SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Rritet besimi i qytetarëve në Doganën e Kosovës

Rritet besimi i qytetarëve në Doganën e Kosovës

Prishtinë 22 maj 2016 – gjatë vitit 2016, respektivisht gjatë këtyre muajve Dogana suspenduar 8 oficer doganor derisa në procedura disiplinore janë 10 raste të tjera ku subjekt i tyre janë 18 oficerë doganor. Puna e palodhshme dhe angazhimi ka arritur të rris besueshmërinë e qytetarëve, niveli i tanishëm ka tejkaluar vitin e kaluar për 35% më shumë thirrje dhe lajmërime apo 53 informata më shumë.

Sipas thirrjeve dhe informatave kthyese nga këto thirrje kemi diku përafërsisht  85-90 %  të tyre kanë rezultuar si të sakta. Si rezultat i thirrjeve dhe bashkëpunimit me qytetarë  dogana ka zbuluar një mori rastesh të cilat kanë qenë të lidhura me kontrabandë, evazion fiskal si dhe me korrupsion. Derisa natyra e thirrje dhe informatave është dhënë si në vijim:

–          5 raste për telefona të kontrabanduar – të trajtuara

–          26 raste për lojëra te fatit – të trajtuara

–          9 raste për barna – të trajtuara

–          12 raste për duhan të kontrabanduar – të trajtuara

–          2 raste për alkool – të trajtuara

–          6 raste për mallra ushqimore të kontrabanduar – të trajtuara

–          4 raste për neglizhence që ka elemente të korrupsionit dhe sjelljeve të këqija – të trajtuara

–          1 rast për droge – i trajtuar

–          35 ankesa për vonim të kryerjes së procedurave doganore – të trajtuara

–          51  raste të tjera (për institucionet e tjera si AUV dhe Policia e Kosovës)

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.

 

Dogana kap mbi 7 ton duhan të kontrabanduar

Dogana kap mbi 7 ton duhan të kontrabanduar

 

Prishtinë 19 maj 2016 – gjatë dy ditëve të fundit dogana ka realizuar një aksion rreth kapjes së një sasie të duhanit e cila është e kontrabanduar nga Maqedonia. Njësitet e doganës në rrugë operative kanë arritur deri tek lokacioni i dyshuar.

Aksioni kishte për qëllim  kontrollimin e një ndërtese  banimi  në një fshat të Komunës së Vitisë me dyshimin se në objektet përcjellëse gjendeshin mallra të kontrabanduara.

Me urdhër të gjykatës njësitet e doganës të asistuara nga policia kanë filluar bastisje ku si rezultat i saj në këtë pronë janë gjetur sasi e konsiderueshme e duhanit për të cilin pala nuk ka poseduar asnjë dokument.

Me urdhër të prokurorit personi i cili është gjetur në posedim të këtij mall është arrestuar kurse tërë sasia e duhanit (saktësisht 7760 kg) është konfiskuar.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.

 

Dogana ka mbledhur 61 milion euro më shumë viti 2015

Dogana ka mbledhur 61 milion euro më shumë viti 2015

Prishtinë 15 maj 2016 – Rezultatet e mira në mbledhjen e të hyrave janë duke vazhduar edhe gjatë muajit Maj’16, Dogana e Kosovës ka ruajtur trendin e lartë të mbledhjes së të hyrave gjatë katër muajve edhe gjatë muajit Maj, më saktësisht duke e dërguar atë në mbi 61 milion euro më shumë se 2015.

Dogana e Kosovës ka ngritje në të gjitha taksat që mbledh, respektivisht kemi 22.7 % më shumë se viti i kaluar apo 7.4% më shumë se projeksioni për këtë periudhë. Vitin e kaluar deri me datën 15 maj kishim grumbulluar 269,6 milion euro derisa këtë vit kemi mbledhur 330,8 milion euro.

Aksionet e shpeshta në luftimin e ekonomisë jo-formale, bashkëpunimi me qytetar, lehtësimi i procedurave të importit/eksportit, përdorimi i sistemeve të avancuara, eliminimi i procedurat burokratike dhe diskrecionit janë duke prodhuar rezultate optimale.

 

Dogana rrit transparencën përmes publikimit të vendimeve në ueb faqen e saj

Dogana rrit transparencën përmes publikimit të vendimeve në ueb faqen e saj

 

Prishtinë 10 maj 2016 – Me iniciativën e Drejtorit të Përgjithshëm z. Lulzim Rafuna, Dogana nga sot ka hapur edhe një kategori të re në ueb faqen e saj ku do të publikohen të gjitha vendimet që drejtori merr lidhur me Doganën dhe bizneset.

Kjo kategori të vetmin qëllim e ka që të rrit edhe më tej transparencën e doganës dhe menaxhmentit të saj karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës.  Kategoria është krijuar në tri gjuhët dhe titullohet Vendimet e Drejtorit të Përgjithshëm. Në këtë kategori përveç vendimeve do të publikohen edhe të gjitha shpenzimet e parasë publike nga ana e Doganës dhe Drejtorit të përgjithshëm.

Drejtori i Përgjithshëm theksoi se “Qasja në informata dhe transparenca janë parakushte demokratike si dhe mjetet e duhura në luftimin e korrupsionit, derisa mungesa e transparencës e bën të vështirë për qytetarët që të na mbaj përgjegjës për veprimet tona. Shpërndarja e të dhënave dhe informatave nga Dogana tek qytetarët ofron transparencë dhe njëkohësisht përmirëson edhe vet institucionin tonë, Dogana gjithmonë ka qenë një institucion i hapur, por ne transparencën tonë e dërgojmë edhe një hap tutje, andaj ftojë të gjitha media dhe qytetarët që t’i qasen këtyre dokumenteve që ne do të publikojmë”.

Linku: http://dogana.rks-gov.net/sq/vendimet-e-drejtorit-te-pergjithshem-#vendimet-e-drejtorit-te-pergjithshem-

Statistikat e mbledhjes së akcizës në duhan dhe lojëra të fatit

Statistikat e mbledhjes së akcizës në duhan dhe lojëra të fatit

 

Prishtinë 8 maj 2016 – Mbledhja e akcizës nga ana e Doganës është duke tejkaluar projeksionet, mbledhja adekuate, luftimit i kontrabandës dhe evazionit fiskal janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar. Në vijim është paraqitur importi i cigareve për periudhën janar-prill 2015/2016 krahasuar për secilin muaj.

 

Në tabelë është statistika që tregon rritjen e  importit në raport me vitin e kaluar. Importi dhe të hyrat janë rritur me mbi  11 milion ose 40% me shumë se viti i kaluar. Derisa totali I mbledhjes së akcizës ne import të cigareve është 37.3 milion euro.

 

Derisa tek lojërat e fatit kemi arritur qe secilin muaji të këtij viti të mbledhim afër një milion pra deri tani kemi mbledhur mbi 4 milion euro, gjithsesi se vlen të theksohet se aksionet e shpeshta të ndërmarra nga Dogana kanë rezultuar me konfiskime dhe disiplinim të operatorëve me lojëra të fatit sepse vetëm në muajt e parë të këtij viti janë konfiskuar mbi 300 pajisje për lojëra të fatit.

 

Ne ftojmë qytetarët të lajmërojnë raste e dyshimta pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org.

 

Dogana mban konferencën për katër muajt  e parë të vitit 2016

Dogana mban konferencën për katër muajt e parë të vitit 2016

 

Prishtinë 4 maj 2016 – Sot Dogana e Kosovës së bashku me Ministrinë e Financave ka mbajtur konferencën, ku ka paraqitur raportin katër mujor. Hapjen e konferencës e bëri Ministri i Financave z. Hoti i cili theksojë se “Rezultate gjatë këtyre katër muajve kanë qenë shumë më të mira se planifikimet, gjej rasti të falënderojë stafin e Doganës për përpjekjet e tyre për të arritur objektivat në mbledhjen e të hyrave si dhe ofrimin e shërbimeve për qytetar dhe biznesit gjatë këtyre muajve kemi pasur fillimin e suksesshëm të zbatimit të MSA-së, politikat e thjeshtëzuara në eksport si dhe hapja e zyrës në parkun e biznesit në Drenas si dhe plotë aktivitete tjera “

Drejtori i përgjithshëm z. Rafuna bëri një përmbledhje të këtyre  të arriturat “Dogana e Kosovës ka ngritje në të gjitha taksat që mbledh,  respektivisht kemi 22 % më shumë se viti i kaluar apo 7.4% më shumë se projeksioni për katër muajt e parët të vitit 2016.  Pra kemi 54 milion më shumë. Gjithashtu kemi progres në luftimin e ekonomisë jo-formale duke arritur të hapim 44 raste hetuese si dhe të parandalojmë 523 tentime për kontrabandë dhe evazion fiskal. Gjithashtu thirrjet dhe bashkëpunimi me qytetar është rritur me 53% më shumë thirrje dhe lajmërime për raste të ndryshme. Zhvillimet si kanali i verdhë automatik dhe lidhja direket me ARBK që shkurton kohën dhe eliminon procedurat burokratike janë sukseset e radhës.  Derisa gjatë këtij viti dogana ka vazhduar me luftimin e korrupsionit si rezultat 8 oficer deri tani janë suspenduar. Dogana është duke implementuar MSA-në më saktësisht,  Dogana ka hapur zyrën për MSA dhe ndihmë ndaj bizneseve  kemi publikuar “Kodet tarifore që pësojnë ndryshime” si dhe “Doracaku mbi përfitimin e origjinës dhe dokumentet e nevojshme” si dhe nuk kemi asnjë problem të raportuar në implementim.

Në fund të konferencës drejtori i përgjithshëm bëri thirrje publike që qytetarët e Kosovës të bashkëpunojnë me Doganën dhe të thërrasin nëse shohin mallra të kontrabanduara apo korruptive.

 

Raporti 4 Mujor ne PDF

 

Dogana ka hapur zyrën në Parkun e biznesit në Drenas

Dogana ka hapur zyrën në Parkun e biznesit në Drenas

 

Prishtinë 29 prill  2016 – sot në kuadër të përpjekjeve maksimale që Dogana e Kosovës është duke bërë për të qenë afër biznesit Dogana ka hapur zyre në parkun e biznesit të Drenasit ashtu që të ju ofrojë shërbime bizneseve në këtë park dhe rajon.

 

Pas një bashkëveprimi në mes të Ministrisë së Financave, Ministrisë e Tregtisë,  Doganës së Kosovës dhe njëkohsisht në bashkëpunim të ngushtë me Odën Ekonomike sot është bërë edhe përurimi ceremonial i hapjes së zyrës së Doganës nga Ministri i financave z. Hoti.

 

Me këtë rast Ministri i financave theksoi “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë përkrahje prodhuesve. Tani kjo zyrë do të jetë afër bizneseve dhe do të shkurtojë kohën e nevojshme për të kryer procedurat doganore për eksport. Unë përgëzoi drejtorin e doganës dhe falënderojë odat ekonomike dhe MTI -në që e kanë mbështetur në reformën e të bërit biznes”

 

Kurse në emër të MTI foli z. Salihu i cili theksoi se ky veprim sot rrit profilin e parkut të biznesit, falënderojmë Doganën për gatishmërinë për të ardhur dhe qenë pran bizneseve. Mendojmë që kjo do të lehtësoi punën e bizneseve pasi janë prodhues dhe punësojnë derisa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka plan për zgjerimin e këtij parku”

 

Z. Gërxhaliu theksoi “Vitet 2015 dhe 2016 janë shpaluar vite të dialogut në komunikimin publiko privat, kjo iniciativë tregon bashkëpunimin intern në mes të institucioneve dhe odave dhe kjo zyre  duhet të jetë model edhe për institucionet e tjera. Dogana është duke performuar mirë dhe kjo duhet të shërbej si model edhe për institucionet tjera”.

 

Derisa nga ana e tij z. Rafuna theksoi “Është kënaqësi kur hapet një zyre e cila i ofron shërbime prodhuesve, në Parkun e Biznesit ne kemi një numër të kompanive të cilat janë prodhues dhe përpunues dhe duke vërejtur tendencën e rritjes së eksporti nga ky park ne jemi motivuar të hapim këtë zyre. Bizneset do të kenë mundësi të marrin këshilla dhe shërbime në kohë reale  për të gjitha procedurat që i përkasin eksporti dhe importin”.

 

Dogana vazhdon me krijimin e lehtësirave tregtare

Dogana vazhdon me krijimin e lehtësirave tregtare

 

Prishtinë 26 prill 2016 – Dogana e Kosovës si rezultat i kompjuterizimit të procedurave doganore  të cilin e ka arritur ta zhvillojë si koncept bashkëkohor, ku  tanimë kemi për herë të parë në Ballkan zhdoganimin e mallit  pa-letër si dhe shumë procedura të reja të cilat janë zhvilluar si pjesë e reformës së filluar gjatë vitit 2014. Tani Dogana ka në plan që gjatë javës së ardhshme të lançoi tutje procedurën e re elektronike për krijim e lehtësirat për biznesin.

 

Plani i doganës parasheh që të gjitha dërgesat mallrave të cilat hyjnë në kanalit e verdhë (rreth 80% e të gjitha dërgesave) të përfundojnë procedurat doganore për jo më shumë se 5 minuta nga momenti i deklarimit të tyre, kjo nënkupton që të gjitha deklarata doganore të cilat deri më tani janë proceduar nga ana e oficereve doganor ti kalojnë në procesim sistemit elektronik, vetë sistemi elektronik do ti procedojë deklaratat unike doganore në kanalin e verdhë.

 

Për këtë qëllim, sot drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna me bashkëpunëtor takoi kryetarin e Odës Ekonomike zt. Safet Gerxhaliu si dhe kryetarin e agjentëve doganor (shpedicioneve) ku u diskutuan lehtësirat për zhdoganimin e mallrave. Në ketë takimi drejtori i përgjithshëm z. Rafuna  prezantoi dhe kërkoi mendimin e biznesit si dhe agjentëve doganor lidhur me këtë ndryshim që pritet të ndodhë. Duhet theksuar se kjo iniciativë e doganës u mirëprit nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e agjentëve doganor që ofruan përkrahjen maksimale të tyre.

 

Zt. Gërxhaliu në përfundim të takimit theksoi “Iniciativat e doganës duhet të zgjerohen edhe tek institucionet tjera, pasi dogana ka bërë shumë për biznesin prandaj edhe ne e përkrahim fuqishëm. Viti 2016 edhe një herë u dëshmua si vit i diskutimit publiko privat me qëllim të avancimit të agjendës ekonomike”

 

Konferenca përmbyllëse e projektit “Përkrahje për  Doganën e Kosovës“

Konferenca përmbyllëse e projektit “Përkrahje për Doganën e Kosovës“

 

Prishtinë 20 prill 2016 – Sot me organizimin e misionit të Binjakëzimit dhe Doganës së Kosovës u organizua konferenca përmbyllëse e projektit “Përkrahje për Doganën e e Kosovës” ku partnerët ishin Dogana e Kosovës, Dogana Italiane dhe ajo Franceze. Konferenca kishte qëllim të përmbledh rezultatet e punës dy vjeçare. Në konferencën përmbyllëse morën pjesë zv. Ministri i Financave Agim Krasniqi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna,  Shkëlqesia e tij z. Andreas Ferrarese Ambasador i Italisë, Shkëlqesia e saj znj. Maryse Daviet Ambasadore e Francës, z. Paolo Lo Surdo, Drejtor Qendror i Drejtorisë së Planifikimit  Strategjik, Financave dhe Sigurisë nga Agjencia Italiane e Doganës dhe e Monopoleve si dhe Sirie Poider nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

 

Fillimisht zv. Ministri i Financave Agim Krasniqi theksoi se ky projekt është një gur-themel i asistencës së bashkimit evropian me qëllim të plotësimit dhe harmonizimit të legjislacionit dhe politikave dhe procedurave evropiane jam i sigurt që dogana ka arritur këto standarde. Dogana është institucioni kryesor në ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal të Kosovës pasi m përfundimisht më lejoni të falënderoj institucione e BE-së në ndihmë dhënë Kosovës.

 

Nga zyra e BE znj. Poider tha “Roli i doganave është duke ndryshuar edhe në BE pasi Dogana nga një institucion taksa-mbledhës është duke u shndërruar në një institucion të ofrimit të sigurisë së përgjithshme, ky ishte një projekti i suksesshëm por gjithsesi se zyra e BE do të vazhdojë me përkrahjen e saj deri në aderimin në BE.”

 

Nga ana e tij drejtori i përgjithshëm theksoi ” Projekti i Binjakëzimit ka filluar bashkë me fillimin e reformës se thellë ne Doganën e Kosovës në fillim te vitit 2014 i cili  ka luajtur një rol të madh në procesin e  zhvillimit te reformës dhe modernizimit të mëtejshëm të Doganës së Kosovës, ku fal kësaj reforme Dogana ka arritur performancën më të lartë që nga themelimi i saj. Përveç arritjes së projeksionit në mbledhjen e të hyrave, Dogana në bashkëpunim me Binjakëzimin si dhe EULEX kanë punuar në zhvillimin e procedurave doganore  sipas atyre të BE-së si në luftimin e informalitetit po ashtu edhe në lehtësimin e tregtisë, duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen e lartë për ndihmën e ofruar nga BE, Dogana e Kosovës ju siguron që do të jetë e përkushtuar në plotësimin e të gjitha obligimeve  shtetërore por edhe atyre që dalin nga proceset integruese.”

 

Znj. Maryse Daviet Ambasadore e Francës theksoi “Dogana është shtyllë e shtetit në të gjitha vendet ky ishte një partneritet shumë I suksesshëm, Dogana e Kosovës ka dëshmuar se është një institucion  shumë profesional dhe ka aftësi për të ngritur të hyrat. Dogana e Kosovës nën menaxhimin e z. Rafunës është transformuar në mënyre thelbësore duke kontribuar në luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës.Ky projekt nuk është bashkëpunim por partneritet në mes të tri vendeve, qeveria ime do të vazhdoi mbështetjen për Kosovën”.

 

Andreas Ferrarese Ambasador i Italisë theksoi “Ky projekt ishte i suksesshëm pasi kishte përkushtim nga Qeveria e Kosovës dhe Dogana e Kosovës si dhe njëherë bashkëpunim të shkëlqyer në mes Doganës Italiane dhe asaj Franceze. Dogana e Kosovës është  një ndër institucionet më të besueshme të Kosovës pasi siguron 70% të buxhetit shtetëror. Më lejoni të falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e projektit dhe të sigurojë që bashkëpunimi do të vazhdoi”

 

Projekti i Binjakëzimit – Info

Objektivi I përgjithshëm I projektit te binjakëzimit ishte për të fuqizuar sektorin e sundimit të ligjit ne Kosovë dhe reforma ne administratën publike.

Qëllimet

–          Fuqizoi kapacitetet e Doganës se Kosovës, për te krijuar dhe zbatuar një sistem efektiv, efikas, të drejte dhe transparent te burimeve njerëzore ne mbështetje te reformave dhe procesin e zhvillimit ne përputhshmëri me standardet e BE-se.

–          Fuqizoj sistemin e zbatimit dhe te lehtësimit te tregtisë, menaxhimin e riskut, kontrollës pas-importuese dhe sigurinë e zinxhirit të furnizimit ne luftën kundër kontrabandës, evazionit fiskal, krimit te organizuar dhe falsifikimit.

–          Mbështesë Doganën e Kosovës ne sigurimin e informacionit te shpejte dhe te sigurt dhe te inteligjencës dhe ne menaxhimin e informacionit te strukturuar dhe te pastrukturuar

 

Në dy aksione të ndara dogana kap sasi të mallrave të kontrabanduara

Në dy aksione të ndara dogana kap sasi të mallrave të kontrabanduara

 

Prishtinë 14 prill 2016, gjatë kësaj jave njësitet e Doganës kanë zhvilluar dy operacione të ndara ku në të dy rastet ka pasur konfiskime mallrave dhe ndalim të personave që kontrabandonin mallra.

 

Në rastin e parë oficerët doganor kanë ndjekur një kombi të dyshuar për kontrabandim në magjistrale Gjilan-Ferizaj.  Pas dyshimeve fillestare oficerët kanë tentuar të ndalin këtë automjet por i njëjti nuk i është bindur urdhrave, por pas reagimit të oficerëve është bërë ndalimi i automjetit dhe legjitimimi i personit i cili e drejtojnë. Gjatë kontrollës janë hasur në mall pa prejardhje të kontrabanduar kryesisht tekstil dhe këpucë me vlerë mbi 6000 euro. Palës i është shqiptuar kundërvajtja doganore derisa mallrat dhe kombi janë konfiskuar.

 

Në rastin  e dytë të zhvilluar njësitet e doganës janë penguar gjatë tentimit për të ndaluar një kombi të dyshuar. Ku një automjet Golf III ka tentuar të bllokonte rrugën. Njësitet tjera të Doganës janë angazhuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e të dy automjeteve si dhe legjitimimin e personave ku njëri prej tyre është prangosur dhe është hapur rast penal. Pas hapjes së kombit janë gjetur pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia (mallrat dhe kombi janë konfiskuar).

 

Në të dy raste Dogana ka arritur të identifikojë dhe njëherë ndaloi  automjetet duke iu falënderuar sistemeve të kamerave të cilat janë instaluar në automjetet e antikontrabandës e që mundësojnë identifikimin e personave dhe automjeteve.

 

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës,  korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për të bërë këtë dogana kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste në 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org.

 

Kapet afër 1 kg marihuanë në pikëkalimin e Vërmicës

Kapet afër 1 kg marihuanë në pikëkalimin e Vërmicës

 

Prizren 13 prill 2016, dje njësitet e Doganës në bashkëpunim me policinë Kufitare kanë arritur të kapin 1 kg substance narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për tu futur në Kosovë.

 

Gjatë kontrolleve rutinore,  dje në orët e pasdites në Vërmicë në vijën e parë të kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës është selektuar për kontroll  vetura e tipit Ford Mondeo me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ekipi i specializuar i Doganës në vijën e dytë së bashku me zyrtaret e policisë në bagazh, saktësisht në anën e majtë të bagazhit mbi anësoret e gomave janë gjetur dy qese me substance narkotike të llojit marihuanë .

 

–          Sasia e lëndës narkotike ishte 922.7 gram -2 qese (paketime).

 

Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë derisa substanca narkotike si dhe rasti janë proceduar në Polici për hetime të mëtejme.

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës,  korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për të bërë këtë dogana kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste në 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org.

 

Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve

Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve

 

Prishtinë 5 prill  2016 –  Dogana e Kosovës ka arritur të rrit besimin e qytetarëve pasi që çdo ditë jemi duke pranuar më shumë thirrje telefonike. Raporti tremujor i thirrjeve telefonike për të lajmëruar kontrabandë, korrupsionin dhe evazionin fiskal tregon se ka rritje evidente në thirrjet nga ana e qytetarëve.  Dogana e Kosovës kthen besimi e qytetarëve duke ngritur performacën dhe inkasimin e të hyrave, deri më sot kemi mbledhur 220,3 milion euro që paraqet 25% më shumë se viti i kaluar që kishte 176,1 milion euro. Në vijim tabela e lajmërimit të rasteve.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.

Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org .