontrabandës me mallra të ndryshme.  

“Këto pajisje po i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë organeve të sigurisë për zbulimin e veprave të kundërligjshme” tha drejtori i policisë z. Maxhuni.

Kurse në anën tjetër Drejtori i Doganës z. Rafuna theksoj faktin se mallrat me akcizë janë ato të cilat kapen më së shumti nga dogana gjatë tentim kontrabandës.

Me këtë rast y. Rafuna falënderoj për përkrahjen që qeveria e SHBA-ve përmes programit të saj (EXBIS) është duke i ofruar Doganës, si në aspektin teknik po ashtu edhe në fushën e këshillimeve dhe asistencës

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara të markës tregtare “Puma”

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara të markës tregtare “Puma”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 16 cop, të markës tregtar “Puma”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit ne vlere prej 80 euro

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara të markës tregtare “Nike”

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara të markës tregtare “Nike”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 151 cop, të markës tregtar “NIKE” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit ne vlere prej 755 euro

BASHKËPUNIMI  DOGANË – QYTETARË SJELL REZULTATE TË

BASHKËPUNIMI DOGANË – QYTETARË SJELL REZULTATE TË

Prishtinë 7 shkurt 2014 – Dogana e Kosovës  gjatë javës së kaluar ka parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi, ku vlera e mallrave të konfiskuara arrin mbi 20.000 euro.

Pas ftesës së bërë nga Dogana për të lajmëruar rastet potenciale të kontrabandës është shtuar numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përmes thirrjeve të pranuara Oficerët Doganor kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi, me mallra të ndryshme që kapin vlera të larta.

Gjatë patrullimit nëpër autostradën Vërmicë-Merdare Oficerët Doganor kanë vërejtur një automjet të dyshuar,  menjëherë pas dyshimit është ndal automjeti për kontroll. Gjatë kontrollit Oficerët Doganor kanë hasur në sasi të konsiderueshme të produkteve të kozmetikës.  Sasia e mallit të zbuluar dyshohet të jetë e kontrabanduar, pasi që personi në fjalë nuk posedon asnjë faturë mbi blerjen e mallit. Me këtë rast pala në fjalë ka bërë kundërvajtje Doganore, dhe menjëherë i është konfiskuar vetura përkohësisht si dhe sasia e mallit të zbuluar deri në përfundim të procedurave.

Po ashtu në pikë kalimin kufitar në Vermicë gjatë kontrollit të një autobusit Oficerët Doganorë kanë zbuluar sasi të alkoolit të pa deklaruar, që kap vlerën rreth 2000 €. E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar, si dhe ndaj palës është iniciuar gjobë administrative.

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës gjatë 7 ditëve të fundit Oficerët Doganor kanë zbuluar disa raste me mallra të ndryshme, në tentim të shmangies së taksave. Vetëm gjatë kësaj periudhe në këtë pikë Dogana ka konfiskuar  15  copë telefona të mençur (smart phone)  të llojeve si iPhone, Samsung Galaxy, si dhe mallra të ndryshme komerciale si pajisje elektrike për lojëra të fatit pastaj bizhuteri të ndryshme, veshmbathje etj, në vlerë rreth 3000 euro. Po ashtu është ndaluar edhe një rast në mos deklarim të mjeteve monetare, nga shuma e zbuluar në bazë të ligjit për mos deklarim të mjeteve monetare, palës i janë konfiskuar 25% i shumës totale, në këtë rast 5 000 euro.

Një rast tjetër është zbuluar në magjistralen Pejë – Prishtinë, pas ndaljes për kontroll të një automjeti, në bagazh tek goma rezervë Oficerët Doganor kanë zbuluar rreth 60 kg peshk të freskët. Po ashtu në rajonin e Prishtinës Oficerët Doganor kanë zbuluar edhe disa raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme si tekstil, material hidrosanitar etj që kapin vlerën rreth 3000 euro.

Në pikë kalimin Kufitar Hani i Elezit është ndalur një automjet për kontroll me targa të Shkupit. Gjatë kontrollit të automjetit Oficerët Doganor kanë zbuluar Tableta stimuluese Soft Gel 7020 copë që kap vlerën rreth 6000€.

Të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar  si dhe ndaj palëve janë inicuar gjoba administrative.

Dogana e Kosovës edhe më tutje fton të gjithë qytetarët e Kosovës që të thërrasin dhe të lajmërojnë për të gjitha rastet e dyshuara të kontrbandës dhe korrupsionit.

Të gjitha informatat mund të drejtohen në telefonin 038 500 095 

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN DHE KORRUPSIONIN  P

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN DHE KORRUPSIONIN P

Prishtinë 27/01/2014. – Mbrëmë në orët e vona të natës njësitet antikontrabandë të Doganës kanë arritur të parandalonin kontrabadimin e mallrave përmes autobusit të linjës Tetovë – Ferizaj – Prishtinë ku janë gjetur mallra të fshehura në vlerë mbi 10.000 euro.

Dogana e Kosovës në orët e paditës së djeshme ka pranuar një thirrje nga një qytetar i republikës së Kosovës në qendrën e thirrjeve ku është lajmëruar për një kontrabandim të mundshëm përmes autobusit i cili qarkullon në drejtim Maqedoni – Kosovës. Menjëherë pas pranimit të telefonatës njësit e anti-kontrabandës kanë arritur të lokalizojnë autobusin si dhe e kanë bërë ndaljen e tij në magjistralen Prishtinë-Ferizaj saktësisht në udhëkryqin e Lipjanit.

Pas kontrollës fillestare  të  autobusit është hasur ne barna, kakao në thasë dhe çokolatë granulat.

Dogana e ka vendosur nën mbikëqyrje këtë autobus si dhe ka kontaktuar prokurorinë ku edhe është konfiskuar tërë sasia e mallrave dhe autobusi. Kurse ndaj personave përgjegjës është marr masa e ndalimit për 48 orë.

Sasia e zbuluar është:

  1. Medikamente të ndryshme 67 emërtime, sasia 3021 copë (kuti)

  2. Kakao pluhur 40 thasë x 25 kg = 1000 kg,

  3. Çokolate grand Caribe 25 pako x 20 kg = 500 kg

     

Njësitet e Doganës kanë vazhduar edhe më tutje aksion për të hetuar formën e futjes së këtij autobusi pa kontrollin adekuat dhe pas hetimeve preliminare është lokalizuar pika e hyrjes dhe forma e kontrabandimit. Me urdhër të prokurorit Oficeri doganor i dyshuar për këtë rast është dërguar në mbajtje për 48 orë. Drejtori i përgjithshëm ka marr masën e suspendimit të zyrtarit doganor si dhe lëshuar vërejtje për zinxhirin komandues të drejtorisë rajonale të Ferizajit.  

Ky rast tregon edhe një herë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi me qytetar, ku fal një informate është arritur të bëhet parandalimi i kontrabandimit dhe korrupsionit, prandaj dogana falënderon publikisht shtetasin i cili ka bërë këtë thirrje dhe  fton qytetarët që të ndjekin këtë shembull të bashkëpunimit qytetar – institucione.

Lusim të gjithë ata që kanë informata lidhur me kontrabandë dhe korrupsion të na kontaktojnë në 038 500 095.

KAPEN MBI 3KG NARKOTIK NË VËRMICË

KAPEN MBI 3KG NARKOTIK NË VËRMICË

Prizren 25.01.2014, sot në orët e para të mëngjesit oficerët doganor së bashku me policinë kufitare kanë parandaluar një tentim të kontrabandimit të narkotikëve. Rreth orës 08:30 është ndalur për kontrollë autobusi me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit te autobusit se bashku me Policin Kufitare, në pjesën e bagazheve janë vërejtur 2 (dy) qese plastike të mbështjella me rroba te ndryshme gjatë kontrollës se tyre është vërejtur se brenda në qese është hasur ne narkotik (e llojit marihuanë), në sasi prej 3.365 kg.

Oficerët doganor dhe policia gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe personin i cili kishte në posedim kësaj sasi të substancës narkotike, personi me inciale E. H. ishte shtetas Republikës së Shqipërisë, i njëjti  i është dorëzuar Policisë Kufitare ku edhe është bërë arrestimi i tij dhe vazhdimi i procedurave tjera.

Pas zbulimit është  vazhduar me kontrollën detale të autobusit por nuk është hasur në ndonjë mall tjetër të  fshehur. Dogana e Kosovës vazhdon të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve përmes kontrollave të shtuara në të gjitha vendkalimet kufitare. 

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara të markës tregtare “Adidas”

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara të markës tregtare “Adidas”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 840 cp , të markës tregtar “ADIDAS”(Tekstil) , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan
procesit të shkatërrimit arrin ne 8400 euro