• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

08/04/2015

Perfomanca tre mujore

Prishtinë 8 prill 2015 – Dogana e Kosovës sot ka publikuar perfomancën e tremujorit të parë, kjo periudhë gjithashtu përfshin edhe krahasimin  me vitin e kaluar (2014).

Gjatë këtyre tre muajve ka rënie të sasisë së mallrave të importuara, derisa ka një rritje të lehtë të vlerave importuese, kurse me rëndësi të cekët se mbledhja e taksave ka shënuar rritje.

Në përiudhen raportuese 2014 – 2015 për regjimin IM4 (import), pesha neto ka rënë prej ▼88,722,685.51 Kg apo shprehur në përqindje -12.61%. Derisa  taksat e mbledhura janë rritur.

Gjate periudhës raportuese 2014 – 2015 për të gjitha regjimet e importit, taksat kanë shënuar ngritje në shumë prej 3,394,737.06 ose shprehur në përqindje 2.08%. gjatë vitit 2015 kemi mbledhjen e 166,5 milion eurove derisa vitin e kaluar kishim 163,1 milion euro.

Kundërvajtjet doganore gjatë këtij viti kanë arritur në numrin prej 263, duhet të theksohet se numri i kundërvajtje është si rezultat i kontrolleve më të mira dhe efikase, të cilat bazohen në selektimin përmes riskut.

Në aspektin e luftimit të korrupsionit në tre muajt e parë të vitit kemi pasur 15 raste të dyshimta, derisa në procedura disiplinore deri tani kemi 23 oficerë doganor për shkelje të natyrave të ndryshme.

 

 

 

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen afër 2 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Kapen afër 2 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Vërmicë, Sot rreth orës 09:50 në Vermicë oficerët doganor kanë selektuar për skanim dhe kontroll detal autobusin e linjës Tiranë – Prishtinë.
Sipas procedurës zyrtare gjatë skanimit të autobusit janë zbritur të gjithë udhëtarët të cilët gjithashtu  kanë dorëzuar valixhet personale në skanerin e  bagazheve.

Gjatë skanimit të valigjeve tek një udhëtar me shtetësi kosovare janë hasur ne paketime të dyshimta. Gjithashtu edhe në autobus është gjetur një pako tjetër. Pas zbulimit të rastit është njoftuar policia kufitare që kanë berë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe ndalimin e personit të dyshuar dhe fillimin e hetimeve.
Sasia e zbuluar e lëndës narkotike (canabis sativa) është afër 2 kg dhe e njëjta së bashku me rastin janë dorëzuar tek Policia e Kosovës.

LEXO MË SHUMË
Drejtoresha e doganës së Shqipërisë znj.Beqiraj viziton për herë të parë Doganën e Kosovës

Drejtoresha e doganës së Shqipërisë znj.Beqiraj viziton për herë të parë Doganën e Kosovës

Prishtinë 2 prill 2015 – Sot në Drejtorinë e përgjithshme të Doganës së Kosovës qëndrojë për vizitë zv. Ministrja e Financave të Republikës së Shqipërisë znj. Beqiraj e cila njëkohësisht është edhe Drejtoreshë e përgjithshme e Doganës së Shqipërisë, gjithashtu në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë zt. Qemal Minxhozi. Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna me bashkëpunëtorë priti delegacionin ku dhe u zhvillua takimi.

Ky takim është rrjedhojë e marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy vendeve, pra thellon edhe më tutje bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të dy administratave respektive.

Drejtori i përgjithshëm zt. Rafuna pas takimit theksoj – “Gjatë takimit diskutuam për masat që dy organizatat tona do të ndërmarrin për implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy qeverive tona. Do të formojnë grupe punuese dhe do të vendosim afatet për konkretizimin në terren ashtu se si parashihen me marrëveshje. Ka mbi një muaj që procedura e tranzitimit të përbashkët është duke funksionuar dhe në këtë kohë ne jemi duke shikuar se ku mundemi ende të thjeshtëzojmë procedurat ashtu që kufiri të mos jetë pengesë por urë lidhëse. Dy administratat tona kanë marrë obligime dhe kanë zotime që të ulin në minimum kohën e pritjes ashtu që lehtësojmë tregtinë”.

Nga ana tjetër drejtoresha e përgjithshme e Doganës së Shqipërisë tha  “arsyeja që unë jam sot këtu është që të jetësojmë premtimet dhe pikat për të cilat jemi dakorduar për bashkëpunim. Kuptohet që transiti i përbashkët është një storje suksesi e dy administratave tona. Por ne kemi ende punë për të bërë ashtu që të lehtësojmë tregtinë në mes të dy vendeve. Presim që nga maji të fillojmë të ofrojmë një doganë të përbashkët dhe brenda këtij gjashtëmujori të parë të eliminojmë edhe tarifat tjera të cilat janë kosto për biznesin.

LEXO MË SHUMË