• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

29/04/2016

Dogana ka hapur zyrën në Parkun e biznesit në Drenas

 

Prishtinë 29 prill  2016 – sot në kuadër të përpjekjeve maksimale që Dogana e Kosovës është duke bërë për të qenë afër biznesit Dogana ka hapur zyre në parkun e biznesit të Drenasit ashtu që të ju ofrojë shërbime bizneseve në këtë park dhe rajon.

 

Pas një bashkëveprimi në mes të Ministrisë së Financave, Ministrisë e Tregtisë,  Doganës së Kosovës dhe njëkohsisht në bashkëpunim të ngushtë me Odën Ekonomike sot është bërë edhe përurimi ceremonial i hapjes së zyrës së Doganës nga Ministri i financave z. Hoti.

 

Me këtë rast Ministri i financave theksoi “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë përkrahje prodhuesve. Tani kjo zyrë do të jetë afër bizneseve dhe do të shkurtojë kohën e nevojshme për të kryer procedurat doganore për eksport. Unë përgëzoi drejtorin e doganës dhe falënderojë odat ekonomike dhe MTI -në që e kanë mbështetur në reformën e të bërit biznes”

 

Kurse në emër të MTI foli z. Salihu i cili theksoi se ky veprim sot rrit profilin e parkut të biznesit, falënderojmë Doganën për gatishmërinë për të ardhur dhe qenë pran bizneseve. Mendojmë që kjo do të lehtësoi punën e bizneseve pasi janë prodhues dhe punësojnë derisa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka plan për zgjerimin e këtij parku”

 

Z. Gërxhaliu theksoi “Vitet 2015 dhe 2016 janë shpaluar vite të dialogut në komunikimin publiko privat, kjo iniciativë tregon bashkëpunimin intern në mes të institucioneve dhe odave dhe kjo zyre  duhet të jetë model edhe për institucionet e tjera. Dogana është duke performuar mirë dhe kjo duhet të shërbej si model edhe për institucionet tjera”.

 

Derisa nga ana e tij z. Rafuna theksoi “Është kënaqësi kur hapet një zyre e cila i ofron shërbime prodhuesve, në Parkun e Biznesit ne kemi një numër të kompanive të cilat janë prodhues dhe përpunues dhe duke vërejtur tendencën e rritjes së eksporti nga ky park ne jemi motivuar të hapim këtë zyre. Bizneset do të kenë mundësi të marrin këshilla dhe shërbime në kohë reale  për të gjitha procedurat që i përkasin eksporti dhe importin”.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana mban konferencën për katër muajt  e parë të vitit 2016

Dogana mban konferencën për katër muajt e parë të vitit 2016

 

Prishtinë 4 maj 2016 – Sot Dogana e Kosovës së bashku me Ministrinë e Financave ka mbajtur konferencën, ku ka paraqitur raportin katër mujor. Hapjen e konferencës e bëri Ministri i Financave z. Hoti i cili theksojë se “Rezultate gjatë këtyre katër muajve kanë qenë shumë më të mira se planifikimet, gjej rasti të falënderojë stafin e Doganës për përpjekjet e tyre për të arritur objektivat në mbledhjen e të hyrave si dhe ofrimin e shërbimeve për qytetar dhe biznesit gjatë këtyre muajve kemi pasur fillimin e suksesshëm të zbatimit të MSA-së, politikat e thjeshtëzuara në eksport si dhe hapja e zyrës në parkun e biznesit në Drenas si dhe plotë aktivitete tjera “

Drejtori i përgjithshëm z. Rafuna bëri një përmbledhje të këtyre  të arriturat “Dogana e Kosovës ka ngritje në të gjitha taksat që mbledh,  respektivisht kemi 22 % më shumë se viti i kaluar apo 7.4% më shumë se projeksioni për katër muajt e parët të vitit 2016.  Pra kemi 54 milion më shumë. Gjithashtu kemi progres në luftimin e ekonomisë jo-formale duke arritur të hapim 44 raste hetuese si dhe të parandalojmë 523 tentime për kontrabandë dhe evazion fiskal. Gjithashtu thirrjet dhe bashkëpunimi me qytetar është rritur me 53% më shumë thirrje dhe lajmërime për raste të ndryshme. Zhvillimet si kanali i verdhë automatik dhe lidhja direket me ARBK që shkurton kohën dhe eliminon procedurat burokratike janë sukseset e radhës.  Derisa gjatë këtij viti dogana ka vazhduar me luftimin e korrupsionit si rezultat 8 oficer deri tani janë suspenduar. Dogana është duke implementuar MSA-në më saktësisht,  Dogana ka hapur zyrën për MSA dhe ndihmë ndaj bizneseve  kemi publikuar “Kodet tarifore që pësojnë ndryshime” si dhe “Doracaku mbi përfitimin e origjinës dhe dokumentet e nevojshme” si dhe nuk kemi asnjë problem të raportuar në implementim.

Në fund të konferencës drejtori i përgjithshëm bëri thirrje publike që qytetarët e Kosovës të bashkëpunojnë me Doganën dhe të thërrasin nëse shohin mallra të kontrabanduara apo korruptive.

 

Raporti 4 Mujor ne PDF

 

LEXO MË SHUMË
Dogana vazhdon me krijimin e lehtësirave tregtare

Dogana vazhdon me krijimin e lehtësirave tregtare

 

Prishtinë 26 prill 2016 – Dogana e Kosovës si rezultat i kompjuterizimit të procedurave doganore  të cilin e ka arritur ta zhvillojë si koncept bashkëkohor, ku  tanimë kemi për herë të parë në Ballkan zhdoganimin e mallit  pa-letër si dhe shumë procedura të reja të cilat janë zhvilluar si pjesë e reformës së filluar gjatë vitit 2014. Tani Dogana ka në plan që gjatë javës së ardhshme të lançoi tutje procedurën e re elektronike për krijim e lehtësirat për biznesin.

 

Plani i doganës parasheh që të gjitha dërgesat mallrave të cilat hyjnë në kanalit e verdhë (rreth 80% e të gjitha dërgesave) të përfundojnë procedurat doganore për jo më shumë se 5 minuta nga momenti i deklarimit të tyre, kjo nënkupton që të gjitha deklarata doganore të cilat deri më tani janë proceduar nga ana e oficereve doganor ti kalojnë në procesim sistemit elektronik, vetë sistemi elektronik do ti procedojë deklaratat unike doganore në kanalin e verdhë.

 

Për këtë qëllim, sot drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna me bashkëpunëtor takoi kryetarin e Odës Ekonomike zt. Safet Gerxhaliu si dhe kryetarin e agjentëve doganor (shpedicioneve) ku u diskutuan lehtësirat për zhdoganimin e mallrave. Në ketë takimi drejtori i përgjithshëm z. Rafuna  prezantoi dhe kërkoi mendimin e biznesit si dhe agjentëve doganor lidhur me këtë ndryshim që pritet të ndodhë. Duhet theksuar se kjo iniciativë e doganës u mirëprit nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e agjentëve doganor që ofruan përkrahjen maksimale të tyre.

 

Zt. Gërxhaliu në përfundim të takimit theksoi “Iniciativat e doganës duhet të zgjerohen edhe tek institucionet tjera, pasi dogana ka bërë shumë për biznesin prandaj edhe ne e përkrahim fuqishëm. Viti 2016 edhe një herë u dëshmua si vit i diskutimit publiko privat me qëllim të avancimit të agjendës ekonomike”

 

LEXO MË SHUMË