• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

23/05/2016

Rritet besimi i qytetarëve në Doganën e Kosovës

Prishtinë 22 maj 2016 – gjatë vitit 2016, respektivisht gjatë këtyre muajve Dogana suspenduar 8 oficer doganor derisa në procedura disiplinore janë 10 raste të tjera ku subjekt i tyre janë 18 oficerë doganor. Puna e palodhshme dhe angazhimi ka arritur të rris besueshmërinë e qytetarëve, niveli i tanishëm ka tejkaluar vitin e kaluar për 35% më shumë thirrje dhe lajmërime apo 53 informata më shumë.

Sipas thirrjeve dhe informatave kthyese nga këto thirrje kemi diku përafërsisht  85-90 %  të tyre kanë rezultuar si të sakta. Si rezultat i thirrjeve dhe bashkëpunimit me qytetarë  dogana ka zbuluar një mori rastesh të cilat kanë qenë të lidhura me kontrabandë, evazion fiskal si dhe me korrupsion. Derisa natyra e thirrje dhe informatave është dhënë si në vijim:

–          5 raste për telefona të kontrabanduar – të trajtuara

–          26 raste për lojëra te fatit – të trajtuara

–          9 raste për barna – të trajtuara

–          12 raste për duhan të kontrabanduar – të trajtuara

–          2 raste për alkool – të trajtuara

–          6 raste për mallra ushqimore të kontrabanduar – të trajtuara

–          4 raste për neglizhence që ka elemente të korrupsionit dhe sjelljeve të këqija – të trajtuara

–          1 rast për droge – i trajtuar

–          35 ankesa për vonim të kryerjes së procedurave doganore – të trajtuara

–          51  raste të tjera (për institucionet e tjera si AUV dhe Policia e Kosovës)

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Doganën e Kosovës përmbyllë suksesshëm aksioni për kapjen  e mallrave të kontrabanduar

Doganën e Kosovës përmbyllë suksesshëm aksioni për kapjen e mallrave të kontrabanduar

 

Prishtinë 1 qershor maj 2016  njësitet e Doganës në kuadër të aktivitetit anti-kontrabandë duke targetuar kontrabandimin e tekstill (markave të mbrojtura) kanë zhvilluar aktivitete dhe aksione të cilat kanë rezultuar me kapjen dhe identifikimin e kontrabandistëve, në këto aksione ka  asistuar  edhe Policia e Kosovës.  Fillimisht  aksioni është zhvilluar në regjionin e Prishtinës dhe ka filluar me datën 26 maj ku është arritur të kapet një furgon me veshmbathje të kontrabanduara. Derisa aksioni i radhës është zhvilluar në magjistralen Ferizaj Prishtinë ku është kapur vetura e radhës me tekstil të kontrbanduar. Derisa dje është kapur një furgon i cili po ashtu kishte mallra të kontrbanduara. Në të gjitha raste mallrat janë konfiskuar  (mbi 10,000 copë) së bashku me automjetet transportuese (3 copë) derisa kundër dyshuarve dogana ka filluar hetimet për kontrabandim mallrash.

Në vijim një pjesë nga lista e mallrave të kapuara.

Emërtimi i Mallit

Total/

Copë

Vërejtje

Patika NIKE

71

Modele te ndryshme

Patika ADIDAS

307

Modele te ndryshme

Mbulese koke (Hixhab) –shami ½

310

Marka Fidebs

Canta krahu nga skaji per femra

140

Modele te ndryshme

Farmerka ARMANI Jeans

71

Për të rritur

Farmerka ARMIN JACK

16

Për të rritur

Farmerka Levis Strauss 501

48

Për të rritur

Farmerka CASTINO Wears Jeans

24

Për të rritur

Veshje sportive te Kombëtares se Shqiperis ½ (poshtat dhe e larta) për fëmijë

1032

Per fëmije

Fustan te Grave te gjate

150

Veshje Islame

Maica Philip Plein

200

Për të rritur

Maica Versace

160

Për të rritur

Maica Polo Ralf Lauren

255

Për të rritur

Maica DS Quared

75

Për të rritur

Maica Diesel

50

Për të rritur

Helanka dhe badi ½ seti NIKE

110

E larta me krah te shkurte per te rritur

Hellanka dhe badi ½ seti ADIDAS

40

E larta me krah te shkurte per te rritur

Farmerka DZJ

68

Për të rritur

Maica NIKE

180

Për të rritur

Maica Tomy Hilfiger

100

Për të rritur

Maica BOSS

100

Për të rritur

Maica Polo Ralf Lauren (me jakë)

52

Për të rritur

Hellanke per femije

400

Për të rritur

Maica per femra

308

Për të rritur

Bluze verore per femra

200

Për të rritur

Kemisha Polo Ralf Lauren

30

Për të rritur

Kemisha Tomy Hilfiger

100

Për të rritur

Kemisha ARMANI

40

Për të rritur

Veshje sportive te kombëtares se Shqipërisë (vetëm e larta)

300

Për të rritur

Shami koke

1800

Për të rritur

LEXO MË SHUMË
Dogana kap mbi 7 ton duhan të kontrabanduar

Dogana kap mbi 7 ton duhan të kontrabanduar

 

Prishtinë 19 maj 2016 – gjatë dy ditëve të fundit dogana ka realizuar një aksion rreth kapjes së një sasie të duhanit e cila është e kontrabanduar nga Maqedonia. Njësitet e doganës në rrugë operative kanë arritur deri tek lokacioni i dyshuar.

Aksioni kishte për qëllim  kontrollimin e një ndërtese  banimi  në një fshat të Komunës së Vitisë me dyshimin se në objektet përcjellëse gjendeshin mallra të kontrabanduara.

Me urdhër të gjykatës njësitet e doganës të asistuara nga policia kanë filluar bastisje ku si rezultat i saj në këtë pronë janë gjetur sasi e konsiderueshme e duhanit për të cilin pala nuk ka poseduar asnjë dokument.

Me urdhër të prokurorit personi i cili është gjetur në posedim të këtij mall është arrestuar kurse tërë sasia e duhanit (saktësisht 7760 kg) është konfiskuar.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.

 

LEXO MË SHUMË