• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

19/11/2014

Dogana zbulon një Mini-punëtori të falsifikimit të produkteve

Prishtinë 10 prill 2014, Dogana e Kosovës së bashku me Administratën tatimore gjatë dy ditëve të kaluara kanë zhvilluar një aksion me qëllim të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës që përfshinte bastisje në 4 lokacione dhe kontroll dokumentar në një lokacion.

Tri bastisje janë realizuar në Prishtinë në pika të ndryshme, sepse është dyshuar se ka mallra të falsifikuara. Të gjitha bastisjet janë realizuar me sukses ku edhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të falsifikuara.

Kurse gjatë bastisje në regjionin e Podujevës oficerët doganor kanë zbuluar një punëtori për falsifikimin e produkteve të veshmbathjeve. Menjëherë është ndërprerë puna e kësaj punëtorie dhe kanë filluar procedurat ligjore.

Në këtë punëtori janë gjetur materialet e nevojshme të cilat kanë shërbyer për falsifikimin e produkteve. Në mesin e shumë produkteve janë gjetur edhe logo të brendeve të ndryshme si Adidas, Nike, Tom Teilor të falsifikuara dhe të cilat përdoreshim për vendosje në veshmbathje pa etiketa ashtu që të mashtrojnë konsumatorët.

Të gjitha produktet janë konfiskuar dhe pas përfundimit të procedurave hetimore pritet ngritja e kallëzimit penal për veprat e prodhimi ilegal, falsifikimit të markave tregtare dhe mashtrimit të blerësve.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapet substancë narkotike në Aeroportin e Prishtinës

Kapet substancë narkotike në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë 16 prill 2014 – Dogana e Kosovës së bashku me policinë kanë arritur të kapin një sasi substancash narkotike në Aeroportin e Prishtinës.

Në orët e mëngjesi me fluturimin nga Stambolli ka arritur një udhëtar tek i cili janë gjetur mbi 2.5 kilogram të substancës narkotike – kokainë. Oficerët policor gjatë kontrollit të pasaportave kanë ngritur dyshimet tek ky person, pasi kishte shtetësi kolumbiane. 

Oficerët doganor e kanë ndalur personin dhe kanë filluar kontrollën detale të valixheve të tij, ku si rezultat u arritën të gjenden 7 paketime të dyshimta. Të gjitha paketimet ishin të fshehura në çantën e kompjuterit personal dhe në gjësendet personale. Pas hapjes së tyre është vërejtur se përmbajnë substanca narkotike.

LEXO MË SHUMË
DREJTORI I DOGANËS Z. RAFUNA PRITI SOT HOMOLOGEN E

DREJTORI I DOGANËS Z. RAFUNA PRITI SOT HOMOLOGEN E

Prishtinë 11 prill 2014  – Drejtori i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna priti në takim  homologen e tij nga Shqipëria znj. Elisa Spiropali Drejtoreshë e Përgjithshme Doganës së Shqipërisë.

Drejtoresha e Doganës së Shqipërisë znj. Spiropali me bashkëpunëtorë vizituan sot Doganën e Kosovës, ku edhe u pritën nga z. Rafuna si dhe menaxhmeni i lartë i Doganës.

Temat e takimit ishin zbatimi i planit të përbashkët ndërmjet dy vendeve, marrëveshja e transitit, pastaj shkëmbimi elektronik i të dhënave, shkëmbimi i analizave laboratorike ku u dakorduan që laboratorët përkatëse të përdoren për nevoja të të dy doganave dhe pa kosto shtesë.

Pas takimit znj. Spiropali së bashku me z. Rafuna vizituan edhe fabrikën Vipa çips në Pestovë, për t’u informuar më tepër rreth çështjeve të ndryshme lidhur  me eksportin dhe importin e kësaj kompanie.

Me këtë rast zt. Rafuna tha se qëllimi i vizitës në kompaninë Pestova është për të parë  se çka mundemi të bëjmë lidhur me ndihmën që në mund të japim biznesit ashtu që të reduktojmë shpenzime dhe në kohën e qarkullimit të mallrave në të dy drejtimet”.

Nga ana tjetër znj. Spiropali theksojë se ka bashkëpunim shumë të mirë me Doganën e Kosovës kurse tani është koha që të heqim barrierat artificiale që pengojnë tregtinë e ligjshme ashtu që të dy vendet të forcohen në aspektin ekonomik. Ne duhet të ju japim mundësi prodhuesve që të përparojnë. Dua të dëgjoj kritika dhe çështje konkrete ashtu që ne të mund të ju adresohemi me zgjidhje.

Kurse kryetari i odës ekonomike zt. Gërxhaliu theksojë se bashkëpunimi në mes të dy doganave është shembull i raporteve ndër institucionale, tanimë është koha që të mos jemi të ngarkuar me folklorizëm por duhet ti hapim rrugën bashkëpunimit ekonomik sepse kështu mund të përshpejtohen integrimet ashtu që të eliminojmë barrierat në mes të dy shteteve.

Në fund drejtori i kompanisë Pestova zt. Bedri Kasumi falënderojë për vizitën e sotshme gjithashtu theksojë se raportet në mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të jenë në frymën e konkurrencës por duhet të plotësojnë njëra-tjerën.

 

 

LEXO MË SHUMË