• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

19/11/2014

Suspendohen 2 oficerë doganor të degës doganore të Vërmicës

Dogana e Kosovës sot ka suspenduar dy  (2)  oficerët të degës doganore  në Vërmicë pas dyshimeve  për keqpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht përgjegjësi menaxheriale.

Dogana e Kosovës pas hetimeve intensive të zhvilluara ka ardhur në përfundim se zyrtarët doganor në degën e Vërmicës kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Njëri prej zyrtarëve dyshohet për keqpërdorim kurse udhëheqësi i ndërrimit është suspenduar për përgjegjësi menaxheriale, pasi nuk ka arritur të menaxhoj stafin e tij.

Kohë më parë Dogana e Kosovës kishte pranuar informacion se në degën e Vërmicës oficeri doganor kishte përvetësuar mjete monetare në mënyrë të paligjshme prandaj edhe është iniciuar procedura e brendshme hetimore për dyshimin e keqpërdorim të detyrës zyrtare. Po ashtu Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurë penale ndaj një subjekti juridik me mallra të përziera tekstili për dhënie të mitos për oficerin doganor. Rasti është duke u udhëhequr nga Dogana e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë.   

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për të bërë këtë dogana kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste të korrupsionit, kontrabandës apo keqpërdorimeve të ndryshme në 0800 50 095 (pa pagesë) ose me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë).

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana kalon shifrën prej 300 milion euro të hyra

Dogana kalon shifrën prej 300 milion euro të hyra

Prishtinë 3 Qershor 2014 – Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi, ka arritur shifrën rekorde në muajin maj 2014 pasi janë mbledhur mbi 300 milion euro të hyra, gjatë pesë mujorit të parë.

Që nga themelimi i Doganës së Kosovës sivjet u arrit të mbledhën mbi 300 milion në muajin maj. Nëse krahasohen të hyrat me vitin e kaluar kjo shifër paraqet një rritje prej mbi 17 milion euro apo shprehur në përqindje tanimë kemi të hyra prej 107% krahasuar me 2013.

Rritja e të hyrave vjen direkt si përmirësim i performancës së doganës e cila edhe përkundër uljes së sasisë së importi ka arritur të ruaj trendin e mirët të rritjes së të hyrave, gjithashtu vendosja e kontrolleve doganore në pikat veriore, luftimin e informaliteti si dhe ristrukturimi i doganës kanë prodhuar efektet pozitive në mbledhjen e të hyrave.

Drejtori i përgjithshëm me këtë rast falënderoj stafin e doganës për angazhimin dhe punën e palodhshme profesionale, po ashtu falënderoj edhe bizneset si dhe qytetarët e Kosovës për thirrjet dhe ndihmesën që kanë dhënë në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit.

LEXO MË SHUMË
Kapen afër 30.000 euro telefona mobil gjatë tentim kontrabandës përmes kalimit kufitar Jarinje

Kapen afër 30.000 euro telefona mobil gjatë tentim kontrabandës përmes kalimit kufitar Jarinje

Mitrovicë 26 prill 2014  – Oficerët e Doganës së Kosovës, respektivisht oficerët në pikë kalimin kufitar të Jarinjës kanë arritur që të parandalojnë kontrabandën me telefona mobil.

Sot në orët e para të mëngjesit gjatë hyrjes së një autobusi të udhëtarëve oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrollës arritën të zbulojnë tek njëri nga udhëtarët një sasi të konsiderueshme të telefonave mobil.

Fillimisht pas kontrollit detal të pjesës së bagazhit oficerët nuk gjetën asgjë por gjatë kontrollimit të hapësirave të udhëtarëve dhe bagazhit personal të tyre, tek njëri udhëtar u gjetën disa paketime të cilat i kishte futur nën ulësen e tij. Pas hapjes së këtyre paketimeve u zbulua sasi e konsiderueshme e telefonave mobil dhe pajisjeve përcjellëse të tyre. Personi tek i cili janë gjetur është shtetas i Serbisë. Numri i saktë i telefonave ishte 64 copë kurse në vijim janë dhënë detajet:

  • Telefon Mobil i mençur Samsung Galaxy S5 -20 copë;
  • Telefon Mobil i mençur Samsung Galaxy S4 -16 copë;
  • Telefon Mobil i mençur Iphone 5S 28 copë;
  • Pajisje përcjellëse për këta telefona 57 copë të ndryshme;

Dogana ka bërë konfiskimin e telefonave vlera e të cilëve është afër 30000 euro, kurse pala është gjobitur.  Vendosja e kontrollit doganor në dy pikat kufitare në veri përveç që ka ndikuar dukshëm në rritjen e të hyrave nga ajo pjesë ka efekt të konsiderueshëm në parandalimin e kontrabandës dhe zbulimin e rasteve të tilla.

LEXO MË SHUMË