SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtar “Nike”

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtar “Nike”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 248 copë , të markës tregtar “Nike” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 7440Euro.

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtar “Chanel”

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtar “Chanel”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 8 copë , të markës tregtar “Chanel” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 800 euro.

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtar “Louis Vuitton”

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtar “Louis Vuitton”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 17 cp, të markës tregtar “Louis Vuitton”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 3400 Euro.

Drejtori i doganës së Malit të zi takohet me drejtorin e Doganës së Kosovës

Drejtori i doganës së Malit të zi takohet me drejtorin e Doganës së Kosovës

Prishtinë, Sot në Doganën e Kosovës qëndroj drejtori i doganë së Malit të Zi zt.  Vladan Jokoviq cili u prit nga homologu zt. Lulzim Rafuna. Fillimisht drejtori Rafuna bëri prenzantimin e të arriturave dhe sfidave me të cilat përballet dogana e Kosovës.

Sipas agjendës zyrtare fillimisht u diskutua lidhur me implemetimin e marrëveshjes e cila ka kohlë që është në fuqi ku të dy palët theksuan se kjo marrëveshje duke u respektuar dhe ndihmuar të dy administratat në adresimin e problemeve dhe sfidave të përbashkëta. Gjithashtu pikë tjetër e diskutimeve ishte edhe angazhimi i dy administrateve në luftimin e kontrabandës dhe mallrave ilegale.

Gjatë takimit u arrit marrëveshje që të fillohet edhe me projektin e ndërtimit të një objekti në të cilin do të funksionojnë dy administratat. Gjithashtu si rrdhjedhojë e takimit u diskutua dhe njëherit gjeti përkrahjen e dy administratave ishte projekti për  fillimin e patrollimeve të përbashkëta. Nga ky projekt do të përfitojnë dë administratat pasi që lufta kundër kontrbandës dhe aktiviteteve ilegale është agjendë e përbashkët.

Dogana prezanton 3 mujorin para komisionit parlametar për buxhet dhe financa

Dogana prezanton 3 mujorin para komisionit parlametar për buxhet dhe financa

Prishtinë, Sot për herë të parë Drejtori i doganës zt. Lulzim Rafuna bëri prenzantimin e raportit tremujor të punës së Doganës para komisionit parlamentarë për buxhet dhe financa i udhëhequr nga zt. Naser Osmani.

Drejtori i Doganes prezantojë trendin e mbledhje së taksave gjatë tremujorit të parë në ku theksoj se në krahasim me dy vitet paraprake të hyrat kanë shënuar rritje kurse në krahasim direkt në mes të tremujorit 2014 dhe 2015 rritja e të hyrave është me 2 % më shumë. Gjithashtu vlen të theksohet se ka vazhduar trendi i rënies së sasisë së importit në krahasim me vitin e kaluar pra krahasimi i dy tremujoreve të parë të 2014 dhe 2015 tregon për ulje të peshës neto me 12% apo në kilogram -88,722,341 milion kilogram më pak sasi të mallrave. Por edhe përkundër kësaj dogana ka arritur të ruaj trendin pozitiv të të hyrave.

Sa i përket luftimi të kontrabandës dhe evazionit fiskal drejtori theksoj se fatkeqësisht në Kosovë ka ende kompani të cilat tentojnë vazhdimisht të manipulojnë me çmime dhe fshehje të mallrave të tyre gjatë importit. Prandaj edhe gjatë këtij tremujori kemi shqiptuar 263 kundërvajtje doganore dhe kemi ngritur 30 kallëzime penale. Gjithashtu drejtori foli dhe sqaroj punën që dogana bën në parandalimin e korrupsionit ku vetëm gjatë këtij tremujori njësit e doganës kanë hapur hetime në 18 raste të ndryshme me dyshim për keqpërdorime potenciale. 

Pas përfundimit të prezantimit drejtori i doganës u përgjigj pyetje të ndryshme nga anëtarët e komisionit parlamentar, respektivisht drejtori theksoj se ndryshimet në pakot fiskale të qeverisë më saktësisht në ndryshimin e normave të akcizës priten të sjellin deri në fund të vitit 14 milion euro më shumë. Gjithashtu temë tjetër ishte edhe marrëveshja e stabilizim asocimit e cila pritet të ketë ndikim në të hyra ku edhe për këtë çështje drejtori sqaroj se marrëveshja është asimetrike dhe ndryshimet në heqjen e taksës doganore do të bëhen të shkallëzuara.

Kapen afër 2 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Kapen afër 2 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Vërmicë, Sot rreth orës 09:50 në Vermicë oficerët doganor kanë selektuar për skanim dhe kontroll detal autobusin e linjës Tiranë – Prishtinë.
Sipas procedurës zyrtare gjatë skanimit të autobusit janë zbritur të gjithë udhëtarët të cilët gjithashtu  kanë dorëzuar valixhet personale në skanerin e  bagazheve.

Gjatë skanimit të valigjeve tek një udhëtar me shtetësi kosovare janë hasur ne paketime të dyshimta. Gjithashtu edhe në autobus është gjetur një pako tjetër. Pas zbulimit të rastit është njoftuar policia kufitare që kanë berë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe ndalimin e personit të dyshuar dhe fillimin e hetimeve.
Sasia e zbuluar e lëndës narkotike (canabis sativa) është afër 2 kg dhe e njëjta së bashku me rastin janë dorëzuar tek Policia e Kosovës.

Perfomanca tre mujore

Perfomanca tre mujore

Prishtinë 8 prill 2015 – Dogana e Kosovës sot ka publikuar perfomancën e tremujorit të parë, kjo periudhë gjithashtu përfshin edhe krahasimin  me vitin e kaluar (2014).

Gjatë këtyre tre muajve ka rënie të sasisë së mallrave të importuara, derisa ka një rritje të lehtë të vlerave importuese, kurse me rëndësi të cekët se mbledhja e taksave ka shënuar rritje.

Në përiudhen raportuese 2014 – 2015 për regjimin IM4 (import), pesha neto ka rënë prej ▼88,722,685.51 Kg apo shprehur në përqindje -12.61%. Derisa  taksat e mbledhura janë rritur.

Gjate periudhës raportuese 2014 – 2015 për të gjitha regjimet e importit, taksat kanë shënuar ngritje në shumë prej 3,394,737.06 ose shprehur në përqindje 2.08%. gjatë vitit 2015 kemi mbledhjen e 166,5 milion eurove derisa vitin e kaluar kishim 163,1 milion euro.

Kundërvajtjet doganore gjatë këtij viti kanë arritur në numrin prej 263, duhet të theksohet se numri i kundërvajtje është si rezultat i kontrolleve më të mira dhe efikase, të cilat bazohen në selektimin përmes riskut.

Në aspektin e luftimit të korrupsionit në tre muajt e parë të vitit kemi pasur 15 raste të dyshimta, derisa në procedura disiplinore deri tani kemi 23 oficerë doganor për shkelje të natyrave të ndryshme.

 

 

 

 

Drejtoresha e doganës së Shqipërisë znj.Beqiraj viziton për herë të parë Doganën e Kosovës

Drejtoresha e doganës së Shqipërisë znj.Beqiraj viziton për herë të parë Doganën e Kosovës

Prishtinë 2 prill 2015 – Sot në Drejtorinë e përgjithshme të Doganës së Kosovës qëndrojë për vizitë zv. Ministrja e Financave të Republikës së Shqipërisë znj. Beqiraj e cila njëkohësisht është edhe Drejtoreshë e përgjithshme e Doganës së Shqipërisë, gjithashtu në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë zt. Qemal Minxhozi. Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna me bashkëpunëtorë priti delegacionin ku dhe u zhvillua takimi.

Ky takim është rrjedhojë e marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy vendeve, pra thellon edhe më tutje bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të dy administratave respektive.

Drejtori i përgjithshëm zt. Rafuna pas takimit theksoj – “Gjatë takimit diskutuam për masat që dy organizatat tona do të ndërmarrin për implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy qeverive tona. Do të formojnë grupe punuese dhe do të vendosim afatet për konkretizimin në terren ashtu se si parashihen me marrëveshje. Ka mbi një muaj që procedura e tranzitimit të përbashkët është duke funksionuar dhe në këtë kohë ne jemi duke shikuar se ku mundemi ende të thjeshtëzojmë procedurat ashtu që kufiri të mos jetë pengesë por urë lidhëse. Dy administratat tona kanë marrë obligime dhe kanë zotime që të ulin në minimum kohën e pritjes ashtu që lehtësojmë tregtinë”.

Nga ana tjetër drejtoresha e përgjithshme e Doganës së Shqipërisë tha  “arsyeja që unë jam sot këtu është që të jetësojmë premtimet dhe pikat për të cilat jemi dakorduar për bashkëpunim. Kuptohet që transiti i përbashkët është një storje suksesi e dy administratave tona. Por ne kemi ende punë për të bërë ashtu që të lehtësojmë tregtinë në mes të dy vendeve. Presim që nga maji të fillojmë të ofrojmë një doganë të përbashkët dhe brenda këtij gjashtëmujori të parë të eliminojmë edhe tarifat tjera të cilat janë kosto për biznesin.

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtar  “Gillette”

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtar “Gillette”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 800 cp , të markës tregtar “Gillette” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 8000 euro

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtar “Coca – Cola”

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtar “Coca – Cola”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 70 cp , të markës tregtar “Coca – Cola” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 700 euro

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtare “Mercedes”

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtare “Mercedes”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 50 cp , të markës tregtar “Mercedes” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 500 euro

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtare “Puma”

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara të markës tregtare “Puma”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 1920 cp , të markës tregtar “Puma”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 38,400 euro