• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

13/03/2014

PARANDALOHET NJË RAST KONTRABANDIMI TENTIM TË SHMA

Prishtinë 13 mars 2014 – Në një aksion të zhvilluar Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në rajonin e Ferizaj-it, kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të mallit  pa origjinë.

Gjatë kontrollit në një lokal afarist në rajonin e Ferizaj-it, Oficerët Doganor kanë hasur në sasi të konsiderueshme të poçave elektrike, për të cilat pronari nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen apo dëshmi mbi kryerjen e obligimeve Doganore.

Me urdhër të prokurorit Oficerët Doganor  kane ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e pronarit, me ç’rast edhe në shtëpi kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të po të njëjtit mall, pa dokumentacion përkatës.

Në këtë rast pala ka tentuar ti shmanget obligimeve të taksave doganore në vlerë mbi 22 mijë €.

Sasia e mallit të zbuluar menjëherë  është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, si dhe ndaj palës është hapur procedura e kundërvajtjes.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

KËSHILLI KONSULTATIV PËRCAKTON KRITERET PËR DEPO D

KËSHILLI KONSULTATIV PËRCAKTON KRITERET PËR DEPO D

Prishtinë 13 Mars 2014. – Këshilli Konsultativ për çështje ekonomike i përbërë nga  Ministria e Financave, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimor e Kosovës dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike, Odës Ekonomike Amerikane në Kosove dhe Aleancës Kosovare te Biznesit  ne takimin e mbajtur te enjten kane aprovuar Kriteret te cilat duhet ti plotësojnë kompanitë për te fituar te drejtën për Depo Doganore.

Me këtë rast u theksua se afati i autorizimeve ekzistuese per depo Doganore skadon me 15 mars dhe te gjitha kompanitë te cilat nuk aplikojnë për autorizim të ri sipas kritereve te propozuara nga Keshilli Konsultativ,  me automatizëm e humbin te drejtën e Depos Doganore.

Ne takim u përcaktuan ne detaje kriteret te cilat duhet ti plotësojnë kompanitë për te fituar këtë privilegj dhe u theksua se është ne interes te institucioneve vendore qe te krijojnë kushte sa me te favorshme për kompanitë te cilat me punën dhe angazhimin e tyre ne respektimin e ligjeve e meritojnë një privilegj (lehtesire ekonomike) te tille.

Ne mbledhje u theksua se ekonomisë se Kosovës do ti ndihmohet  duke respektuar sundimin e ligjit dhe praktikat me te mira, kompanive te tilla do te ju mundësohen privilegje ligjore, ndërsa ne te njëjtën kohe atyre kompanive  qe punojnë ne kundërshtim me ligjet duhet pamundësuar një sjellje e tille.

Me këtë rast edhe gjate përcaktimit te kritereve për marrjen e licencave për depo Doganore u theksua se duhet respektuar propozimet e komunitetit te biznesit te cilat nuk bien ndesh me ligjet ne fuqi.

Zëvendës ministri i financave, Naim Fetahu me këtë rast theksoi se Këshilli Konsultativ  gjithnjë e më shumë po të shndërrohet në vend ku do po shqyrtohen shqetësimet e komunitetit te biznesit dhe ku do te propozohen zgjidhje për kërkesat e tyre te arsyeshme.

Përfaqësuesit e Odes Ekonomike te Kosovës, Odes Ekonomike Amerikane ne Kosove dhe

Aleancës Kosovare te Biznesit, siç u vlerësua ne mbledhje kane dhënë kontribut te rëndësishëm ne përcaktimin e kritereve për licencimin e depove doganore dhe kjo është vlerësuar si shembull i mire sesi duhet te punohet dhe komunikohet me transparencë  ne adresimin e shqetësimeve te bizneseve.

Ndryshe Këshilli Konsultativ i formuar me vendimin e ministrit te financave ka për detyre primare qe te shqyrton te gjitha çështjet e rëndësishme për krijimin e kushteve sa me te mira për te bërit biznes nga prizmi i Doganës dhe ATK-së dhe qe me propozimet dhe me sugjerimet e veta ti ndihmoj institucionet vendore ne krijimin e kushteve sa me te mira për veprimtarinë ekonomike ne Kosove.

LEXO MË SHUMË
DOGANA NUK APLIKON TAKSËN PREJ 40 EUROVE

DOGANA NUK APLIKON TAKSËN PREJ 40 EUROVE

Dogana e Kosovës njofton opinionin se raportimet lidhur me aplikimin e taksës prej 40 eurove, nuk janë të vërteta. Dogana e Kosovës nuk ka kompetenca ligjore për të shtuar ndonjë taksë, përveç taksave të cilat aprovohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.   

Informatat e dhëna nga vozitësit e maunave në media lidhur me pretendimet për aplikimin e taksës janë të pavërteta, dhe po tentojnë të shfrytëzohen nga një grup i vogël i tregtarëve (importues nga Kosova) për qëllime të tyre.  

Dogana në bashkëpunim me Odën ekonomike të Kosovës, Aleancën e Biznesit dhe Odën Amerikane në Kosovë janë pajtuar kohë më parë që të ndërrojnë procedurat e thjeshtëzuara të importit, ashtu që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me Kodin e Doganave dhe Akcizës dhe praktikave më të mira Evropiane. Prandaj edhe tani Dogana ka pezulluar sistemin e importit të thjeshtëzuar që ka qenë duke u shfrytëzuar nga këto kompani, deri në ri-licensimin e tyre  sipas udhëzimit administrativ i cili ka hyrë në fuqi në muajin  shkurt të këtij viti. 

Ky është një vendim i përbashkët,  i marr në Këshillin Konsultativ pranë Ministrisë së Financave, këshill që përbëhet nga Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Aleanca Kosovare e Biznesit

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për rend dhe ligj duke krijuar konkurrencë të barabartë për të gjithë importuesit dhe mallrat që importohen në vendin tonë.

Dogana edhe një herë informon se nuk ka aplikim të ndonjë takse por vetëm pezullimi i procedurave të thjeshtëzuara deri në përfundimin e procesit të ri-licensimit nëpër të cilin do të kalojnë të gjithë aplikuesit.

LEXO MË SHUMË