• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

19/11/2014

Kapen produkte ushqimore në Jarinje gjatë tentim kontrabandës

Mitrovicë, dje oficerët doganor kanë arritur të parandalonin kontrabandimin e produkteve ushqimore të cilat tentonin të futeshin përmes pikë-kalimit kufitar të Jarinjës.

Pas ndalimit të një autobusi, oficerët doganor kanë gjetur produkte ushqimore të fshehura brenda autobusit. Më saktësisht gjatë kontrollës rutinore të autobusit që udhëton nga Serbia për në Kosovë oficerët doganor kanë gjetur mallrat e fshehura.

Oficerët fillimisht kanë pyetur vozitësin si dhe udhëtarët se nëse kanë diçka për të deklaruar, pasi asnjëra palë nuk ka deklaruar atëherë ka filluar kontrolla e autobusit në bashkëpunim me zyrtarët e Policisë së Kosovës, ku në vendin e motorit si dhe në tualetet e autobusit janë gjetur mallra ushqimore.

Sasia e mallrave është afër 400 kilogram, kurse pas gjetjes së mallrave është gjetur edhe fatura e mallrave dhe më këtë rast pala ka bërë bere shkelje të nenit 250 të Kodit të Doganës dhe Akcizës së Kosovës me qëllim të shmangieve së taksave doganore. Janë konfiskuar mallrat si dhe është iniciuar procedura e kundërvajtjes doganore.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

AMBASADORI BRITANIK VIZITON DOGANËN E KOSOVËS

AMBASADORI BRITANIK VIZITON DOGANËN E KOSOVËS

Prishtine 9 shtator 2013, – Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë z. Ian Cliff, dje ishte në një vizitë në Drejtorin e Përgjithshme të Doganës së Kosovës ku edhe u prit nga Drejtori i përgjithshëm zt. Lulzim Rafuna.

Drejtori I Përgjithshëm zt. Rafuna fillimisht informoj z. Cliff me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, progresin e arritur në mbledhjen efektive të të hyrave, sfidat e vazhdueshme dhe planet zhvillimore të Doganës së Kosovës.

Britani e Madhe ka kontribuar në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë 15 viteve të fundit drejtori falënderojë ambasadorin Cliff si dhe kërkoj që të Britania e Madhe të vazhdoj të përkrah zhvillimin e mëtejmë të organizatës sonë.

Thellimin i bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës ishte edhe një ndër temat e diskutimit.

LEXO MË SHUMË
Kapen 30 telefona mobil në pikëkalimin e Jarinjes

Kapen 30 telefona mobil në pikëkalimin e Jarinjes

Jarinje, – oficerët doganor gjatë kontrollit rutinor të makinave në pikalimin e Jarinjes arritën të gjenin 30 telefona mobil në automjetin i cili transportonte gazetat ditore. 

Automjet i drejtuar nga një shtetas i Serbisë transportonte gazetat ditore ku pas kontrollit të oficerëve doganor u gjetën një thes i fshehur në mes gazetave. Pas hapjes u gjetën 30 copë telefona mobil të llojit Samsung, vlera e telefonave mobil është  afër 5000.

Vetura është kontrolluar detalisht por nuk është gjetur diçka me tepër. Gjithë sasia e telefonave është konfiskuar kurse pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore.

LEXO MË SHUMË