SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Kapen produkte ushqimore në Jarinje gjatë tentim kontrabandës

Kapen produkte ushqimore në Jarinje gjatë tentim kontrabandës

Mitrovicë, dje oficerët doganor kanë arritur të parandalonin kontrabandimin e produkteve ushqimore të cilat tentonin të futeshin përmes pikë-kalimit kufitar të Jarinjës.

Pas ndalimit të një autobusi, oficerët doganor kanë gjetur produkte ushqimore të fshehura brenda autobusit. Më saktësisht gjatë kontrollës rutinore të autobusit që udhëton nga Serbia për në Kosovë oficerët doganor kanë gjetur mallrat e fshehura.

Oficerët fillimisht kanë pyetur vozitësin si dhe udhëtarët se nëse kanë diçka për të deklaruar, pasi asnjëra palë nuk ka deklaruar atëherë ka filluar kontrolla e autobusit në bashkëpunim me zyrtarët e Policisë së Kosovës, ku në vendin e motorit si dhe në tualetet e autobusit janë gjetur mallra ushqimore.

Sasia e mallrave është afër 400 kilogram, kurse pas gjetjes së mallrave është gjetur edhe fatura e mallrave dhe më këtë rast pala ka bërë bere shkelje të nenit 250 të Kodit të Doganës dhe Akcizës së Kosovës me qëllim të shmangieve së taksave doganore. Janë konfiskuar mallrat si dhe është iniciuar procedura e kundërvajtjes doganore.

Kapen 30 telefona mobil në pikëkalimin e Jarinjes

Kapen 30 telefona mobil në pikëkalimin e Jarinjes

Jarinje, – oficerët doganor gjatë kontrollit rutinor të makinave në pikalimin e Jarinjes arritën të gjenin 30 telefona mobil në automjetin i cili transportonte gazetat ditore. 

Automjet i drejtuar nga një shtetas i Serbisë transportonte gazetat ditore ku pas kontrollit të oficerëve doganor u gjetën një thes i fshehur në mes gazetave. Pas hapjes u gjetën 30 copë telefona mobil të llojit Samsung, vlera e telefonave mobil është  afër 5000.

Vetura është kontrolluar detalisht por nuk është gjetur diçka me tepër. Gjithë sasia e telefonave është konfiskuar kurse pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore.

Dogana kalon shifrën prej 300 milion euro të hyra

Dogana kalon shifrën prej 300 milion euro të hyra

Prishtinë 3 Qershor 2014 – Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi, ka arritur shifrën rekorde në muajin maj 2014 pasi janë mbledhur mbi 300 milion euro të hyra, gjatë pesë mujorit të parë.

Që nga themelimi i Doganës së Kosovës sivjet u arrit të mbledhën mbi 300 milion në muajin maj. Nëse krahasohen të hyrat me vitin e kaluar kjo shifër paraqet një rritje prej mbi 17 milion euro apo shprehur në përqindje tanimë kemi të hyra prej 107% krahasuar me 2013.

Rritja e të hyrave vjen direkt si përmirësim i performancës së doganës e cila edhe përkundër uljes së sasisë së importi ka arritur të ruaj trendin e mirët të rritjes së të hyrave, gjithashtu vendosja e kontrolleve doganore në pikat veriore, luftimin e informaliteti si dhe ristrukturimi i doganës kanë prodhuar efektet pozitive në mbledhjen e të hyrave.

Drejtori i përgjithshëm me këtë rast falënderoj stafin e doganës për angazhimin dhe punën e palodhshme profesionale, po ashtu falënderoj edhe bizneset si dhe qytetarët e Kosovës për thirrjet dhe ndihmesën që kanë dhënë në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit.

Suspendohen 2 oficerë doganor të degës doganore të Vërmicës

Suspendohen 2 oficerë doganor të degës doganore të Vërmicës

Dogana e Kosovës sot ka suspenduar dy  (2)  oficerët të degës doganore  në Vërmicë pas dyshimeve  për keqpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht përgjegjësi menaxheriale.

Dogana e Kosovës pas hetimeve intensive të zhvilluara ka ardhur në përfundim se zyrtarët doganor në degën e Vërmicës kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Njëri prej zyrtarëve dyshohet për keqpërdorim kurse udhëheqësi i ndërrimit është suspenduar për përgjegjësi menaxheriale, pasi nuk ka arritur të menaxhoj stafin e tij.

Kohë më parë Dogana e Kosovës kishte pranuar informacion se në degën e Vërmicës oficeri doganor kishte përvetësuar mjete monetare në mënyrë të paligjshme prandaj edhe është iniciuar procedura e brendshme hetimore për dyshimin e keqpërdorim të detyrës zyrtare. Po ashtu Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurë penale ndaj një subjekti juridik me mallra të përziera tekstili për dhënie të mitos për oficerin doganor. Rasti është duke u udhëhequr nga Dogana e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë.   

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për të bërë këtë dogana kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste të korrupsionit, kontrabandës apo keqpërdorimeve të ndryshme në 0800 50 095 (pa pagesë) ose me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë).

Kapen afër 30.000 euro telefona mobil gjatë tentim kontrabandës përmes kalimit kufitar Jarinje

Kapen afër 30.000 euro telefona mobil gjatë tentim kontrabandës përmes kalimit kufitar Jarinje

Mitrovicë 26 prill 2014  – Oficerët e Doganës së Kosovës, respektivisht oficerët në pikë kalimin kufitar të Jarinjës kanë arritur që të parandalojnë kontrabandën me telefona mobil.

Sot në orët e para të mëngjesit gjatë hyrjes së një autobusi të udhëtarëve oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrollës arritën të zbulojnë tek njëri nga udhëtarët një sasi të konsiderueshme të telefonave mobil.

Fillimisht pas kontrollit detal të pjesës së bagazhit oficerët nuk gjetën asgjë por gjatë kontrollimit të hapësirave të udhëtarëve dhe bagazhit personal të tyre, tek njëri udhëtar u gjetën disa paketime të cilat i kishte futur nën ulësen e tij. Pas hapjes së këtyre paketimeve u zbulua sasi e konsiderueshme e telefonave mobil dhe pajisjeve përcjellëse të tyre. Personi tek i cili janë gjetur është shtetas i Serbisë. Numri i saktë i telefonave ishte 64 copë kurse në vijim janë dhënë detajet:

  • Telefon Mobil i mençur Samsung Galaxy S5 -20 copë;
  • Telefon Mobil i mençur Samsung Galaxy S4 -16 copë;
  • Telefon Mobil i mençur Iphone 5S 28 copë;
  • Pajisje përcjellëse për këta telefona 57 copë të ndryshme;

Dogana ka bërë konfiskimin e telefonave vlera e të cilëve është afër 30000 euro, kurse pala është gjobitur.  Vendosja e kontrollit doganor në dy pikat kufitare në veri përveç që ka ndikuar dukshëm në rritjen e të hyrave nga ajo pjesë ka efekt të konsiderueshëm në parandalimin e kontrabandës dhe zbulimin e rasteve të tilla.

Kapet substancë narkotike në Aeroportin e Prishtinës

Kapet substancë narkotike në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë 16 prill 2014 – Dogana e Kosovës së bashku me policinë kanë arritur të kapin një sasi substancash narkotike në Aeroportin e Prishtinës.

Në orët e mëngjesi me fluturimin nga Stambolli ka arritur një udhëtar tek i cili janë gjetur mbi 2.5 kilogram të substancës narkotike – kokainë. Oficerët policor gjatë kontrollit të pasaportave kanë ngritur dyshimet tek ky person, pasi kishte shtetësi kolumbiane. 

Oficerët doganor e kanë ndalur personin dhe kanë filluar kontrollën detale të valixheve të tij, ku si rezultat u arritën të gjenden 7 paketime të dyshimta. Të gjitha paketimet ishin të fshehura në çantën e kompjuterit personal dhe në gjësendet personale. Pas hapjes së tyre është vërejtur se përmbajnë substanca narkotike.

Dogana zbulon një Mini-punëtori të falsifikimit të produkteve

Dogana zbulon një Mini-punëtori të falsifikimit të produkteve

Prishtinë 10 prill 2014, Dogana e Kosovës së bashku me Administratën tatimore gjatë dy ditëve të kaluara kanë zhvilluar një aksion me qëllim të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës që përfshinte bastisje në 4 lokacione dhe kontroll dokumentar në një lokacion.

Tri bastisje janë realizuar në Prishtinë në pika të ndryshme, sepse është dyshuar se ka mallra të falsifikuara. Të gjitha bastisjet janë realizuar me sukses ku edhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të falsifikuara.

Kurse gjatë bastisje në regjionin e Podujevës oficerët doganor kanë zbuluar një punëtori për falsifikimin e produkteve të veshmbathjeve. Menjëherë është ndërprerë puna e kësaj punëtorie dhe kanë filluar procedurat ligjore.

Në këtë punëtori janë gjetur materialet e nevojshme të cilat kanë shërbyer për falsifikimin e produkteve. Në mesin e shumë produkteve janë gjetur edhe logo të brendeve të ndryshme si Adidas, Nike, Tom Teilor të falsifikuara dhe të cilat përdoreshim për vendosje në veshmbathje pa etiketa ashtu që të mashtrojnë konsumatorët.

Të gjitha produktet janë konfiskuar dhe pas përfundimit të procedurave hetimore pritet ngritja e kallëzimit penal për veprat e prodhimi ilegal, falsifikimit të markave tregtare dhe mashtrimit të blerësve.

DREJTORI I DOGANËS Z. RAFUNA PRITI SOT HOMOLOGEN E

DREJTORI I DOGANËS Z. RAFUNA PRITI SOT HOMOLOGEN E

Prishtinë 11 prill 2014  – Drejtori i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna priti në takim  homologen e tij nga Shqipëria znj. Elisa Spiropali Drejtoreshë e Përgjithshme Doganës së Shqipërisë.

Drejtoresha e Doganës së Shqipërisë znj. Spiropali me bashkëpunëtorë vizituan sot Doganën e Kosovës, ku edhe u pritën nga z. Rafuna si dhe menaxhmeni i lartë i Doganës.

Temat e takimit ishin zbatimi i planit të përbashkët ndërmjet dy vendeve, marrëveshja e transitit, pastaj shkëmbimi elektronik i të dhënave, shkëmbimi i analizave laboratorike ku u dakorduan që laboratorët përkatëse të përdoren për nevoja të të dy doganave dhe pa kosto shtesë.

Pas takimit znj. Spiropali së bashku me z. Rafuna vizituan edhe fabrikën Vipa çips në Pestovë, për t’u informuar më tepër rreth çështjeve të ndryshme lidhur  me eksportin dhe importin e kësaj kompanie.

Me këtë rast zt. Rafuna tha se qëllimi i vizitës në kompaninë Pestova është për të parë  se çka mundemi të bëjmë lidhur me ndihmën që në mund të japim biznesit ashtu që të reduktojmë shpenzime dhe në kohën e qarkullimit të mallrave në të dy drejtimet”.

Nga ana tjetër znj. Spiropali theksojë se ka bashkëpunim shumë të mirë me Doganën e Kosovës kurse tani është koha që të heqim barrierat artificiale që pengojnë tregtinë e ligjshme ashtu që të dy vendet të forcohen në aspektin ekonomik. Ne duhet të ju japim mundësi prodhuesve që të përparojnë. Dua të dëgjoj kritika dhe çështje konkrete ashtu që ne të mund të ju adresohemi me zgjidhje.

Kurse kryetari i odës ekonomike zt. Gërxhaliu theksojë se bashkëpunimi në mes të dy doganave është shembull i raporteve ndër institucionale, tanimë është koha që të mos jemi të ngarkuar me folklorizëm por duhet ti hapim rrugën bashkëpunimit ekonomik sepse kështu mund të përshpejtohen integrimet ashtu që të eliminojmë barrierat në mes të dy shteteve.

Në fund drejtori i kompanisë Pestova zt. Bedri Kasumi falënderojë për vizitën e sotshme gjithashtu theksojë se raportet në mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të jenë në frymën e konkurrencës por duhet të plotësojnë njëra-tjerën.

 

 

DOGANA ZBULON NJË MINI-PUNËTORI TË FALSIFIKIMIT TË

DOGANA ZBULON NJË MINI-PUNËTORI TË FALSIFIKIMIT TË

Prishtinë 10 prill 2014 Dogana e Kosovës së bashku me Administratën tatimore gjatë dy ditëve të kaluara kanë zhvilluar një aksion me qëllim të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës që përfshinte bastisje në 4 lokacione dhe kontroll dokumentar në një lokacion.

Tri bastisje janë realizuar në Prishtinë në pika të ndryshme, sepse është dyshuar se ka mallra të falsifikuara. Të gjitha bastisjet janë realizuar me sukses ku edhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të falsifikuara.

Kurse gjatë bastisje në regjionin e Podujevës oficerët doganor kanë zbuluar një punëtori për falsifikimin e produkteve të veshmbathjeve. Menjëherë është ndërprerë puna e kësaj punëtorie dhe kanë filluar procedurat ligjore.

Në këtë punëtori janë gjetur materialet e nevojshme të cilat kanë shërbyer për falsifikimin e produkteve. Në mesin e shumë produkteve janë gjetur edhe logo të brendeve të ndryshme si Adidas, Nike, Tom Teilor të falsifikuara dhe të cilat përdoreshim për vendosje në veshmbathje pa etiketa ashtu që të mashtrojnë konsumatorët.

Të gjitha produktet janë konfiskuar dhe pas përfundimit të procedurave hetimore pritet ngritja e kallëzimit penal për veprat e prodhimi ilegal, falsifikimit të markave tregtare dhe mashtrimit të blerësve. 

DOGANA ZBULON SASI TË FISHEKËVE

DOGANA ZBULON SASI TË FISHEKËVE

Prishtinë 10 prill 2014 – Dogana e Kosovës parandalon një rast me mallra të ndaluara. Oficerët Doganor gjatë patrullimit të rregullt në Pikë Kalimin Kufitar Qafa e Prushit, kanë ndaluar për kontroll rutinore një automjet të llojit Mercedes me targa të Shqipërisë.

Pasi që ishte pyetur nga Oficerët Doganorë nëse ka diçka për të deklaruar, pala në fjalë është përgjigjur që nuk ka asgjë. Mirëpo pas sjelljes së dyshimtë të vozitësit, oficerët doganor kanë filluar me kontroll më detal të automjetit, ku gjatë kontrollit kanë hasur në mallra të ndaluara. Mallrat e zbuluara në këtë rast janë si në vijim, dylbi për snajper, si dhe fishek në sasi rreth 700 copë.

E tërë sasia e zbuluar e mallit, i është dorëzuar Policisë së Kosovës, si dhe personi në fjalë do t’i nënshtrohet procedurës së mëtutjeshme.

 

Te hyra rekord në tre-mujorin e parë të 2014

Te hyra rekord në tre-mujorin e parë të 2014

Drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna sot mbajti një konferencë ku prezantojë punën e Doganës për tre muajt e parë të viti 2014. Është hera e parë që vetëm për tre muaj u mblodhën mbi 167 milion euro.

Z. Rafuna theksojë “Ky është tremujori më i suksesshëm në histori të doganës dhe rezultatet tregojnë se me të vërtet kemi arritur shumë në këta pak muaj.”

Pikat kryesore të konferencës së sotme ishin:

– Reforma e doganës dhe ndikim në biznese dhe të hyra

– Koncepti i kanalit i kaltër, që është një koncept i ri që për herë të parë i ofrohet biznesit si një alternativ.

– Fillimi i kampanjës anti-korrupsion

Krahasimi në mes të vitit 2013 dhe 2014 tregon qartë se kemi rritje të të hyrave me mbi 20 milion euro që në përqindje është afër 14%. Në tremujorin e vitit të kaluar ne kemi mbledhur 147,1 milion euro kurse sivjet arritëm në 167.3 milion euro. Nëse krahasohet me projeksionin e të hyrave për vitin 2014 kemi tejkalim të projeksionit i cili për tre muajt e parë ishte planifikuar 161 milion  kurse ne aktualisht kemi 6,3 milion më shumë pra  167,3 milion euro.

Drejtori i përgjithshëm theksoj se të gjitha taksat shënuan rritje, taksa doganore është rritur me 7.5%, taksa e akcizës ka rritjen më të madhe me 18.6% gjithashtu edhe TVSH-ja ka rritje të mirë prej 6.4%. Duhet të theksohet se e gjithë kjo rritje ka ardhur si rezultat i përmirësimit të kualitetit të zhdoganimeve në aspektin e vlerësimit të mallrave dhe rritje së kontrolleve në të gjitha pikë-kalimet kufitare.

Rritja e kontrolleve ka rezultuar automatikisht me rritjen e numrit të kundërvajtjeve për tre muajt e parë. Pra kemi 339 raste në krahasim me 219 raste vitin e kaluar. Gjithashtu është rritur numri i zbulimeve të veprave penale për tre muaj e parë kemi pasur 31 raste të cilat janë adresuar në prokurorit kompetente.

Përveç rritje së numrit të kundërvajtjeve dhe rasteve penale dogana ka filluar përgatitjen e lehtësirave përmes të ashtuquajturit kanali kaltër që do të ju mundësoj kompanive kalim shumë më të shpejt përmes procedurave doganore me kosto më të ulët.

Në fund të konferencës Dogana e Kosovës nga sot ka futur në funksion linjën e sigurt për thirrje telefonike pa pagesë në numrat 0800 50 095 apo për mesazhe në 50 095 pa pagesë gjithashtu.  Kjo është një linjë e besueshmërisë dhe besoj se qytetarët tanimë do të jenë shumë të sigurt për të raportuar të gjitha fenomenet negative si korrupsioni apo kontrabanda. Të gjitha thirrje do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe ne nuk do të kërkojmë informata lidhur me identitetin e tyre . – tha në fund drejtori i përgjithshëm z. Rafuna. 

DREJTORI I PËRGJITHSHEM I DOGANES DISKUTON ME BIZN

DREJTORI I PËRGJITHSHEM I DOGANES DISKUTON ME BIZN

Prishtinë 3 Prill 2014 – Dogana e Kosovës ka marr pjesë në tryezën e diskutimeve të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë. Drejtori I përgjithshëm së bashku me bashkëpuntorët sot diskutoj së bashku me bizneset lidhur me problematikën që I shqetëson bizneset. Temat të cilat u diskutuan nga bizneset ishin të ndryshme duke filluar nga ndryshimet e fundit në procedurat me ndikim ekonomik me theks të veqant në ndryshimet e procedurave të depove doganore. Gjithashtu një ndër temat tjera të cilat janë diskutuar është edhe importi I veturave të reja, garancionet bankare, shpenzimet e transportit.

 

Drejtori I përgjithshem theksoj se të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen bizneset, dogana do të ofrojë ndihmesën maksimale për të zgjidhur ato breda suazave ligjore gjithashtu prezantoj strukturën e  re organizative e cila është formësuar ashtu që të përgjigjet nevojave të biznesit