• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

28/03/2014

KAPEN 25.000 EURO MEDIKAMENTE GJATË TENTIM KONTRAB

Prishtinë 28 mars 2014 – Oficerët doganor gjatë kontrollimit të udhëtarëve në aeroportin “Adem Jashari” kanë arritur të kapin sasi të konsiderueshme të barnave rreth 1400 paketime.

Oficerët doganor kanë filluar të kontrollojnë udhëtarët e fluturimit Stamboll – Prishtinë duke profiluar riskun dhe selektuar udhëtarët për kontroll detaje. Oficerët doganor kanë vërejtur se njëri prej udhëtarëve ka tentuar t’i shmanget kontrollit doganor duke vazhduar për në tualetet e Aeroportit së bashku me bagazhin e tij.

Ky person menjëherë është vënë nën mbikëqyrje dhe të gjitha veprimet e tij janë përcjellur nga oficerët doganor, udhëtar i dyshimtë ka braktisur bagazhin dhe është drejtuar për në dalje pa valixhet e tij. Oficerët doganor e kanë ndaluar ku edhe pas hetimeve fillestare personi ka pranuar se ka braktisur valixhet  në të cilat kishte sasi të konsiderueshme të barnave. Personi i ndaluar është shtetas kosovar me iniciale A.T.

Mallrat e konfiskuara janë të llojeve të ndryshme si në vijim: 

1.         Adrimisin 50mg 65 pako

2.         Pirucin 50mg/25ml 100 pako

3.         Sintopizid 100mg/5ml 100 pako

4.         Cyclo-Progynola 100 pako

5.         Cialis 20mg 1000 pako

Vlera e mallrave të konfiskuara është afër 25000 euro, kurse pas konsultimeve me prokurorinë është vendosur që të procedohet kundërvajtja nga Dogana e Kosovës.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DREJTUESI I MISIONIT NE AMBASADEN E SUEDISE NË KOS

DREJTUESI I MISIONIT NE AMBASADEN E SUEDISE NË KOS

Prishtinë 28 mars 2014, – Drejtuesi i Misionit në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë z. Henrik Nilsson sot vizitoi Drejtorinë e Doganës. Në Doganë z. Nilsson u prit nga zyrtarë të lartë të Doganës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm z. Lulzim Rafuna.

Fillimisht, Drejtori i Përgjithshëm z.Rafuna në pika të shkurta informoi z. Nilsson me zhvillimet e Doganës  në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, sfidat dhe planet për të ardhmen.

Z. Rafuna  falënderojë z. Nilsson për përkrahjen që shteti Suedez i ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës  gjatë 14 viteve të fundit dhe shprehi gatishmëri të ofrimit të përkrahjes së Doganës për investitorët potencial suedez. Nga ana tjetër Drejtuesi i Ambasadës Suedeze vlerësoj lartë bashkëpunimin e Doganës si dhe përgëzoj për performancën e saj.

Gjithashtu në takim është diskutuar mundësia thellimin të bashkëpunimit të ndërsjellët në ç’ështjet që mbulon Dogana e Kosovës.

 

LEXO MË SHUMË
TAKIM BILATERAL NDËRMJET DOGANËS SË KOSOVËS DHE AS

TAKIM BILATERAL NDËRMJET DOGANËS SË KOSOVËS DHE AS

 

Prishtinë 27 Mars 2014 – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Lulzim Rafuna vizitoi drejtorinë e Doganës së Malit të zi, ku u prit nga drejtori i përgjithshëm z. Vladan Jokovic.

Dogana e Kosovës vazhdon  bashkëpunimin e ngushtë me Doganën e Malit të Zi me takime të rregullta në mes të dy administratave.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z.Rafuna prezantoi ndryshimet strukturore të cilat e kanë transformuar Doganën e Kosovës në një administratë moderne dhe fleksibile e aftë për tu perballuar me sfidat e kohës.

 

Pikat e diskutimit të sotëm në mes të drejtorëve të përgjithshëm ishin bashkëpunimi bilateral në mes të dy administratave me theks të veqant në përmirësimin e procedurave të qarkullimit të mallrave përmes territoreve të dy vendeve respektive.

Ndër të tjerash në këtë takim u diskutua edhe për eksportet e Kosovës drejt Malit të zi, dhe eksporte nga Mali i zi për në Kosovë. Shkëmbimi eletronik i të dhënave ishte ndër temat ku u theksua se, nga ky shkëmbim të dyja vendet parandalojnë edhe luftimin e kontrabandës së mallrave dhe evazionit fiskal.

LEXO MË SHUMË