• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

14/05/2015

Dogana prezanton 3 mujorin para komisionit parlametar për buxhet dhe financa

Prishtinë, Sot për herë të parë Drejtori i doganës zt. Lulzim Rafuna bëri prenzantimin e raportit tremujor të punës së Doganës para komisionit parlamentarë për buxhet dhe financa i udhëhequr nga zt. Naser Osmani.

Drejtori i Doganes prezantojë trendin e mbledhje së taksave gjatë tremujorit të parë në ku theksoj se në krahasim me dy vitet paraprake të hyrat kanë shënuar rritje kurse në krahasim direkt në mes të tremujorit 2014 dhe 2015 rritja e të hyrave është me 2 % më shumë. Gjithashtu vlen të theksohet se ka vazhduar trendi i rënies së sasisë së importit në krahasim me vitin e kaluar pra krahasimi i dy tremujoreve të parë të 2014 dhe 2015 tregon për ulje të peshës neto me 12% apo në kilogram -88,722,341 milion kilogram më pak sasi të mallrave. Por edhe përkundër kësaj dogana ka arritur të ruaj trendin pozitiv të të hyrave.

Sa i përket luftimi të kontrabandës dhe evazionit fiskal drejtori theksoj se fatkeqësisht në Kosovë ka ende kompani të cilat tentojnë vazhdimisht të manipulojnë me çmime dhe fshehje të mallrave të tyre gjatë importit. Prandaj edhe gjatë këtij tremujori kemi shqiptuar 263 kundërvajtje doganore dhe kemi ngritur 30 kallëzime penale. Gjithashtu drejtori foli dhe sqaroj punën që dogana bën në parandalimin e korrupsionit ku vetëm gjatë këtij tremujori njësit e doganës kanë hapur hetime në 18 raste të ndryshme me dyshim për keqpërdorime potenciale. 

Pas përfundimit të prezantimit drejtori i doganës u përgjigj pyetje të ndryshme nga anëtarët e komisionit parlamentar, respektivisht drejtori theksoj se ndryshimet në pakot fiskale të qeverisë më saktësisht në ndryshimin e normave të akcizës priten të sjellin deri në fund të vitit 14 milion euro më shumë. Gjithashtu temë tjetër ishte edhe marrëveshja e stabilizim asocimit e cila pritet të ketë ndikim në të hyra ku edhe për këtë çështje drejtori sqaroj se marrëveshja është asimetrike dhe ndryshimet në heqjen e taksës doganore do të bëhen të shkallëzuara.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i doganës së Malit të zi takohet me drejtorin e Doganës së Kosovës

Drejtori i doganës së Malit të zi takohet me drejtorin e Doganës së Kosovës

Prishtinë, Sot në Doganën e Kosovës qëndroj drejtori i doganë së Malit të Zi zt.  Vladan Jokoviq cili u prit nga homologu zt. Lulzim Rafuna. Fillimisht drejtori Rafuna bëri prenzantimin e të arriturave dhe sfidave me të cilat përballet dogana e Kosovës.

Sipas agjendës zyrtare fillimisht u diskutua lidhur me implemetimin e marrëveshjes e cila ka kohlë që është në fuqi ku të dy palët theksuan se kjo marrëveshje duke u respektuar dhe ndihmuar të dy administratat në adresimin e problemeve dhe sfidave të përbashkëta. Gjithashtu pikë tjetër e diskutimeve ishte edhe angazhimi i dy administrateve në luftimin e kontrabandës dhe mallrave ilegale.

Gjatë takimit u arrit marrëveshje që të fillohet edhe me projektin e ndërtimit të një objekti në të cilin do të funksionojnë dy administratat. Gjithashtu si rrdhjedhojë e takimit u diskutua dhe njëherit gjeti përkrahjen e dy administratave ishte projekti për  fillimin e patrollimeve të përbashkëta. Nga ky projekt do të përfitojnë dë administratat pasi që lufta kundër kontrbandës dhe aktiviteteve ilegale është agjendë e përbashkët.

LEXO MË SHUMË
Kapen afër 2 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Kapen afër 2 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Vërmicë, Sot rreth orës 09:50 në Vermicë oficerët doganor kanë selektuar për skanim dhe kontroll detal autobusin e linjës Tiranë – Prishtinë.
Sipas procedurës zyrtare gjatë skanimit të autobusit janë zbritur të gjithë udhëtarët të cilët gjithashtu  kanë dorëzuar valixhet personale në skanerin e  bagazheve.

Gjatë skanimit të valigjeve tek një udhëtar me shtetësi kosovare janë hasur ne paketime të dyshimta. Gjithashtu edhe në autobus është gjetur një pako tjetër. Pas zbulimit të rastit është njoftuar policia kufitare që kanë berë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe ndalimin e personit të dyshuar dhe fillimin e hetimeve.
Sasia e zbuluar e lëndës narkotike (canabis sativa) është afër 2 kg dhe e njëjta së bashku me rastin janë dorëzuar tek Policia e Kosovës.

LEXO MË SHUMË