SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Vazhdon performanca e shkëlqyer në aspektin e mbledhjes së të hyrave

Vazhdon performanca e shkëlqyer në aspektin e mbledhjes së të hyrave

Dogana e Kosovës pas përmbylljes së suksesshme të vitit 2015 ka vazhduar të punojë me intensitet të shtuar në mbledhjen dhe ruajtjen e buxhetit shtetëror.

Të dhënat e para të janarit 2016 tregojnë qartë se ky fillim vit është edhe më i mirë se viti i kaluar, muaji Janar 2016 është përmbyllur me 24% rritje të të hyrave.

Nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (janar 2015) ku janë mbledhur 47,3 milion gjatë këtij viti kemi 58,8 milion euro . Kurse sa i përket projeksionit të paraparë ne kemi tejkaluar atë për 17.3% më pasi që projeksioni ishte 50.1 Milion kurse janë inkasuar 58.8.  Dogana thellësisht është e përkushtuar për të ruajtur dhe grumbulluar taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

Dogana mban konferencën për vitin 2015 dhe prezanton sfidat për vitit 2016

Dogana mban konferencën për vitin 2015 dhe prezanton sfidat për vitit 2016

Prishtinë 29 janar 2016 – Sot Dogana e Kosovës ka mbajtur konferencën e rregull vjetore ku ka prezantuar raportet vjetore, respektivisht raportin vjetor për vitin që lamë pas si dhe sfidat e vitit 2016. Hapjen e konferencës e bëri Ministri i Financave z. Hoti i cili theksojë se “Gjatë këtij viti performanca e Doganës ka qenë e mirë ku është arritur që për herë të parë të tejkalohen projeksionet buxhetore, Dogana ka ulur numrin e ankesave për 30% duke rritur numrin e këshillave  por ritheksohet se viti i ardhshëm kërkon edhe më shumë angazhim dhe përpjekje për të arritur objektivat e 2016”

Më pastaj drejtori i përgjithshëm z. Rafuna bëri një përmbledhje të vitit duke u fokusuar në të arriturat “Dogana e Kosovës ka pasur vitin më të mirë që nga themelimi i saj, kemi tejkaluar projeksionin si dhe kemi mbledhur mbi 80 milion euro më shumë se viti i kaluar.  Gjithashtu  nga të gjitha vendimet e doganës për zhdoganime që janë mbi 280.000 kemi pranuar vetëm 1300 ankesa apo 0.5% e palëve në procedurë janë ankuar në vendimet e Doganës. Janë ngritur 65 kallëzime penale, janë kapur në 18 raste të ndryshme mbi 20 kg lëndë narkotike të gjitha këto të arritura janë bërë me buxhet prej 8.7 milion euro që nënkupton se dogana është një institucion shumë rentabil, pasi që vetëm me investimin prej 0,01 cent nga buxheti shtetëror ne kthejmë në buxhet 1 euro”.

Pjesa e dytë e konferencës ndërlidhej me sfidat dhe objektivat e Doganës ku u theksuar se gjatë vitit në vijim dogana ka para vetës objektivat financiar dhe strategjik, gjithashtu u theksua se zbatimi I MSA është një ndër sfidat. Objektivat e Doganës për vitin 2016 janë:

  • Zhvillimi tutje i një sistemi modern dhe efikas për mbledhjen e të hyrave dhe ofrimin e lehtësirave tregtare;
  • Mbrojtja e qytetarëve të Kosovës nga importi i mallrave të ndaluara, dhe lufta efikase kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës,
  • Modernizimi i Doganës së Kosovës sipas standardeve te Udhërrëfyesit Doganor të BE (EU Blueprint),
  • Rritja e transparencës, përmirësimi i imazhit dhe edukimi i publikut për rolin dhe misionin e Doganës,
  • Përmirësimi i etikës doganore dhe parandalimi i korrupsionit dhe çdo lloj konflikti të interesit
  • Implementimi i suksesshëm i MSA

 

Në fund të konferencës drejtori i përgjithshëm bëri thirrje publike që qytetarët e Kosovës të bashkëpunojnë me Doganën dhe të thërrasin nëse shohin mallra të kontrabanduara apo korruptive.

Dokumenti i bashkangjitur : dogana_2015.pdf

Kapen afër 20.000 pako cigare

Kapen afër 20.000 pako cigare

Prishtinë 13 janar 2016 – Njësit e Doganës e Kosovës kanë realizuar një operacion për kapjen e një sasie të dyshuar të duhanit e cila kishte arritur të kontrabandohet nga Maqedonia. Ky operacion zgjati për afër dy ditë ku fillimisht u arrit të kapet sasia e duhanit dhe pastaj të bëhet edhe arrestimi i pronarit të këtyre produkteve i cili sot me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Furgoni i cili transportonte mallrat kontrabandë udhëtonte në magjistralen Gjilan – Prishtinë dhe njëkohësisht ishte duke u përcjellë nga vetura të tjera të kontrabandisteve. Njësitet e doganës kanë ndaluar furgonin, por gjatë këtij procesit janë sulmuar nga një veturë e cila ishte në përcjellje të tij. Kjo veturë goditi disa herë automjetet e doganës. Pas sulmit ndaj oficerëve doganor vetura e cila ishte në përcjellje arriti të largohet përkohësisht, mirëpo oficerët doganor nuk ndërmorën masa, bazuar në vleresimin e situates dhe rrezikut dhe për faktin që në atë veturë gjendej edhe një fëmijë i moshës 10 vjeçare. Pas ikjes së automjetit dogana dhe policia e Kosovës janë angazhuar në kapjen e të dyshuarit. Sot i dyshuari është marr në pyetje nga hetuesit doganor dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

  • Sasia e kapur e duhanit është afër 20000 pako ,me vlerë 30.000 euro, tërë sasia është konfiskuar.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Tejkalimi i planit të mbledhjes së  të hyrave për vitin 2015 – Raporti preliminar

Tejkalimi i planit të mbledhjes së të hyrave për vitin 2015 – Raporti preliminar

Prishtinë 5 janar 2016 – Dogana e Kosovës sot ka bërë përmbledhjen preliminare të raporti për vitin 2015. Ky raport tregon qartazi se Dogana e Kosovës ka pasur një viti të suksesshëm ku janë arritur që deri me 31 janar 2015 të mblidhen saktësisht 950,4 milion euro. Gjatë periudhës raportuese 2014 – 2015 per te gjitha regjimet e importit, taksat kane shënuar ngritje në shumë prej 82,2 ose shprehur në përqindje 9.62%.

Dogana e Kosovës që nga viti 2009 nuk ka arritur të tejkalojë projeksionin, por vetëm ketë vit ka tejkaluar projeksioni. Vlen të theksohet se  dy vitet e fundit fal reformës Dogana ka mbledhur mbi 110 milion euro më shumë se periudha e kaluar.

 

Vitet

Gjithsejtë

Projeksioni

Përqindja

2009

635.1

645.1

98.5%

2010

700.6

702

99.8%

2011

827.6

830

99.6

2012

842.7

875

96.3

2013

837.2

915

91.5

2014

870.9

934

93.2

2015

950,4

946

100,5

 

 

Gjatë vitit 2015 kemi proceduar 75 kallëzime penale në Prokurori të shtetit, në vlerë të shmangieve prej 6 milion €. Vlera e mallrave të sekuestruara ne fazën e hetimeve tejkalon 560.000,00 €. Gjithashtu kemi qenë të suksesshëm në konfiskimin e duhanit të përpunuar dhe të papërpunuar në sasi prej 19 ton, si dhe 4 vija për përpunimin e duhanit. Janë zhvilluar operacionet kundër mashtrimeve me lojërat e fatit, ku janë sekuestruar rreth 100 aparate ilegale, ndërsa janë bërë kallëzimet penale në rastet ku është konstatuar shkelje penale. Gjatë këtij viti janë kapur në 18 raste të ndryshme mbi 20 kg lëndë narkotike. Rritja e numrit të thirrje në linjën e sigurt të Doganës  ku saktësia e tyre është mbi 90% ka ndikuar në rritjen e besimit të qytetarëve në Doganën e Kosovës.

Në aspektin e ankesave dogana ka arritur të  përmbushur qëllimin e saj në uljen e numrit të ankesave dhe rritjes së numrit të këshillave ligjore. Gjatë këtij vitit 2015 kemi pranuar mbi 900 ankesa që paraqet ulje prej 10% në krahasim me vitet e kaluara ku në 2014 ankesat tejkaloni numrin prej 1000, derisa kemi arritur të ulin numrin e ankesave kemi rritur numrin e këshillave ligjore të lëshuara nga Dogana gjë që ka ndikuar pozitivisht në vetëdijesimin e kompanive dhe rritjen e transparencës së Doganës përball bizneseve.

Të dhënat e importi tregojnë se në aspektin e peshës për periudhën raportuese 2014 – 2015, pesha neto e importit të mallrave ka shënuar rritje prej 289, milion kilogram apo shprehur në përqindje 7.6 %. Derisa vitin e kaluar kishim në total peshë importi prej 3,7 miliard kilogram këtë vit kemi afër 4 miliard kilogram produkte të importuara. Kurse vlera e mallrave të importuara ka rritje prej 3.8 % pra nga 2.4 miliard euro në 2.5 miliard.

Produktet të cilat janë importuar më së shumti kanë mbetur të njëjta, me përqindjen më të madhe të janë derivatet e naftës,  duhani, automjetet, makineri të ndryshme, pijet e ndryshme alkoolike dhe jo-alkoolike, plastika etj. Derisa vendet nga të cilat importojmë më së shumti janë, Serbia,  Gjermania, Turqia, Kina, Italia etj.

Tek eksportet, gjatë këtij viti ka pasur eksport (EX1+EX3) në lartësi prej 390 milion euro që krahasuar me vitin e kaluar është një rritje e ulët për 6 milion euro pasi në 2014 kishte eksport me 384 milion euro. Partnerët kryesor për eksportin e Kosovës janë Shqipëria, Serbia, Maqedonia, India  dhe Italia.

 

Dogana përmbyllë me sukses vitin 2015 si dhe kremton 7 vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës

Dogana përmbyllë me sukses vitin 2015 si dhe kremton 7 vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës

Prishtinë 29 dhjetor 2015 – Dogana e Kosovës në një ceremoni rasti suksesshëm përmbylli vitin 2015. Dogana e Kosovës gjatë këtij viti ka pasur arritje të mëdha ku taksat shënuan rritje prej 80  milion apo për 9,5 % më shumë se arkëtimi në periudhën e njëjtë të vitit paraprak 2014. Përveç të arriturave dogana kremtojë edhe 7 vjetorin e shndërrimit në Doganën e Kosovës.

Gjatë vitit 2015 Dogana ka arritur që secilin muaj të këtij viti të ketë arkëtime të cilat e kanë tejkaluar vitin paraprak dhe njëherazi paraqesin mbledhjen më të mirë që nga themelimi i Doganës së Kosovës. Plani i Qeverisë parashihte grumbullimin e të hyrave për vitin 2015 në lartësi prej 946,1 milion euro, kurse sot dogana ka mbledhur 937,6 apo 99,1% kur kemi edhe tri ditë për të përmbyllur vitin kalendarik, prandaj projeksioni konsiderohet i tejkaluar.

 

Drejtori i përgjegjshëm z. Rafuna theksojë: “Si institucion kemi kaluar me faza të ndryshme të zhvillimit mirëpo sot ne jemi një doganë moderne dhe efikase në mbledhjen e të hyrave, parandalimin e evazionit fiskal, luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar. Viti 2015 paraqet vit me të hyrat më të larta që nga themelimi i Doganës, ku taksat shënuan rritje prej 9.5% më shumë se viti i kaluar.”

 

Në adresimin e tij para oficerëve doganor ministri i Financave z. Hoti tha: “Sinqerisht ju përgëzojë për rezultatet e arritura dhe ju falënderojë juve, për angazhimin që keni pasur. Arritja e juaj është rritje ekonomike e Kosovës. Mbledhja e të hyrave shtesë ka bërë të mundur që të qoj përpara agjendat zhvillimore në fushat e ndryshme, gjithashtu e di që keni pasur vështirësi dhe arritja e këtyre rezultateve ka qenë mjaft e vështirë, por ju inkurajoj që të punoni për të mirën e vendit tonë.”

 

Ministri Hoti dhe drejtori i përgjithshëm në fund ndanë mirënjohje për oficerët e dalluar, respektivisht për ata oficerë të cilët arritën rezultate në luftën kundër krimit dhe kontrabandës.

 

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

Dogana tejkalon për herë të parë që nga themelimi shifrën prej 900 milion euro të mbledhura

Dogana tejkalon për herë të parë që nga themelimi shifrën prej 900 milion euro të mbledhura

 

Prishtinë 17 dhjetor 2015 – Dogana e Kosovës gjatë këtij viti  ka arritur që të tejkalojë dhe të shënojë rekordin e ri në grumbullimin e të hyrave ku dogana ka tejkaluar për herë të parë që nga themelimi (viti 1999) shumën prej 900 milion euro.

Në përgjithësi  deri me datën 16/12/2015 dogana ka grumbulluar 902,3 milion euro apo 74.3 milion më shumë se vitin 2014 respektivisht 9 % më shumë. Edhe përkundër faktit që kemi pasur ndryshime të politikave fiskale të cilat kanë ulur taksat të cilat mblidhen në kufi, performanca e Doganës ka përmirësuar të hyrat përmes uljes së kontrabandimi dhe luftimit të evazionin fiskal. Vitit 2015 karakterizohet si viti ku Dogana e Kosovës ka filluar dhe përmbyll një mori të sistemeve, sisteme këto të cilat kanë ndikuar direkt në performancën e jashtëzakonshme të Doganës. Gjithashtu viti 2015 ka qenë viti i parë i plotë që nga reforma e ndërmarr gjatë vitit 2014 pra reformimi i  Doganës ka pasur një sukses të plotë, që edhe sot  dëshmohet me performancën e jashtëzakonshme.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 323 copë të markës tregtar “Nike”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 323 copë të markës tregtar “Nike”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 323 copë , të markës tregtar “Nike” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 16150 euro

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 261 copë të markës tregtar “Abercrombie”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 261 copë të markës tregtar “Abercrombie”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 261 copë , të markës tregtar “Abercrombie” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 7830 euro

 

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 240 copë , të markës tregtar “Levi’S”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 240 copë , të markës tregtar “Levi’S”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 240 copë , të markës tregtar “Levi’S” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 7200 euro

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 650 copë të markës tregtar “Apple”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 650 copë të markës tregtar “Apple”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 650 copë , të markës tregtar “Apple” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 750 euro

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 250 copë të markës tregtar “Apple”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 250 copë të markës tregtar “Apple”

 

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 250 copë , të markës tregtar “Apple” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 1250 euro

 

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 115 copë të markës tregtar “Puma”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 115 copë të markës tregtar “Puma”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 115 copë , të markës tregtar “Puma” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 2300 euro