• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

02/06/2016

Doganën e Kosovës përmbyllë suksesshëm aksioni për kapjen e mallrave të kontrabanduar

 

Prishtinë 1 qershor maj 2016  njësitet e Doganës në kuadër të aktivitetit anti-kontrabandë duke targetuar kontrabandimin e tekstill (markave të mbrojtura) kanë zhvilluar aktivitete dhe aksione të cilat kanë rezultuar me kapjen dhe identifikimin e kontrabandistëve, në këto aksione ka  asistuar  edhe Policia e Kosovës.  Fillimisht  aksioni është zhvilluar në regjionin e Prishtinës dhe ka filluar me datën 26 maj ku është arritur të kapet një furgon me veshmbathje të kontrabanduara. Derisa aksioni i radhës është zhvilluar në magjistralen Ferizaj Prishtinë ku është kapur vetura e radhës me tekstil të kontrbanduar. Derisa dje është kapur një furgon i cili po ashtu kishte mallra të kontrbanduara. Në të gjitha raste mallrat janë konfiskuar  (mbi 10,000 copë) së bashku me automjetet transportuese (3 copë) derisa kundër dyshuarve dogana ka filluar hetimet për kontrabandim mallrash.

Në vijim një pjesë nga lista e mallrave të kapuara.

Emërtimi i Mallit

Total/

Copë

Vërejtje

Patika NIKE

71

Modele te ndryshme

Patika ADIDAS

307

Modele te ndryshme

Mbulese koke (Hixhab) –shami ½

310

Marka Fidebs

Canta krahu nga skaji per femra

140

Modele te ndryshme

Farmerka ARMANI Jeans

71

Për të rritur

Farmerka ARMIN JACK

16

Për të rritur

Farmerka Levis Strauss 501

48

Për të rritur

Farmerka CASTINO Wears Jeans

24

Për të rritur

Veshje sportive te Kombëtares se Shqiperis ½ (poshtat dhe e larta) për fëmijë

1032

Per fëmije

Fustan te Grave te gjate

150

Veshje Islame

Maica Philip Plein

200

Për të rritur

Maica Versace

160

Për të rritur

Maica Polo Ralf Lauren

255

Për të rritur

Maica DS Quared

75

Për të rritur

Maica Diesel

50

Për të rritur

Helanka dhe badi ½ seti NIKE

110

E larta me krah te shkurte per te rritur

Hellanka dhe badi ½ seti ADIDAS

40

E larta me krah te shkurte per te rritur

Farmerka DZJ

68

Për të rritur

Maica NIKE

180

Për të rritur

Maica Tomy Hilfiger

100

Për të rritur

Maica BOSS

100

Për të rritur

Maica Polo Ralf Lauren (me jakë)

52

Për të rritur

Hellanke per femije

400

Për të rritur

Maica per femra

308

Për të rritur

Bluze verore per femra

200

Për të rritur

Kemisha Polo Ralf Lauren

30

Për të rritur

Kemisha Tomy Hilfiger

100

Për të rritur

Kemisha ARMANI

40

Për të rritur

Veshje sportive te kombëtares se Shqipërisë (vetëm e larta)

300

Për të rritur

Shami koke

1800

Për të rritur

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Doganën e Kosovës rrit të hyrat  nga lojërat e fatit

Doganën e Kosovës rrit të hyrat nga lojërat e fatit

 

Prishtinë 3 qershor 2016 Dogana ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave nga lojërat e fatit. Duke parë ecurinë dhe tendencën e mos-pagesës, dogana ka ndërmarr  aksione të vazhdueshme gjatë 5 muajve të fundit dhe si rezultat ka arritur që përveç shqiptimit të gjobave, mbylljes dhe konfiskimeve gjithashtu të rrit të hyrat nga pagesat obligative të kompanive që merren me lojëra të fatit.

 

Të hyrat kanë shënuar rritje në vlerë mbi  1 milion euro se shprehur ne përqindje: 24.3% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2015 (shih tabelën 1).

 

Derisa edhe numri i gjobave është rritur nga 16 në 31 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje: 93.75% më shumë  gjithashtu edhe shuma e  mjeteve të inkasuara nga gjobat është rritur nga: 44.250 € në 66.820 € në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje 51% më shumë (shih tabelën 2).

 

Pra mos-pagesat e rregullta dhe pikat e basteve të pa licencuara ishin edhe cak i njësive tona ku numri i kundërvajtjeve është rritur nga: 9 në 34 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje 278% më shumë. (shih tabelën 2),

 

Numri i pajisjeve pa licence të sekuestruara është rritur nga: 36 në 114 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje 217% më shumë. (shih tabelën 2)

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.

LEXO MË SHUMË
Rritet besimi i qytetarëve në Doganën e Kosovës

Rritet besimi i qytetarëve në Doganën e Kosovës

Prishtinë 22 maj 2016 – gjatë vitit 2016, respektivisht gjatë këtyre muajve Dogana suspenduar 8 oficer doganor derisa në procedura disiplinore janë 10 raste të tjera ku subjekt i tyre janë 18 oficerë doganor. Puna e palodhshme dhe angazhimi ka arritur të rris besueshmërinë e qytetarëve, niveli i tanishëm ka tejkaluar vitin e kaluar për 35% më shumë thirrje dhe lajmërime apo 53 informata më shumë.

Sipas thirrjeve dhe informatave kthyese nga këto thirrje kemi diku përafërsisht  85-90 %  të tyre kanë rezultuar si të sakta. Si rezultat i thirrjeve dhe bashkëpunimit me qytetarë  dogana ka zbuluar një mori rastesh të cilat kanë qenë të lidhura me kontrabandë, evazion fiskal si dhe me korrupsion. Derisa natyra e thirrje dhe informatave është dhënë si në vijim:

–          5 raste për telefona të kontrabanduar – të trajtuara

–          26 raste për lojëra te fatit – të trajtuara

–          9 raste për barna – të trajtuara

–          12 raste për duhan të kontrabanduar – të trajtuara

–          2 raste për alkool – të trajtuara

–          6 raste për mallra ushqimore të kontrabanduar – të trajtuara

–          4 raste për neglizhence që ka elemente të korrupsionit dhe sjelljeve të këqija – të trajtuara

–          1 rast për droge – i trajtuar

–          35 ankesa për vonim të kryerjes së procedurave doganore – të trajtuara

–          51  raste të tjera (për institucionet e tjera si AUV dhe Policia e Kosovës)

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.

 

LEXO MË SHUMË