SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

DOGANA ASGJËSON APARATE TË LOJËRAVE TË FATIT

DOGANA ASGJËSON APARATE TË LOJËRAVE TË FATIT

Prishtinë, 01 prill 2014,  Dogana e Kosovës ka filluar sot procesin e asgjësimit të aparateve për lojëra të fati të konfiskuara nga ana e Doganës në bashkëpunim me Divizionin e Lojërave të Fatit të ATK-së si dhe Policinë e Kosovës.

Këto Aparate të Lojërave të Fatit janë Konfiskuar në pjesë të ndryshme të Kosovës që nga viti 2012. Numri i aparateve që asgjësohen në këtë fazë është 313 copë.

Asgjësimi I këtyre aparateve bëhet kryesisht për mos-pagesë të borxheve.

Lidhur me konfiskimin e këtyre aparateve, kanë perfunduar të gjitha procedurat ligjore, dhe Dogana ka dërguar në gjykatat kompetente procedurën e inkasimit të borxheve që janë akumuluar nga këto aparate.

DOGANA  PARANDALON KONTRABANDËN ME TELEFONA MOBIL,

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN ME TELEFONA MOBIL,

Prishtinë 31 Mars 2014 – Dje rreth orës 18:00 Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast në tentim kontrabandimi.

Në pikën kufitare në Vërmicë, Oficerët Doganor gjatë ushtrimit të kontrollit, kanë selektuar një automjet të tipit Ford Mustang, për kontroll rutinore .Pas ndaljes oficerët e kanë pyetur nëse ka diçka për të deklaruar, mirë po vozitësi në fjalë ka deklaruar vetëm gjërat personale.

Më pas Oficerët Doganor kanë filluar me  kontroll detale të automjetit, me ç’rast kanë hasur në mall të fshehur në valixhe, të përzier me rroba.

Malli i zbuluar është si më poshtë:

  • Telefona mobil – iPhone 42 copë

  • Tablet 21 copë

  • Llap top 28 copë

 E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar, si dhe komplet rasti i dorëzohet Komisionit për Kundërvajtje Doganore për procedurë të mëtutjeshme.

 

 

DREJTUESI I MISIONIT NE AMBASADEN E SUEDISE NË KOS

DREJTUESI I MISIONIT NE AMBASADEN E SUEDISE NË KOS

Prishtinë 28 mars 2014, – Drejtuesi i Misionit në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë z. Henrik Nilsson sot vizitoi Drejtorinë e Doganës. Në Doganë z. Nilsson u prit nga zyrtarë të lartë të Doganës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm z. Lulzim Rafuna.

Fillimisht, Drejtori i Përgjithshëm z.Rafuna në pika të shkurta informoi z. Nilsson me zhvillimet e Doganës  në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, sfidat dhe planet për të ardhmen.

Z. Rafuna  falënderojë z. Nilsson për përkrahjen që shteti Suedez i ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës  gjatë 14 viteve të fundit dhe shprehi gatishmëri të ofrimit të përkrahjes së Doganës për investitorët potencial suedez. Nga ana tjetër Drejtuesi i Ambasadës Suedeze vlerësoj lartë bashkëpunimin e Doganës si dhe përgëzoj për performancën e saj.

Gjithashtu në takim është diskutuar mundësia thellimin të bashkëpunimit të ndërsjellët në ç’ështjet që mbulon Dogana e Kosovës.

 

KAPEN 25.000 EURO MEDIKAMENTE GJATË TENTIM KONTRAB

KAPEN 25.000 EURO MEDIKAMENTE GJATË TENTIM KONTRAB

Prishtinë 28 mars 2014 – Oficerët doganor gjatë kontrollimit të udhëtarëve në aeroportin “Adem Jashari” kanë arritur të kapin sasi të konsiderueshme të barnave rreth 1400 paketime.

Oficerët doganor kanë filluar të kontrollojnë udhëtarët e fluturimit Stamboll – Prishtinë duke profiluar riskun dhe selektuar udhëtarët për kontroll detaje. Oficerët doganor kanë vërejtur se njëri prej udhëtarëve ka tentuar t’i shmanget kontrollit doganor duke vazhduar për në tualetet e Aeroportit së bashku me bagazhin e tij.

Ky person menjëherë është vënë nën mbikëqyrje dhe të gjitha veprimet e tij janë përcjellur nga oficerët doganor, udhëtar i dyshimtë ka braktisur bagazhin dhe është drejtuar për në dalje pa valixhet e tij. Oficerët doganor e kanë ndaluar ku edhe pas hetimeve fillestare personi ka pranuar se ka braktisur valixhet  në të cilat kishte sasi të konsiderueshme të barnave. Personi i ndaluar është shtetas kosovar me iniciale A.T.

Mallrat e konfiskuara janë të llojeve të ndryshme si në vijim: 

1.         Adrimisin 50mg 65 pako

2.         Pirucin 50mg/25ml 100 pako

3.         Sintopizid 100mg/5ml 100 pako

4.         Cyclo-Progynola 100 pako

5.         Cialis 20mg 1000 pako

Vlera e mallrave të konfiskuara është afër 25000 euro, kurse pas konsultimeve me prokurorinë është vendosur që të procedohet kundërvajtja nga Dogana e Kosovës.

TAKIM BILATERAL NDËRMJET DOGANËS SË KOSOVËS DHE AS

TAKIM BILATERAL NDËRMJET DOGANËS SË KOSOVËS DHE AS

 

Prishtinë 27 Mars 2014 – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Lulzim Rafuna vizitoi drejtorinë e Doganës së Malit të zi, ku u prit nga drejtori i përgjithshëm z. Vladan Jokovic.

Dogana e Kosovës vazhdon  bashkëpunimin e ngushtë me Doganën e Malit të Zi me takime të rregullta në mes të dy administratave.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z.Rafuna prezantoi ndryshimet strukturore të cilat e kanë transformuar Doganën e Kosovës në një administratë moderne dhe fleksibile e aftë për tu perballuar me sfidat e kohës.

 

Pikat e diskutimit të sotëm në mes të drejtorëve të përgjithshëm ishin bashkëpunimi bilateral në mes të dy administratave me theks të veqant në përmirësimin e procedurave të qarkullimit të mallrave përmes territoreve të dy vendeve respektive.

Ndër të tjerash në këtë takim u diskutua edhe për eksportet e Kosovës drejt Malit të zi, dhe eksporte nga Mali i zi për në Kosovë. Shkëmbimi eletronik i të dhënave ishte ndër temat ku u theksua se, nga ky shkëmbim të dyja vendet parandalojnë edhe luftimin e kontrabandës së mallrave dhe evazionit fiskal.

KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS HASHIM THAÇI

KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS HASHIM THAÇI

Prishtine 26 mars 2014 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Financave, Besim Beqaj, sot ka vizituar Doganën e Kosovës, ku është pritur nga Drejtori I Përgjithshëm Lulzim Rafuna me bashkëpunëtorë. Në këtë vizitë kryeministri Thaçi u njoh nga afër me punën dhe funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm shtetëror.

Gjatë vizitës, Kryeministrit Thaçi oficerët e lartë doganorë i prezantuan projektin për fillimin e centralizimit dhe unifikimit të procedurave të vlerësimit të mallrave gjatë secilit import, procedurë kjo e filluar në vitin 2014, e cila ka rezultuar me rritjen e të hyrave për 12% më shumë se viti i kaluar. Ky është një projekt në kuadër të reformës në administratën e doganave dhe efikasitetit të tyre.

Pas takimit me oficerët doganorë të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi dhe Drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna, u prononcuan për media:

Unë sot së bashku me ministrin e Financave vizituam oficerët doganorë. Jam këtu sot për të theksuar se misioni i ri me të cilin përballet Kosova sot, është ai i hapjes së vendeve të reja të punës, gjithashtu edhe i nxitjes së rritjes ekonomike.

Doganat kanë luajtur dhe do të luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në implementimin e këtij misioni.

Nëpërmjet arritjeve, rezultateve konkrete dhe më efektive që është duke shënuar Dogana e Kosovës, në veçanti në luftë kundër informalitetit, kontrabandës dhe korrupsionit, ju keni ndihmuar bizneset dinjitoze të Kosovës nga konkurrenca e pandershme.

Në këtë mënyrë, ju jeni duke i ndihmuar këto biznese që ato të zgjerohen, të konsolidohen dhe të hapin vende të reja të punës për të rinjtë kosovarë.

Për çdo investitor të huaj, por edhe prodhuesit tanë vendor, që eksportojnë mallra në vendet e Bashkimit Evropian, dogana paraqet administratën e parë me të cilën ata përballen. Prandaj, përmirësimi që keni bërë me punën tuaj i ka dhënë impakt të madh tërheqjes së investitorëve të huaj për të ardhur në Kosovë.

Ardhja e tyre në Kosovë, do të përkthehet në rritje edhe më të madhe ekonomike, në rritjen e ndjeshme të punësimit për të rinjtë kosovarë.

Për shtetin tonë, për zhvillimin ekonomik, është më e rëndësishme të vazhdojmë të kemi një administratë doganore të zhvilluar sipas standardeve evropiane.

Qeveria e Kosovës i ka sjellë të gjitha ligjet në përputhje me legjislacionin evropian, prandaj edhe implementimi i këtyre ligjeve do të jetë në përputhje me praktikat evropiane.

Në këtë mënyrë do të vijnë më lehtë edhe investitorët evropianë tek ne, dhe ekonomia do të integrohet më shumë në tregun evropian.

Unë, dua të përgëzoj doganën kosovare për reformën brenda administratës doganore. Kjo reformë e Doganës së Republikës së Kosovës është model për administratën doganore të vendeve të rajonit. Rezultatet e reformës tanimë janë të prekshme, falë përmirësimit të punës së doganave.

Të ardhurat e vitit 2013 kanë qenë 60 për qind më të larta se ato të vitit 2007/2008. Një administratë doganore e zhvilluar sipas standardeve evropiane është pasqyrë e shtetit tonë.

Gjithashtu sot nga drejtuesit e Doganës së Kosovës u informova se oficerëve doganorë të Republikës së Kosovës iu kanë krijuar kushtet, mundësitë shumë më të mira për punë, dhe sot të gjithë oficerët doganorë, rreth 600 sa janë, gëzojnë të ardhurat më të larta prej doganierëve në nivel të rajonit.

Qeveria e Kosovës do të përkrahë fuqishëm Doganën e Kosovës, gjithçka çka nevojitet, shteti do të jetë në mbështetje të tyre, dhe jam shumë mirënjohës për punën e shkëlqyer që po bëjnë të gjithë doganierët e Republikës së Kosovës.

Unë ju uroj i nderuari z. Drejtor, për punë tuaj, ekipit tuaj dhe çdo doganieri të Kosovës.

Gjithashtu u dakorduam që shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i objektit të ri për Doganën e Kosovës dhe për Administratën Tatimore të Kosovës.

Nga ana e tij, drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, falënderoi kryeministrin Thaçi për vizitën.

“Mbështetja e kryeministrit të Qeverisës së Republikës së Kosovës për neve është motiv që të vazhdojmë me punën tonë” – theksoi z. Rafuna pas takimit me kryeministrin Thaçi.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, në shenjë mirënjohje për mbështetjen e dhënë për Doganat e Kosovës, i dhuroi kryeministrit Thaçi logon e Doganës së Kosovës të gravuar, e cila është aprovuar në vitin 2008 nga kryeministri Thaçi, që ishte një ndër vendimet e para të marra nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi.  

UDHËHEQËSI I ZYRËS SË BE-së NË KOSOVË Z. SAMUEL ZB

UDHËHEQËSI I ZYRËS SË BE-së NË KOSOVË Z. SAMUEL ZB

Prishtine 14 mars 2014 – Udhëheqësi i zyrës se BE-se ne Kosove z. Samuel Zbogar  vizitoi drejtorinë e Doganës.

Në këtë takim z. Zbogar u prit nga Drejtori i Përgjithshëm z. Lulzim Rafuna me bashkë punëtor.

Fillimisht Drejtori i Përgjithshëm z.Rafuna  në pika të shkurta, informoi z. Zbogar  me zhvillimet e Doganës  në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, Zhvillimet në përmbushjen e standardeve evropiane si dhe sfidat dhe planet për të ardhmen. 

Z. Zbogar vlerësoj zhvillimet në Doganën e Kosovës dhe ndër tjera potencoj asistencën që Bashkimi Europian mund ti ofroj Doganës për vazhdim të mëtejshëm të progresit.

KËSHILLI KONSULTATIV PËRCAKTON KRITERET PËR DEPO D

KËSHILLI KONSULTATIV PËRCAKTON KRITERET PËR DEPO D

Prishtinë 13 Mars 2014. – Këshilli Konsultativ për çështje ekonomike i përbërë nga  Ministria e Financave, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimor e Kosovës dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike, Odës Ekonomike Amerikane në Kosove dhe Aleancës Kosovare te Biznesit  ne takimin e mbajtur te enjten kane aprovuar Kriteret te cilat duhet ti plotësojnë kompanitë për te fituar te drejtën për Depo Doganore.

Me këtë rast u theksua se afati i autorizimeve ekzistuese per depo Doganore skadon me 15 mars dhe te gjitha kompanitë te cilat nuk aplikojnë për autorizim të ri sipas kritereve te propozuara nga Keshilli Konsultativ,  me automatizëm e humbin te drejtën e Depos Doganore.

Ne takim u përcaktuan ne detaje kriteret te cilat duhet ti plotësojnë kompanitë për te fituar këtë privilegj dhe u theksua se është ne interes te institucioneve vendore qe te krijojnë kushte sa me te favorshme për kompanitë te cilat me punën dhe angazhimin e tyre ne respektimin e ligjeve e meritojnë një privilegj (lehtesire ekonomike) te tille.

Ne mbledhje u theksua se ekonomisë se Kosovës do ti ndihmohet  duke respektuar sundimin e ligjit dhe praktikat me te mira, kompanive te tilla do te ju mundësohen privilegje ligjore, ndërsa ne te njëjtën kohe atyre kompanive  qe punojnë ne kundërshtim me ligjet duhet pamundësuar një sjellje e tille.

Me këtë rast edhe gjate përcaktimit te kritereve për marrjen e licencave për depo Doganore u theksua se duhet respektuar propozimet e komunitetit te biznesit te cilat nuk bien ndesh me ligjet ne fuqi.

Zëvendës ministri i financave, Naim Fetahu me këtë rast theksoi se Këshilli Konsultativ  gjithnjë e më shumë po të shndërrohet në vend ku do po shqyrtohen shqetësimet e komunitetit te biznesit dhe ku do te propozohen zgjidhje për kërkesat e tyre te arsyeshme.

Përfaqësuesit e Odes Ekonomike te Kosovës, Odes Ekonomike Amerikane ne Kosove dhe

Aleancës Kosovare te Biznesit, siç u vlerësua ne mbledhje kane dhënë kontribut te rëndësishëm ne përcaktimin e kritereve për licencimin e depove doganore dhe kjo është vlerësuar si shembull i mire sesi duhet te punohet dhe komunikohet me transparencë  ne adresimin e shqetësimeve te bizneseve.

Ndryshe Këshilli Konsultativ i formuar me vendimin e ministrit te financave ka për detyre primare qe te shqyrton te gjitha çështjet e rëndësishme për krijimin e kushteve sa me te mira për te bërit biznes nga prizmi i Doganës dhe ATK-së dhe qe me propozimet dhe me sugjerimet e veta ti ndihmoj institucionet vendore ne krijimin e kushteve sa me te mira për veprimtarinë ekonomike ne Kosove.

PARANDALOHET NJË RAST KONTRABANDIMI TENTIM TË SHMA

PARANDALOHET NJË RAST KONTRABANDIMI TENTIM TË SHMA

Prishtinë 13 mars 2014 – Në një aksion të zhvilluar Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në rajonin e Ferizaj-it, kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të mallit  pa origjinë.

Gjatë kontrollit në një lokal afarist në rajonin e Ferizaj-it, Oficerët Doganor kanë hasur në sasi të konsiderueshme të poçave elektrike, për të cilat pronari nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen apo dëshmi mbi kryerjen e obligimeve Doganore.

Me urdhër të prokurorit Oficerët Doganor  kane ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e pronarit, me ç’rast edhe në shtëpi kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të po të njëjtit mall, pa dokumentacion përkatës.

Në këtë rast pala ka tentuar ti shmanget obligimeve të taksave doganore në vlerë mbi 22 mijë €.

Sasia e mallit të zbuluar menjëherë  është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, si dhe ndaj palës është hapur procedura e kundërvajtjes.

 

DOGANA NUK APLIKON TAKSËN PREJ 40 EUROVE

DOGANA NUK APLIKON TAKSËN PREJ 40 EUROVE

Dogana e Kosovës njofton opinionin se raportimet lidhur me aplikimin e taksës prej 40 eurove, nuk janë të vërteta. Dogana e Kosovës nuk ka kompetenca ligjore për të shtuar ndonjë taksë, përveç taksave të cilat aprovohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.   

Informatat e dhëna nga vozitësit e maunave në media lidhur me pretendimet për aplikimin e taksës janë të pavërteta, dhe po tentojnë të shfrytëzohen nga një grup i vogël i tregtarëve (importues nga Kosova) për qëllime të tyre.  

Dogana në bashkëpunim me Odën ekonomike të Kosovës, Aleancën e Biznesit dhe Odën Amerikane në Kosovë janë pajtuar kohë më parë që të ndërrojnë procedurat e thjeshtëzuara të importit, ashtu që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me Kodin e Doganave dhe Akcizës dhe praktikave më të mira Evropiane. Prandaj edhe tani Dogana ka pezulluar sistemin e importit të thjeshtëzuar që ka qenë duke u shfrytëzuar nga këto kompani, deri në ri-licensimin e tyre  sipas udhëzimit administrativ i cili ka hyrë në fuqi në muajin  shkurt të këtij viti. 

Ky është një vendim i përbashkët,  i marr në Këshillin Konsultativ pranë Ministrisë së Financave, këshill që përbëhet nga Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Aleanca Kosovare e Biznesit

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për rend dhe ligj duke krijuar konkurrencë të barabartë për të gjithë importuesit dhe mallrat që importohen në vendin tonë.

Dogana edhe një herë informon se nuk ka aplikim të ndonjë takse por vetëm pezullimi i procedurave të thjeshtëzuara deri në përfundimin e procesit të ri-licensimit nëpër të cilin do të kalojnë të gjithë aplikuesit.

DOGANA ARRIN REKORD NË GRUMBULLIMIN E TË HYRAVE

DOGANA ARRIN REKORD NË GRUMBULLIMIN E TË HYRAVE

Dogana e Kosovës ka arritur të tejkalojë parashikimet buxhetore dhe të mbledhë 12% më shumë se vitin e kaluar.    

 

Prishtinë 4 mars 2014 – Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi, ka arritur shifrën rekorde në muajin shkurt, pasi janë mbledhur mbi 100 milion euro të hyra, vetëm në dy muajt e parë të vitit 2014.

 

Nëse krahasohen të hyrat me vitin e kaluar kjo paraqet një rritje 12,8 milion euro, sepse gjatë vitit të kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur 93,3 milion euro kurse tani në të njëjtën periudhë Dogana ka arritur të mbledhë 106,1 milion euro.

 

Dogana e Kosovës sipas trendeve aktuale, deri në fund të vitit 2014 do të arrij rekord në mbledhjen e të hyrave, të cilat për këtë vit pritet të janë mbi 930 milion euro.

 

Arsyet e kësaj rritje janë të ndryshme, por një ndër faktorët që ka ndikuar direkt në rritjen e performacës së organizatës është edhe reforma e aplikuar në regjionalizimin e institucionit.

 

Dogana tanimë është shndërruar në një organizatë moderne dhe e aftë për tu përballuar me sfidat e ndryshme. Gjithashtu rritja e kontrolleve kufitare, luftimi i kontrabandës si dhe rritja e përmbushjes vullnetare nga bizneset e përgjegjshme, kanë ndikuar në rritjen direkte të të hyrave.

 

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Shkatërrimi i mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 120 cop, të markës tregtar “Jack Daniel’S”(Bluza), të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit ne vlere prej 600 euro