SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Parandalohet kontrabanda në Jarinje

Parandalohet kontrabanda në Jarinje

 

Prishtinë 17 shtator 2016 – Dogana e Kosovës ka arritur që të parandaloi një rast të tentim kontrabandës me autobus gjatë kalimit të kufirit në Jarinje.

 

Oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrolleve në pikë-kalim kufitar të Jarinjes kanë ndalur për kontroll rutinor një autobus të linjës Serbi – Kosovës me targa të Serbisë. Pas pyetjes së oficerëve doganor se nëse kanë diç për të deklaruar asnjë nga udhëtarët  nuk është deklaruar pozitivisht. Kontrolla detale e autobusit ka treguar që në një vend të fshehur në autobus ka pajisje teknologjike të fshehura. Pas zbulimit, autobusi është dërguar për kontroll të tërësishëm në terminalin në Mitrovicë por nuk janë gjetur gjësende tjera.

 

Kontrolli ka gjetur produkte të ndryshme si printer fiskal, telefona mobil (mbi 20 cp), RAM memorie (mbi 30 cp) pajisje përcjellëse për telefona mobil (mbi 100 cp) pjesë për kompjuter (mbi 100 cp) etj. Të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe rasti është përcjell për kundërvajtje doganore.

 

Si importohen mallrat

Si importohen mallrat

Si importohen mallrat?

Ne momentin  e importit te ndonjë malli atëherë varësisht nga procedurat  te cilën e kërkon kompania importuese edhe behet zhdoganimi i tyre. Mallrat futen në pikëkalimet kufitare dhe pastaj dërgohen ne terminalet doganore (ZBD) per zhdoganimn e ngarkesave. Dogana e Kosovës lejon dy opsione të zgjedhjes gjatë një importi, fillimisht kërkohet që të bëhet zhdoganimi në terminalin më të afërt nga pika e hyrjes. Si opsion I dytë është terminali më I afërt me selin se ku është e regjistruar kompania gjithashtu dogana nuk bën regjistrimin e bizneseve kjo varet nga vet kompanit se ku regjistrojnë bizneset.

Procedurat doganore per mallrat qe vijnë përmes postes se shpejte, përfshirë edhe shumat e ashtuquajtura “de minimis”?

Sa i përket procedurave per mallrat qe vijnë ne Post, procedurat  janë te rregullta sikur për mallrat tjera,  deri sa sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës nr.03/L-109 (të cilin mund ta gjeni në web faqen e Doganës  www.dogana.rks-gov.net janë trajtuar/paraparë edhe dërgesat me vlera të vogla, andaj  çështjet e tilla  trajtohen sipas nenit 27 të KDA-së Aneksit A:

“Çfarëdo dërgese që përbëhet nga mallrat të një vlere jo të madhe e cila dërgohet drejtpërdrejtë nga një vend jashtë Kosovës, te një pranues brenda Kosovës,  do t’ilejohet lirimi nga detyrimet e importit”.        “Mallrat me vlerë të vogël-nënkupton mallrat vlera e përgjithshme e të cilave nuk tejkalon shumën prej 22€ për secilën dërgesë”.

Normat mesatare te tarifave ne import per mallrat e kategorive te ndryshme si ne bujqësi, ndërtimtari, etj?

Shumica absolute e mallrave te cilat importohen ne Kosovë,  te cilat janë pajisje  bujqësore janë të liruara nga obligimet doganore deri sa për ndërtimtari mallrat te cilat vinë nga vendet e CEFTA-s paguajnë kryesisht  18% TVSH-ë deri sa nga vendet tjera paguajnë obligimet e plota (10% takse doganore dhe 18% TVSH).

Specifikimi i mallrave sipas përshkrimeve  individuale ne kode tarifore, masave te politikes tregtare, norma e detyrimit, norma preferenciale, TVSH-ë dhe normë të akcizës gjenden ne Tarifën e Integruar të Kosovës e cila mund të gjendet ne adresën  www.dogana.rks-gov.net .

Dokumentet e nevojshme per import dhe eksport te mallrave?

Dokumentet te cilat janë të nevojshme per import dhe eksport të mallrave,  janë të paraqitura ne Seksionin 4, neni 123,  të Udhëzimit Administrativ numër 11/2009, dhe kërkohen këto dokumente :

1.       Fatura ne bazë te cilës deklarohet vlera doganore e mallrave ;

2.       Deklarata për vlerat doganore të mallrave (DV1);

3.       Dokumentet për aplikimin e aranzhimeve preferenciale tarifore;

4.       Te gjitha dokumentet tjera të kërkuara per aplikimin e dispozitave qe rregullojnë lirimin  për qarkullim të mallrave te deklaruara

Cilat janë mallrat qe nuk guxojnë te importohen ne Kosove, ose importi i te cilave është i kufizuar?

Janë disa ligj ne Kosovë të cilët,  secili nga fushë veprimtaria e vet i rregullon çështjet e mallrave te ndaluara dhe atyre të kufizuara të cilat janë:

  • Ligji 04/L-197 i cili ndalon dhe kufizon importet e kemikatave ;
  • Ligji 04/l-039 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konfirmitetit;
  • Ligji nr. 04/l-189 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/l-078 për sigurinë e përgjithshme të produkteve;
  • Ligji nr. 04/l -190 për produkte dhe pajisje medicinale

Sanksionimi i mallrave të ndaluara behet me nenin 274 të Kodit Doganor dhe të Akcizave (ligji 03/l-109) ku është paraparë qe:  personi juridik apo fizik:

a) Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin mallrat narkotike apo lënda për prodhimin ose përpunimin e  tyre.

b) Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin armët, mjetet shpërthyese dhe eksplozivët.

c). Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin materialet e rrezikshme apo çdo mall i cili është i ndaluar për t’u importuar ose eksportuar me legjislacionin, që është në fuqi në Kosovë,

do te gjobiten me te holla ne shume prej pesëmijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) €.

 

Importi I përkohshëm: Cilat janë kriteret per mallrat qe hyjnë ne Kosove përkohësisht, përfshirë edhe mallrat  me garancinë dhe pa garancion qe hyjnë ne territorin tone per tu riparuar?

Importi i përkohshëm është i rregulluar me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave (Ligji 03/L-109) nenet 140 deri ne 147 dhe Udhëzimin për implementimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr.11/2009, kapitulli 5, Seksioni 1-neni 329 deri 359.

Sa i përket riparimeve brenda territorit të Kosovës kompanitë (nga Dogana) mund dhe duhet të autorizohen për njërën nga procedurat me ndikim ekonomik si : Përpunim i Brendshëm ose Përpunim nen kontroll doganore ne Sektorin e Mbikëqyrjes pran Doganës se Kosovës.

A ka ndonjë link online ku investitorët e mundshëm mund te informohen per kriteret e etiketimit te mallrave qe duan ti eksportojnë ne Kosove?

Sa i përket Doganës dhe ligjeve bazike, rregullave dhe udhëzimeve tjera me te cilat punon Dogana e Kosovës,  ato mund te gjenden ne adresën :  www.dogana.rks-gov.net. Kurse lidhur me etiketimin e mallrave adresohuni me Ministria e Tregtisë pasi inspektorati është kompetent per aplikim e  etiketave ne gjuhet lokale.

Takohen drejtori i Doganës së Kosovës me Drejtoreshën e përgjithshmë të Doganë së Republikës së Maqedonisë

Takohen drejtori i Doganës së Kosovës me Drejtoreshën e përgjithshmë të Doganë së Republikës së Maqedonisë

 

Shkup 15 shtator 2016 – Sot në Shkup Drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna me bashkëpuntor takoi drejtoreshën e përgjithshme të Doganës së Maqedonisë znj. Natasha Radeska Krstevska. Ky takim eshte me rendesi te veqant per dy arsye ku fillimisht angazhimi i dy administratave per avancimin e  shkëmbimin  të të dhenave permes sistemit elektorinik mes te dy administratave me qellim te luftimit te evzaxionit fiskal  dhe kontrabandës si dhe krijimin e lehtësirave të mëtejme në qarkullimin e mallrave në mes t dy vendeve tona.

 

Poashtu është bërë një vlerësim i implemetimit të marrëveshjeve aktuale të lidhura mes kkshtetit të Kosovës  dhe republikës së Maqedonisë. Në këtë aspekt konkludimet e përgjithshme ishin se nuk kemi asnjë qështje të hapur apo e cila ka mbetur e pazgjidhur në aspektin e funksionimit të Doganave të dy vendeve.

 

Të dy drejtorët arritën në konkluzion që të vazhdohet puna e përbashkët ekipore në nivel operativ ashtu që të ndihmohet biznesi në lehtësimin e qarkullimit të mallrave në mes të dy  vendeve tona dhe njëkohsisht të shkëmbejmë edhe më tej përvojat e dyanshme.

 

 

Si të eksportojmë?

Si të eksportojmë?

EKSPORTET

Deklaratat e eksportit mund të depozitohen në zyrën doganore kompetente për mbikëqyrjen e vendit ku është vendosur eksportuesi, ose zyrën doganore ku mallrat janë paketuar ose ngarkuar për eksport.

Lirimi për eksport do të jepet nga Dogana, me kusht që mallrat në fjalë largohen nga Kosova në të njëjtën gjendje si kur është paraqitur dhe pranuar deklarata e eksportit.

Eksportuesi konsiderohet të jetë personi në emër të të cilit është bërë deklarata e eksportit dhe i cili është pronar i mallrave ose ka të drejtë të ngjashme apo të drejtë disponimi me to në kohën kur deklarata depozitohet në Doganë. Kur pronësia ose e drejta ngjashme disponimit me mallra përket një personi të vendosur jashtë Kosovës në pajtim me kontratën në të cilën bazohet eksporti, eksportues do të konsiderohet të jetë pala kontraktuese e vendosur në Kosovë.

Më shumë informata rreth deklarimit të eksporteve

Kur formalitetet e eksportit për ndonjë arsye nuk kompletohen në zyrën doganore përgjegjëse për mbikëqyrjen e vendit ku është vendosur eksportuesi ose ku mallrat janë paketuar ose ngarkuar për eksport, zyra doganore ku deklarata e eksportit është parashtruar do të dërgojë një kopje të Dokumenti Unik Doganor (DUD) në zyrën doganore të parë të përmendur.

Kur deklarata e eksportit është bërë në bazë të DUD-it, do të përdoren kopjet 1, 2 dhe 3. Zyra doganore ku është paraqitur deklarata e eksportit (zyra doganore e eksportit) do të vulosë kutinë A dhe, kur është e përshtatshme, do të kompletojë kutinë D. Me lëshimin e mallrave, zyra do të mbajë kopjet 1 dhe 2 dhe do të kthej kopjen 3 personit përkatës.

Kopja 3 e DUD-it  dhe mallrat e liruara për eksport do të paraqiten në doganë në zyrën doganore të daljes.

Zyra doganore daljes do të thotë, në rast se mallrat eksportohen me:

  • hekurudhë, postë apo ajër, zyra doganore kompetente për vendin ku mallrat janë marrë përsipër në bazë të një kontrate të vetme transporti për transport në një vend tjetër nga kompanitë hekurudhore, autoritetet postare apo kompanitë e linjave ajrore;
  • tubacion dhe i energjisë elektrike, zyra ku është i vendosur eksportuesi;
  • mjete tjera ose në rrethana që nuk mbulohen nga (a) dhe (b), zyra e parë doganore para se mallrat të largohen nga Kosova.

Zyra doganore e daljes do të mjaftojë veten se mallrat e paraqitura përputhen me ato të deklaruara dhe do të mbikëqyrë largimin fizik të tyre. Kur deklaruesi shkruan ‘RET-EXP’ në Kutinë 44 ose ndryshe tregon dëshirën e tij që kopja 3 t’i kthehet atij, zyra doganore do të vërtetojë largimin fizik të mallrave me anë të një vërtetimi në anën e pasme të kopjes Nr 3 dhe do t’i japë atë kopje personit që ka paraqitur atë ose, kur kjo nuk është e mundur, një ndërmjetësi të emëruar në Kutinë 50 dhe i vendosur në rrethin e zyrës së daljes, për kthim te deklaruesi. Vërtetimi do të marrë formën e një vule që tregon emrin e zyrës dhe datën.

Në rastin e një eksportimi të ndarë, vërtetimi do të jepet vetëm për ato mallra që janë eksportuar në të vërtetë. Në rastin e një eksportimi të ndarë nëpërmjet disa zyrave doganore te ndryshme, zyra doganore e daljes, ku origjinali i kopjes 3 u prezantua, pas marrjes së një kërkese të arsyetuar, do vërtetojë një kopje të kopjes 3 për secilën pjesë të mallrave në fjalë, me qëllim që të paraqitet në një zyrë tjetër të daljes në fjalë. Origjinali i kopjes 3 do të shënohet në përputhje me rrethanat.

Kur zyra doganore e daljes vërteton se mallrat mungojnë, zyrtarët do të shënojnë kopjen e deklaratës së paraqitur dhe do të njoftojnë zyrën doganore të eksportit.

Kur zyra doganore e daljes vërteton se ka mallra më shumë, do të refuzojë daljen e këtyre mallrave derisa të përfundohen formalitetet e eksportit.

Kur zyra doganore e daljes vërteton një mospërputhje në natyrën e mallrave, ajo do të refuzojë daljen derisa të përfundohen formalitetet e eksportit dhe gjithashtu do të informojë zyrën doganore të eksportit.

Kur kemi të bëjmë me mallra që dërgohen në një vend tjetër ose me një zyrë doganore të daljes nën procedurën e transitit, zyra e nisjes do të miratojë kopjen 3 në përputhje me paragrafin 3 dhe t’ia kthejë atë deklaruesit pas shënimit të vërtetimit ‘Eksport’, me të kuqe, në të gjitha kopjet e dokumentit të transitit ose ndonjë dokument tjetër që zëvendëson atë. Zyra doganore e daljes do të kontrollojë daljen fizike të mallrave.

Kur mallrat e akcizës nën aranzhimet pezullimit të akcizës dërgohen në një vend tjetër nën mbulesën e dokumentit shoqërues doganor të parashikuara në Kodin e Akcizës, zyra doganore e eksportit do të vërtetojë kopjen 3 të DUD-it, në përputhje me paragrafin 3 dhe t’ia kthejë atë deklaruesit pas futjes së fjalës ‘Eksport’ me të kuqe dhe ngjitjes së vulës të përmendur në paragrafin 3 në të gjitha kopjet e dokumentit shoqërues administrativ.

Referencë do të bëhet në dokumentin shoqërues në kopjen 3 të DUD-it dhe anasjelltas.

Zyra doganore e daljes do të mbikëqyrë daljen fizike të mallrave dhe do t’i kthej prapa dërguesit një kopje të vërtetuar të dokumentit shoqërues administrativ të destinuar për të.

Zyra doganore e eksportit mund të kërkojë nga eksportuesi për të siguruar prova që mallrat janë larguar nga Kosova.

Deklaratat me gojë mund të bëhen vetëm në zyrën doganore të daljes.

Kur mallrat largohen nga Kosova pa një deklaratë të eksportit, deklarata e tillë duhet të depozitohet në mënyrë retrospektive nga eksportuesi në zyrën doganore kompetente për vendin ku ai është vendosur.

Pranimi i kësaj deklarate do të jetë subjekt i prezantimit nga eksportuesi, i bindjes së zyrës përkatëse doganore, i provave në lidhje me natyrën dhe sasinë e mallrave në fjalë dhe i rrethanave nën të cilat ato u larguan nga Kosova. Ajo zyrë gjithashtu do të vërtetojë kopjen 3 të DUD-it.

Pranimi retrospektiv i deklaratës nuk do të pengojë zbatimin e dënimeve në fuqi.

Kur mallrat e lëshuara për eksport nuk largohen nga Kosova, eksportuesi menjëherë do të informojë zyrën doganore të eksportit. Kopja 3 e DUD-it në fjalë do të kthehet në atë zyrë.

Kur një ndryshim në kontratën e transportit ka për pasojë ndërprerjen brenda Kosovës të një operacion të transportit që duhet të kishte përfunduar jashtë saj, kompanitë apo autoritetet në fjalë vetëm mund të kryejë kontratën ndryshuar me marrëveshjen e zyrës doganore të daljes, në rast të një operacioni tranziti, zyra e nisjes. Në këtë rast kopja 3 duhet të kthehet.

Kur mallrat e akcizës nën aranzhimet pezullimit të akcizës dërgohen në një vend tjetër nën mbulesën e dokumentit shoqërues doganor të parashikuara në Kodin e Akcizës, zyra doganore e eksportit do të vërtetojë kopjen 3 të DUD-it, në përputhje me paragrafin 3 dhe t’ia kthejë atë deklaruesit pas futjes së fjalës ‘Eksport’ me të kuqe dhe ngjitjes së vulës të përmendur në paragrafin 3 në të gjitha kopjet e dokumentit shoqërues administrativ.

Referencë do të bëhet në dokumentin shoqërues në kopjen 3 të DUD-it dhe anasjelltas.

Zyra doganore e daljes do të mbikëqyrë daljen fizike të mallrave dhe do t’i kthej prapa dërguesit një kopje të vërtetuar të dokumentit shoqërues administrativ të destinuar për të.

Zyra doganore e eksportit mund të kërkojë nga eksportuesi për të siguruar prova që mallrat janë larguar nga Kosova.

Deklaratat me gojë mund të bëhen vetëm në zyrën doganore të daljes.

Kur mallrat largohen nga Kosova pa një deklaratë të eksportit, deklarata e tillë duhet të depozitohet në mënyrë retrospektive nga eksportuesi në zyrën doganore kompetente për vendin ku ai është vendosur.

Pranimi i kësaj deklarate do të jetë subjekt i prezantimit nga eksportuesi, i bindjes së zyrës përkatëse doganore, i provave në lidhje me natyrën dhe sasinë e mallrave në fjalë dhe i rrethanave nën të cilat ato u larguan nga Kosova. Ajo zyrë gjithashtu do të vërtetojë kopjen 3 të DUD-it.

Pranimi retrospektiv i deklaratës nuk do të pengojë zbatimin e dënimeve në fuqi.

Kur mallrat e lëshuara për eksport nuk largohen nga Kosova, eksportuesi menjëherë do të informojë zyrën doganore të eksportit. Kopja 3 e DUD-it në fjalë do të kthehet në atë zyrë.

Kur një ndryshim në kontratën e transportit ka për pasojë ndërprerjen brenda Kosovës të një operacion të transportit që duhet të kishte përfunduar jashtë saj, kompanitë apo autoritetet në fjalë vetëm mund të kryejë kontratën ndryshuar me marrëveshjen e zyrës doganore të daljes, në rast të një operacioni tranziti, zyra e nisjes. Në këtë rast kopja 3 duhet të kthehet.

DOKUMENTET QË KËRKOHEN PËR EKSPORT

Për transaksione eksporti kërkohen dy (2) dokumente:

  • Deklarata doganore e mallrave (Shih modelin e formularit në Aneksin 16 të Udhëzimit Administrativ Nr. 11/2009), dhe
  • Fatura komerciale.
  • Përveç kësaj, certifikata e origjinës mund të kërkohet nga vendi i importimit dhe nëse përfshihen mallra strategjike kërkohet një certifikatë.

Duke ofruar informacion më të saktë në faturat komerciale, eksportuesit do të jetë më në gjendje për të aranzhuar zhdoganime më të shpejta të ngarkesave në lëvizjet e jashtme të ngarkesave në Kosovë, si dhe zhdoganimet e brendshme të ngarkesave në në vendin ku mallrat janë destinuar për importim.

Deklarata doganore e eksportit (DUD-i) mund të bëhet në çdo zyrë doganore në Kosovë, pavarësisht nga vendi ku do të eksportohen mallrat. Deklarata e eksportit mund të paraqitet në çdo kohë dhe Dogana e Kosovës mund të pranojë që mallrat në fjalë janë paraqitur në Doganë kur deklarata depozitohet.

Deklaratat doganore e eksportit normalisht duhet të parashtrohet elektronikisht ose dorëzohet në kopje të shtypur në një zyrë doganore të Kosovës gjatë ditëve dhe orëve të punës. Megjithatë, Dogana mund, me kërkesë të eksportuesit, dhe në shpenzime të eksportuesit, të autorizojë që deklarata të dorëzohet jashtë orarit të punës. Tarifat për shërbime të posaçme mund të aplikohen për këtë shërbim jashtë orarit të punës normale, dhe do të zbatohen për të mbuluar kostot shtesë që lidhen me ofrimin e shërbimit.

Deklarata doganore e eksportit duhet të plotësohet duke përdorur kodet e përmendura më lart në këtë Udhëzues, nën “Udhëzime për plotësimin e deklaratës dhe Procedurat doganore”. Kodet që do të përdoren për të futur të dhënat në deklaratën doganore të eksportit janë dhënë në Aneksin 19 të “Udhëzimit Administrativ nr. 11/2009 që përcakton dispozitat për zbatimin e Kodit Doganor”.

Eksportuesi ose shpediteri duhet të dorëzojë deklaratën e eksportit në cilëndo zyrë doganore të autorizuar ku ata munden ose dëshirojnë të paraqesin mallrat.

Deklarata e eksportit pastaj do të përdoret si dokument transiti, duke mbuluar lëvizjen e mallrave nga terminali (ku deklarata e eksportit është paraqitur) deri në postin e kontrollit kufitar të daljes. Sistemi i ri i TI-së ASYCUDA World i përdorur nga Dogana ka një funksion të quajtur “lirimi i eksportit”, përmes të cilit nëpunësi doganor në postin e kontrollit kufitar të daljes do të konfirmojë se mallrat janë larguar nga territori i Kosovës.

Një qasje më e sofistikuar është mbështetur edhe nga sistemi ASYCUDA, i cili konsiston në përdorimin e procedurës T1 (dhe llogaritë garantuese), për të mbuluar lëvizjen e mallrave (të deklaruara për eksport) nga një terminal doganor deri në postin e kontrollit kufitar të daljes. Në këtë rast T1 gjenerohet automatikisht nga deklarata e eksportit e vlerësuar dhe duhet të jetë e mbyllur në pikën e kontrollit kufitar të daljes. Madje edhe në këtë rast, operacioni  “Lirimi i eksportit” kryhet pastaj nga Dogana.

VLERA DOGANORE E MALLRAVE TË EKSPORTUARA

“Vlera doganore” i referohet vlerës së mallrave që përdoret për të llogaritur detyrimet doganore dhe tatimet dhe për qëllime statistikore. Pasi që detyrimet dhe tatimet nuk vlerësohen normalisht për eksportet, vlera doganore e mallrave të eksportuara përcaktohet kryesisht për qëllime statistikore.

Kodi Doganor i Kosovës ofron autoritetin për gjashtë metodat konsekuente që duhet të zbatohen për përcaktimin e vlerës doganore të mallrave (shih nenet 31-40 të Kodit). Këto dispozita në Kod bazohen në Marrëveshjen për Vlerësim Doganor (MVD të) Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT)  për përcaktimin e vlerës doganore të mallrave të importuara (” MVD-OBT” ose “MVD”). Të njëjtat parime dhe praktika zbatohen edhe për vlerësimin e importeve në Bashkimin Evropian.

Më tej, nenet 60-82 të Udhëzimit Administrativ nr. 11/2009 “që vendosin dispozitat për zbatimin e Kodit Doganor”, sigurojnë informacion më të detajuar mbi vlerën doganore dhe se si të përcaktohet vlera e mallrave. Aneksi 12 i këtij Udhëzimi Administrativ ofron Shënimet Shpjeguese mbi Vlerën Doganore.

CERTIFIKATAT E ORIGJINËS

Certifikata e origjinës është një dokument specifik që identifikon mallrat, në të cilin autoriteti ose organi i fuqizuar për të lëshuar atë vërteton shprehimisht se mallrat me të cilat ka të bëjë certifikata kanë origjinë nga një vend specifik, si Kosova. Kjo certifikatë mund të përfshijë edhe një deklaratë nga fabrikuesi, prodhuesi, furnizuesi, eksportuesi apo personi tjetër kompetent.

Është përgjegjësi e tregtarëve ose përfaqësuesit e tyre për të përgatitur deklarata doganore të mallrave të plota dhe të sakta për zhdoganim të të gjitha dërgesave, qoftë nën procedure doganore importi, eksporti, transiti, magazinimini ose tjetër.

Një nga kërkesat për dorëzimin e një deklarate të pranueshme është përfshirja e një kopje të faturës komercial dhe certifikatës së origjinës, përveç  çdo leje, licence, certifikate që i përkasin mallrave.

Udhëzime të hollësishme për importues, eksportues dhe shpediterëve lidhur me Certifikatën e Prejardhjes.

KONTROLLET E EKSPORTIT

Eksporti (dhe importi) i mallrave strategjike i nënshtrohet kontrolleve. Mallrat strategjike dhe të ashtuquajturat mallrat e “përdorimit të dyfishtë” të cilat mund të kenë përdorim të civil por të cilat mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake. Objektivat e sigurisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare për mallrat strategjike kërkojnë masa që ndalojnë me ligj eksportimin e shumicës së këtyre mallrave pa licencë. Në disa raste, eksportimi dhe importimi i substancave të caktuara kimike dhe transiti i nënshtrohen kontrollit. Embargot ndërkombëtare të (OKB-së, BE-së, apo OSBE-së), sanksionet dhe embargot mund të përfshijnë kufizime në tregtimin mallrave të caktuara, kufizime në aktivitete financiare, si dhe kufizime në viza për disa njerëz dhe kompani të caktuara.

Në Kosovë, tregtia e mallrave strategjike është e rregulluar me Ligjin nr. 03/L – 232 për Tregtinë e mallrave strategjike. Tregtarët duhet të marrin leje në pajtim me këtë ligj për të eksportuar dhe importuar mallra strategjike. Nëse, si tregtar, mund të tregtoni mallra strategjike, duhet të jenë në dijeni të këtij Ligji dhe obligimeve të tij.

Për më shumë informacion: Departamenti për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike (DKTMS) Ministria e Tregtise dhe Industrisë (rks-gov.net)

Dogana e Kosovës vazhdon me performancën e jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave

Dogana e Kosovës vazhdon me performancën e jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave

 

Prishtinë 13 shtator 2016 – Dogana e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për shtyp ku është pasqyruar puna e bërë në periudhën janar-gusht 2016. Përveç drejtorit të Përgjithshëm z. Rafuna me bashkëpunëtor mori pjesë edhe Ministri i Financave z. Hoti.

 

Fillimisht para të pranishmëve drejtori i përgjegjshëm i cili prezantoi të hyrat, ku Dogana për momentin është 3.22 % më lart se projeksioni për vitin 2016 apo 22 milion më shumë. Përderisa këtë vit periudha janar – gusht ka mbledhur 682.7 milion apo 89.1 milion  më shumë se viti 2015 që ishte 593.6 milion. Drejtori Rafuna theksoi se “Dogana nga momenti i rënies së të hyrave gjatë vitit 2013, arriti që gjatë viteve 2014, 2015 dhe tetë muajve të 2016 të mbledhë afër 200 milion më shumë. Pra trendi negativ tanimë është një trend pozitiv gjatë  vitit 2016  sipas statistikave kemi afër  90 milion më shumë, faktor tjetër me rëndësi është edhe rënia e numrit të ankesave që në 2014 kishte një mesatare prej 158 ankesa për muaj tanimë ky numër është 90 ankesa për muaj që është një zhvillim pozitiv i rritjes së besimit tek institucioni i doganës, besimi i rritur në institucionin tonë vërehet edhe nga numri i thirrjeve që është rritur në 271 nga 154  që kishim gjatë vitit të kaluar”.

 

Drejtori i përgjithshëm gjithashtu theksoi se luftimi i krimit të organizuar gjatë këtij viti ka arritur suksese me ngritjen e 42 kallëzime penale, konfiskimin e mallra me vlerë 2,7 milion që kanë ndikuar që niveli i zhdoganimeve ligjore të rritet. Dogana  gjithashtu ka luftuar edhe korrupsionin ku vetëm gjatë këtij vitit kemi hapur 14 raste disiplinore, kemi shqiptuar 18 masa në nivel lokal e qendror, dhe si rezultat janë suspenduar 10 oficerë doganorë, që 8 prej tyre janë në raste penal. Tërë kjo punë dhe ky rezultat bëhet edhe më domethënëse kur shihen shpenzimet pasi që dogana shpenzon më pak se 1 cent të buxhetit derisa kthen në buxhet 1 euro për secilin cent (pra kemi shpenzaur 5,02 milion derisa kemi kthyer  682,7 milion).

 

Nga ana tjetër ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se rezultati normalisht rezultati kryesor i doganës vlerësohet nga te hyrat që mbledh, por tani fokusi i Doganës është kthyer nga krijimi i kushteve më të mira për zhvillim të bizneseve përmes luftimit të krimit dhe ekonomisë jo-formale, janë arritur rezultatet të papara më parë që nga mbledhja e të hyrave dhe në luftimin e informalitetit, sepse shifrat që u treguan nuk janë të hyra fizike por tregojnë krijimin e ambientit ferr dhe konkurrencës së drejt në treg.

 

Në fund të konferencës për shtyp drejtori i përgjithshëm z. Rafuna tha “ky sukses nuk do të ishte i mundur pa 600 oficerët që punojnë gjatë 24 orëve për të mbledhur dhe ruajtur buxhetin e Kosovës prandaj sot kemi një falënderim të madh për ta”

 

Shiko Videon

Kapen 10.000 litra naftë gjatë tentim kontrabandimit

Kapen 10.000 litra naftë gjatë tentim kontrabandimit

 

Mitrovicë 10 shtator 2016 – gjatë patrullimit të njësive antikontrabadë është arritë të parandalohet kontrabandimi i mbi 10000 litrave naftë.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit është vërejtur një maune e dyshimtë e llojit  Man me ngjyrë të bardhë  me targa të Kosovës . Njësitet menjëherë janë pozicionuar në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Prishtinë ku mund te vërehej rruga dhe pas rreth 2 minutave ka arritur mauna e dyshimtë, njësitet  antikontrabandë kanë sinjalizuar për ndalje por fillimisht vozitësi i maunës ka hezituar të ndalet për një  moment mirëpo  pas reagimit të njësive antikontrabandë maunja është ndalur.

Pas hapjes janë gjetur në brendi një rezervuar parafabrikat për kontrabandim të mallrave të mbushur me derivate te naftës. Për shkaqe sigurie vozitësin  është ndaluar përkohësisht derisa maunja është derguar në doganë.

Maunja dhe mallrat (nafta) janë vendosur nën mbikëqyrje deri në përfundimin e procedurës derisa palës i është lëshuar vendimi për konfiskim dhe rasti ka vazhduar pë hetime të mëtejme.

 

Kapen narkotikë në Vërmicë

Kapen narkotikë në Vërmicë

 

Prishtinë 30 gusht  2016 – Gjatë natës së djeshme oficerët Doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.

 

Gjatë hyrjes për në Kosovë është ndaluar për kontroll detal një automjet me targa të Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar  një  qese e vogël që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi të ulët.

 

Oficerët gjatë kontrollit kanë shfrytëzuar fibroskopin dhe pajisjet tjera të dhuruara nga EXBS-i (donacion nga ambasada amerikane).

 

Pas gjetjes së kësaj sasie është ushtruar kontrollë detal i veturës ndërsa personi i apo drejtuesi i automjetit është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës kurse lënda narkotike dhe rasti i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë.

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org .

 

Intervista e ambasadorit Delawie me RTV 21

Intervista e ambasadorit Delawie me RTV 21

RTV 21: Të dashur teleshikues të RTV21, kemi kënaqësinë t’i dëshirojmë mirëseardhje Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie. Z. Ambasador, mirëseerdhët në RTV21.

Ambasadori Delawie: Faleminderit shumë Besiana. Është kënaqësi e madhe të jem këtu.

RTV 21: Të fillojmë ketë bisedë me zhvillimet e fundit në vend. Me çështjen për të cilën flitet më së shumti kohëve të fundit në vendin tonë dhe gjëtrat që u përmendën edhe nga zëvendëspresidenti i SHBA-ve gjatë vizitës së tij në Kosovë. Cilat  mendoni ju se ishin mesazhet kryesore të zëvendëspresidentit gjatë vizitës në Kosovë?

Ambasadori Delawie: Zëvendëspresidenti Biden tha se Kosova nuk ka mik më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e Kosovës si një demokraci e begatë, paqësore dhe shumetnike në rrugë për integrimin Euroatlantik.  Zëvendëspresidenti Biden po ashtu tha disa fjalë të ashpra për korrupsionin dhe nepotizmin dhe se si këto probleme të rënda të Kosovës e pengojnë popullin e Kosovës që të bëj realitet të ardhmen që e përfytyron. Ai bëri edhe disa komente të rëndësishme për marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj. Ai tha se marrëveshja që ju e përmendët për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi duhet të ratifikohet. Ai foli për rëndësinë që Kosova të vazhdojë të punojë me Serbinë në marrëveshjet e dialogut të cilat po i sjellin të dy vendet më afër integrimit të plotë në Evropë. Dhe, mesazhi i tij i fundit ishte dënimi i dhunës dhe frikësimit që e kemi parë në Kosovë kohëve të fundit. Ai tha se këto nuk janë në përputhje me demokracinë moderne.

RTV 21: Megjithatë, Kuvendi i Kosovës e ka caktuar 1 shtatorin si ditë kur mendohet të ratifikohet marrëveshja për kufirin me Malin e Zi. Ndërkohë, tensionet ndërmjet partive janë ngritur dukshëm. Çka prisni ju? A duhet kjo marrëveshje të kalojë në seancën e Kuvendit me 1 shtator dhe çka do të ndodhë nëse marrëveshja nuk ratifikohet?

Ambasadori Delawie: Mendoj se është në interes të Kosovës që ajo të kalojë. Dhe shpresoj se do të kalojë! Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për ketë çështje është mjaft i qartë. Komisioni për Demarkacionin e Kufirit ka përcaktuar të njëjtin kufi që është edhe në planin e Ahtisaarit; është i njëjti kufi që Kosova e kishte paraqitur në Institutin Euro-Gjeografik në vitin 2007 kur përgatitej për pavarësi; është i njëjti kufi me të cilin Kosova e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008; dhe është i njëjti kufi që paraqitet në qindra mijëra flamuj gjithandej Kosovës.

Unë kam marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi demarkacionin e kufirit në Kuvend para disa javëve dhe kam dëgjuar të gjitha argumentet.  Mendoj se ishte e qartë se ata që e kundërshtojnë marrëveshjen nuk kishin argumente valide kundër marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kam lexuar disa interpretime të jashtëzakonshme të asaj që e ka thënë zëvendëspresidenti Biden për ketë çështje. Prandaj, e kam sjellë me vete tekstin e asaj që e ka thënë ai, vetëm që ta paraqes atë saktë. Natyrisht, kjo është edhe në faqen tonë të internetit. Zëvendëspresidenti Biden ka thënë se kjo marrëveshje “është marrëveshje e drejtë”. Këto ishin fjalët e sakta të tij.  Që të mos ketë ndonjë keqkuptim, ai e përsëriti ketë edhe dy herë të tjera: “Është marrëveshje e drejtë, është marrëveshje e drejtë”.

Tani, në vendin tim kemi një thënie të shkëlqyeshme për atë se si “Një gënjeshtër mund të përshkojë gjysmën e botës para se e vërteta të jetë nisur fare.” Mendoj se shtrembërimet që i kemi dëgjuar për ketë marrëveshje për demarkacionin e kufirit kanë dëshmuar se kjo thënie është shumë e vërtetë. Po ashtu, më duhet të them se Qeveria e Kosovës ka bërë punë të dobët për të sqaruar se çka në të vërtetë është kjo marrëveshje, dhe çka ka nënkuptuar ajo kur ishte negociuar për herë të parë para një viti apo më shumë. Por, mungesa e sqarimit nuk do të thotë se marrëveshja është e gabuar.

Shumë prej atyre që e kundërshtojnë marrëveshjen nuk mërziten fare për faktet – ata janë të interesuar vetëm të përdorin ksenofobinë dhe nacionalizmin për të shkaktuar telashe dhe për të arritur deri te pushteti politik. Ata tashmë e kanë mundësinë që të udhëtojnë në BE sepse kanë pasaporta të huaja ose kanë viza Shengen dhe e dinë se pasojat e veprimeve të tyre do t’i bartin vetëm qytetarët e Kosovës e jo ata vetë. Po aq e rëndësishme sa rezultati në Kuvend dhe vota e 1 shtatorit do të jetë edhe mënyra se si zhvillohet votimi dhe mënyra se si zhvillohet debati. Dhuna e mëtejshme politike si gazi lotsjellës, bombat e dorës, dhe kërcënimet kundër deputetëve, vetëm se do ta largojnë Kosovën edhe më shumë Kosovën nga rruga e saj drejt integrimit në institucionet evropiane.

RTV 21: Z. Ambasador, ju besoni se kjo marrëveshje do të miratohet në seancën e 1 shtatorit, por çka nëse nuk ndodh kjo, nëse nuk e merr numrin e nevojshëm të votave?

Ambasadori Delawie: Gjëja e parë që ju mësojnë në një shkollë diplomatike është që të mos përgjigjeni në pyetjet hipotetike. Një gjë tjetër që është me rëndësi të dihet për diplomatët është se nuk duhet të futeni në profesionin e diplomacisë nëse nuk jeni optimist.  Pra, unë do të jem optimist dhe do të them se mendoj se do të kalojë.

RTV 21: Si do tu përgjigjeshit zërave që këtyre ditëve thonë se ambasadorët e huaj në Kosovë nuk duhet të ndërhyjnë në procesin e demarkacionit dhe në proceset e tjera?

Ambasadori Delawie: Kosova është një shtet i lirë me liri të shprehjes. Unë kam ndër mend ta shfrytëzoj të drejtën time për liri të shprehjes që të paraqes qëndrimet e qeverisë sime dhe të shpreh shqetësimet e mija për atë që po ndodhë në Kosovë. Më duhet të sqaroj se kur i shpreh qëndrimet e mija për mesazhet e brendshme të Kosovës ose për çështje të brendshme, unë gjithmonë e bëj shumë të qartë se cilat janë qëllimet e mija: një vend i pavarur, demokratik, shumetnik, i begatë dhe paqësor si çdo vend tjetër në Evropë. Çdo gjë që e bën ambasada ime ka si synim arritjen e këtyre qëllimeve.

Mendoj se është me rëndësi të theksoj këtë sepse ka zëra të fuqishëm në këtë vend që janë kundër këtyre qëllimeve. Ata nuk i sqarojnë qëllimet e tyre me fjalë sepse e dinë se si do të kuptoheshin ato fjalë. Veprimet e tyre i bëjnë synimet e tyre shumë të qarta. Ata që kryejnë sulme me gaz lotsjellës, sulme me koktej Molotovi, që përdorin bomba ose granata, ose që kërcënojnë se do të vrasin kundërshtarët politikë, ata janë duke punuar që ta kthejnë Kosovën prapa në vitet e 90-ta, në kohën e izolimit, dhunës dhe varfërisë.

Unë habitem se si pas gjithë atyre vuajtjeve që kemi parë në Ballkan gjatë 25 viteve të fundit, disa politikanë në Kosovë ende besojnë se dhuna politike është mënyra e duhur për të arritur qëllimet politike. Unë nuk ja dëshiroj këtë Kosovës. Vendi im nuk ja dëshiron ketë Kosovës, dhe nuk mendoj se as shumica e qytetarëve të Kosovës duan që e ardhmja e tyre të përcaktohet  nga dhuna politike.

RTV 21: Në fillim të intervistës ju theksuat se një prej mesazheve kryesore të zëvendëspresidentit Biden ishte lufta kundër korrupsionit. Ai tha se Kosova nuk mund të ecën përpara pa e luftuar seriozisht korrupsionin. A është ky nivel i korrupsionit vërtetë duke e mbytur Kosovën? Dhe si është e mundur të kemi një nivel të tillë të korrupsionit kur kemi parasysh gjithë atë ndihmë që Kosova e ka marrë në vazhdimësi nga bashkësia ndërkombëtare në fushën e sundimit të ligjit?

Ambasadori Delawie: Në çdo vend ka korrupsion, fatkeqësisht. Në vendin tim ka korrupsion. Do të doja të mos kishte. Zëvendëspresidenti Biden tha se korrupsioni është kancer dhe unë e di se njerëzit këtu janë të frustruar me mungesën e transparencës, me mungesën e rritjes ekonomik, dhe e dinë se një prej arsyeve kryesore për këto dështime është korrupsioni.

Kjo është arsyeja pse unë vazhdimisht flas për rëndësinë e adresimit të problemit të korrupsionit në Kosovë. Kjo është arsyeja pse ambasada ime ka programe të shumta që punojnë me degë të ndryshme të institucioneve të sundimit të ligjit këtu në Kosovë për të luftuar korrupsionin dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. Ne po ashtu jemi duke u përpjekur të mbështesim gjëra si plotësimin e vakumit në kodin penal që u ka mundësuar kriminelëve të dënuar të hyjnë e të dalin nga burgu pa ndonjë arsye të madhe.

Do të doja të kisha një shkop magjik që të mund ta përdorja për të hequr qafe korrupsionin në Kosovë. Por nuk e kam dhe nuk mund ta bëj ketë. Populli i Kosovës duhet të tregoj përkushtim dhe t’i mbajë zyrtarët e vet të zgjedhur dhe të emëruar në një standard të lartë.  Kjo kërkon nga këta zyrtarë që të vënë interesat e vendit të tyre dhe të qytetarëve të tyre para interesave të tyre personale ose të partisë së tyre politike. Rasti “Stentat” ka qenë një shenjë shumë pozitive. Ai duhet të ndiqet në mënyrë agresive ngado që të çojnë dëshmitë. E pastaj duhet të ndiqen edhe rastet e tjera të ngjashme. Por, unë mendoj se është me rëndësi të theksohen lëvizjet pozitive përballë korrupsionit kur ato ndodhin.

RTV 21: Kohëve të fundit janë bërë publike disa biseda të përgjuara që dëshmojnë se zyrtarët e lartë të PDK-së i kontrollojnë institucionet shtetërore dhe procesin e punësimit brenda tyre? Si e shihni ju gjithë këtë?

Ambasadori Delawie: E kam përcjellë nga afër rastin Pronto 2. E kuptoj pse njerëzit janë të zemëruar dhe të frustruar nga këto biseda që ne të gjithë i kemi dëgjuar në internet. Unë sigurisht se nuk do të doja që zyrtarët e lartë të qeverisë sime të thonë gjëra të tilla. Ne i mbështesim institucionet e Kosovës që janë duke i shqyrtuar këto përgjime dhe presim që ato të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe pavarësisht çfarëdo presioni nga interesat e jashtme. Të jem i sinqertë, mënyra e vetme për të ecur përpara në çështje si këto është që njerëzit të shohin se ato trajtohen si duhet, në mënyrë profesionale, nga prokurorë profesionalë të cilët janë plotësisht imunë nga ndërhyrjet politike.

RTV 21: Nga bisedat e përgjuara mund të thuhet se kriteri për punësim në institucione dhe borde nuk është profesionalizmi por vetëm përkatësia politike. Kohëve të fundit, Mbretëria e Bashkuar ka nisur një projekt për punësim bazuar në kritere profesionale. Cilat janë pritjet tuaja?

Ambasadori Delawie: Dua të them menjëherë se e mbështes plotësisht projektin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, jam shumë i lumtur që e shoh atë. Ketë vit kemi parë shumë shembuj se çka janë në gjendje të bëjnë qytetarët e Kosovës kur garojnë vetëm në bazë të meritës. Shembujt si Majlinda Kelmendi që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio, shembujt si filmi “Shok” që i mposhti më shumë se njëqind konkurrentë të fortë për tu bërë finalist për çmimin Oskar. Në garat e këtilla ndikimi politik nuk ju çon askund. Vetëm merita.

Ky parim i meritës duhet të zbatohet për emërime të larta në bordet qeveritare si dhe në vendet e punës në shërbimin civil. Qeveria e Kosovës vërtetë duhet të zotohet që tu mundësojë atyre që kanë aftësitë më të mira, aftësitë më të mëdha objektive dhe meritat më objektive, që të dalin në krye, dhe duhet të ndalojë praktikën e nepotizmit ose shfrytëzimit të përkatësisë politike për të plotësuar vendet jopolitike të punës në shërbimin civil.

RTV 21: A është ky një fakt se luftimi i korrupsionit duhet së pari të fillojë ndaj zyrtarëve më të lartë të shtetit? Si funksionon ky proces në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Ambasadori Delawie: Mendoj se luftimi i korrupsionit duhet të bëhet në çdo nivel të qeverisë. Dhe ka gjëra, duke filluar nga qytetarë që paguajnë për dokumente personale, njerëz që aplikojnë për përfitime qeveritare të cilat vërtetë nuk i kanë merituar, ose zyrtarë të lartë që marrin ryshfet për kontrata. Të gjitha këto janë shembuj të korrupsionit dhe gjëra të cilave qeveria e Kosovës duhet t’u kundërvihet dhe t’i ndalojë. Njerëzit do fillojnë të kenë më shumë besim në gjyqësor dhe në prokurori në Kosovë kur të shohin arrestime dhe dënime për krimet që ata i shohin çdo ditë dhe që e dinë fare mirë se ato po ndodhin.

Sot e vizitova Shërbimin Doganor dhe isha shumë i kënaqur të shoh drejtuesit e Shërbimit Doganor duke përdorë mjetet e udhëheqjes, teknologjinë dhe duke qenë të përkushtuar ndaj shërbimit publik për të luftuar korrupsionin, si brenda shërbimit ashtu edhe ndaj njerëzve nga jashtë shërbimit që përpiqen të përfitojnë nga të mirat e Shërbimit Doganor. Shumica e njerëzve me siguri e dinë që Shërbimi Doganor mbledh shumicën dërrmuese të të hyrave që shteti i Kosovës i përdorë për rrugët, ose për policinë, ose për shëndetësinë, ose për çkado tjetër. Shërbimi Doganor është duke e bërë atë për të cilën unë flas tërë kohën, ai është një proces dyfazësh. E bëni të vështirë që dikush të korruptohet, dhe e ndëshkoni atë kur të korruptohet. Për ta bërë të vështirë korruptimin ata përdorin teknologjinë, përdorin teknikat e caktimit të lëndëve sipas rastit, vazhdimisht i lëvizin njerëzit nga një vend në tjetrin dhe e bëjnë korruptimin shumë të vështirë. Lidhur me ndëshkimin, ata kanë një program të fuqishëm për identifikimin dhe ndëshkimin e njerëzve që shpërdorin ligjet ose që shpërdorin rregullat e Shërbimit Doganor. Këso lloj gjërash duhet të zbatohen në tërë sistemin qeverisës të Kosovës, si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë komunal.

T’i kthehem pyetjes suaj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne patëm këtu një zyrtar nga Departamenti ynë i Drejtësisë, Sektori për Integritet Publik, i cili ishte në Dokufest para nja dy javësh. Unë u takova me të, ai është prokuror. Ai ishte i shkëlqyeshëm, ndoshta fjalimi e tij është i postuar në internet, shpresoj se po. Ai foli pak dhe ju përgjigj shumë pyetjeve nga audienca dhe biseda ishte fascinuese. Gjëja që më së shumti më ka lënë përshtypje, gjëja më e rëndësishme që duhet ditur është se prokurorët profesionistë duhet të jenë në gjendje të veprojnë dhe të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje të jashtme nga politikanët, nga publiku apo nga çkado qoftë. Ata duhet të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur dhe i takon qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës që të sigurohen që prokurorët të kenë mundësi ta bëjnë ketë gjë.

RTV 21: A besoni që prokurorët e Kosovës kanë fuqinë dhe pavarësinë për inicimin e proceseve kundër zyrtarëve të lartë të shtetit?

Ambasadori Delawie: Përgjigja e shkurtë në pyetjen tuaj është po, ligjërisht ata e kanë fuqinë dhe pavarësinë të ndjekin penalisht zyrtarët e lartë shtetëror. Por, të pasurit e fuqisë në letër nuk do të thotë se nuk ka presione të jashtme që mund të ndikojnë në proces dhe kjo natyrisht se do të ishte gjë e keqe.  Kjo është një prej arsyeve pse është kaq e vështirë të adresohet korrupsioni në çdo vend – presioni i jashtëm nuk mund të vërehet gjithmonë nga ju apo nga unë. Dhe nuk mjaftojnë vetëm prokurorët e pavarur nëse dëshmitarët frikësohen ose nëse i pandehuri e ka në xhep gjyqtarin që duhet të marrë vendimin. Kosovës i duhet një sistem ligjor që është profesional, që është i aftë dhe që ka vullnetin për të zbuluar korrupsionin dhe për të forcuar sundimin e ligjit, dhe për të siguruar që ligjet të zbatohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë.

Kur zëvendëspresidenti Biden ishte në Kosovë javën e kaluar ai e lexoi një citat nga biri i tij Beau Biden i cili kishte punuar në Kosovë para 15 viteve si jurist. Beau Biden kishte thënë: “Ne duhet të ndjekim një sistem ku secili do t’i nënshtrohet ligjeve të njëjta në të njëjtën kohë dhe ku do të ketë pasoja për shkeljen e atyre ligjeve pa përjashtim. Askush nuk është mbi ligjin, askush nuk është nën të.” Kjo është ajo për çka ne përpiqemi në Shtetet e Bashkuara dhe ne nuk jemi të përkryer në këtë, natyrisht, por mendoj se kjo është ajo çka çdo shtet që përpiqet të jetë demokraci  duhet ta ketë si synim sa i përket korrupsionit. Çdokush duhet të jetë i barabartë para ligjit.

RTV 21: Kjo është pyetja e fundit Z. Ambasador. Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Kosovës në këtë kohë të tensioneve dhe zhvillimeve më të fundit?

Ambasadori Delawie: Zëvendëspresidenti Biden kur ishte këtu para një jave tha se demokracia dhe pavarësia e Kosovës janë forcë për stabilitet në rajon. Natyrisht, unë duhet të pajtohem me shefin tim dhe dua të shtjellojë pak më shumë këtë pikë dhe të them se Kosova definitivisht mund të jetë shembull për tërë rajonin. Por saktësisht se çfarë shembulli do të jetë varet nga ajo se çka do të bëjnë qytetarët e Kosovës në muajt e ardhshëm. Nëse e ndjekin rrugën e demokracisë, vazhdojnë rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe drejt të gjitha institucioneve evropiane. Megjithatë, nëse rritet dhuna politike mendoj se ajo rrezikon ta çojë Kosovën në humnerë, çka natyrisht do të ishte keq për qytetarët e Kosovës dhe për kombet e tjera në rajon. Mendoj se qytetarët dhe udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësinë që të sigurojnë që të mos dëmtohen arritjet e konsiderueshme të deritanishme të Kosovës për përfitime afatshkurtra politike. Do të tërheq edhe njëherë vërejtjen: dhuna politike çon vetëm në teposhtëze, ajo nuk çon drejt të ardhmes evropiane të cilën e duan shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës.

Ju faleminderit shumë.

Source: http://albanian.pristina.usembassy.gov/mobile/amb_int_sq_rtv21.html

Ambasadori i SHBA-ve viziton Doganën e Kosovës

Ambasadori i SHBA-ve viziton Doganën e Kosovës

 

Prishtinë 25 gusht  2016 –   Doganën e Kosovës sot e ka vizituar ambasadori i SHBA-ve z. Greg Delawie i cili u taku me drejtorin e përgjithshëm  Doganës z. Lulzim Rafuna, gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me punën dhe përparimin e bërë nga dogana në të gjitha fushat duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i kontrabandës dhe korrupsionit. Gjithashtu ambasadori vizitoi edhe qendrën e monitorimit ku u demonstrua se si janë duke u shfrytëzuar pajisjet të cilat dogana i ka pranuar si donacion nga SHBA-të, pajisje të cilat kanë rritur efikasitetin.

 

Drejtori i përgjithshëm  falënderoi qeverinë amerikane për përkrahjen me mbi 3 milion dollar donacione gjatë këtyre viteve ashtu që të zhvillohen sistemet dhe ndërtohet një dogane moderne që të luftoi kontrabandën dhe korrupsionin ku deri tani kemi rezultate dhe progres në të gjitha fushat. Të hyrat janë për 16% më shumë gjithashtu edhe për 2 % janë tejkaluar planet e parashikuara një aspekt tjetër pozitiv që përkundër ngritjes së të hyrave ankesat kanë rënë dhe kjo tregon qartazi për transparencën që kemi ndërtuar në sistemin e grumbullimit të taksave theksoi z Rafuna.

 

Ndër të tjera ambasadori gjatë konferencës për media theksoi se puna e Doganës përkrah të gjitha institucionet tjera përmes mbledhje së të hyrave që fillon nga ky vend, këtu bëhet një punë e shkëlqyer nga burrat dhe grat që  të cilët punojnë çdo ditë, dogana ka bërë një punë të rëndësishme në luftën kundër korrupsion dhe luftimin e ekonomisë jo-formale.

 

Kryetari i odës amerikane takon drejtorin e përgjithshëm

Kryetari i odës amerikane takon drejtorin e përgjithshëm

Prishtinë 22 gusht  2016. – Doganën e Kosovës sot e ka vizituar Oda Amerikane në Kosovës e udhëhequr nga z. Arian Zeka së bashku me z. Avni Krasniqi, kryesues i komitetit te tregtise të Odes Amerikane dhe z. Mergim Prishtina, kryesues i komitetit të prodhimit të Odës Amerikane.

 

Gjatë këtij takimi janë diskutuar temat e ndryshme kryesisht ato që ndërlidhen me reformat e ndërmarra nga dogana ku oda amerikane shprehi konsideratën e saj për përparimet e bëra në këtë aspekt, dhe me këtë rast z. Zeka theksoi: “Oda Ekonomike Amerikane falënderon Doganën për procesin e reformimit të ndërmarrë viteve të fundit që ka ndikuar në lehtësimin e procedurave doganore per bizneset. Reformat e tilla kanë ndikuar në reduktimin e ankesave të anëtareve të Odës Amerikane në raport me Doganën e Kosovës. Megjithatë, ai shtoi se dialogu i vazhdueshëm me bizneset do te mundësonte zgjidhjen e çështjeve te tjera, përfshirë edhe mekanizmin e trajtimit të ankesave në procedurë administrative”.

 

Nga ana tjetër z. Rafuna kërkoi nga përfaqësuesit e odave që të bashkëpunojnë sa më shumë jo vetëm me Doganën e Kosovës por edhe me institucionet tjera pasi në këtë mënyrë përmes një partneriteti në mes të organizatave publike dhe atyre private mund të gjenden zgjidhjet më të mira për çështjen e ndryshme ekonomike dhe tatimore. Gjithashtu z. Rafuna ofroi përkrahjen e plotë të Doganës për bizneset ashtu që të krijohen lehtësira, pasi krijimi i lehtësirave ndikon direkt në rritjen e mirëqenies dhe performancës ekonomike.

 

Ulet për 30% numri i ankesave derisa rriten të hyrat nga dogana me afër 90 milion më shumë

Ulet për 30% numri i ankesave derisa rriten të hyrat nga dogana me afër 90 milion më shumë

 

Prishtinë 22 gusht  2016 –   Doganës së Kosovës ka arritur që të rris edhe më tej të hyrat e grumbulluara për buxhetin e Kosovës. Deri me këtë datë ne kemi mbledhur 646  milion të hyra derisa vitin e kaluar kemi pasur 556,9 milion, kjo paraqet 89,1 milion më shumë apo 16%. Përveç që janë rritur të hyrat, dogana ka punuar shumë edhe me biznese ashtu që të rritet vetëdijesimi i tyre mbi procedurat doganore, obligimet tatimore dhe mbi të drejtat e biznesit gjatë zhdoganimit të mallrave të tyre.

 

Që rezultati i arritur deri tani është domethënës, tregojnë statistikat e uljes së numrit të ankesave nga ana e bizneseve, pasi që vërehet qartë tendenca e uljes së numrit të ankesave nga bizneset si rezultat direkt i punës së doganës. Bazuar në paraqitjen grafike, shihet se numri i ankesave të paraqitura në vazhdimësi është duke rënë, sipas parashikimeve dhe sipas këtij trendi deri në fund të këtij vitit ne do të pranojmë rreth 1000 ankesave. Derisa në vitin 2014 patëm një mesatare mujore prej 158 ankesave gjatë vitit 2015 kishim 108, derisa gjatë këtij viti mesatarja mujore ka rënë në 90 ankesa gjatë një muaji.

 

Pra sipas këtij trendi gjatë këtij viti ne presim të marrin rreth 1000 ankesa që në total  paraqesin ulje me mbi 30% në krahasim me vitin paraprak.

 

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm z. Rafuna theksoi “Përpjekjet tona për të luftuar dukurit negative dhe për të ofruar një treg të barabartë për të gjitha kompanitë janë duke dhënë rezultatet maksimale, ulja e numrit të ankesave paraqet edhe një sukses të radhës, respektivisht tregon ngritjen e besimit të kompanive në Doganën dhe procedurat e aplikuara nga ne, ulja e ankesave dhe rritja e të hyrave janë indikatorë të qartë se Dogana e Kosovës tanimë është një institucion kredibil dhe modern i barabartë me doganat evropiane”.

 

INFO: Dogana gjatë një viti kalendarik zhdoganon mbi 250,000 mijë raste, kurse numri i ankesave prej 631 është vetëm 0,2% e tërë zhdoganimit. Derisa tabela në vijim tregon metodologjinë e  mesatares së të ankesave të pranuara.

 


 

Arrestohen 5 persona, kapen 200.000 ( dyqind mijë) euro mallra të kontrabanduara

Arrestohen 5 persona, kapen 200.000 ( dyqind mijë) euro mallra të kontrabanduara

Prishtinë 18 gusht  2016 – Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës sot gjatë një aksioni të filluar në orët e hershme të mëngjesit kanë arrestuar pesë (5)  persona nën dyshimin e bazuar për Krim të Organizuar-Kontrabandim të mallrave, shmangije nga pagesa e taksave doganore.

Sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion i gjërë i shtrirë në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në këtë operacion kanë marr pjesë mbi 100 policë dhe doganier. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së Kosovës (PK) dhe Dogana e Kosovës (DK), pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, mirë të organizuar, që në vazhdimësi kryente veprat penale të krimit të organizuar, shmangie nga pagesa e tarifave doganore – Kontrabandim i mallrave, bazuar në  urdhëresën e Gjykatës kompetente, me dt. 18.08.2016, në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në katërmbëdhjetë lokacione të ndryshme, ka ndërmarrë operacionin policor, me ç’rast janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme. Në këtë aksion kanë asistuar edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit me inicialet si në vijim:

  1. F. H.                      dt. L. 1991     Kosovar/shqiptar
  2. S. M.                     dt. L. 1988     Kosovar/shqiptar
  3. F. Y.                      dt. L. 1980     Kosovar/shqiptar
  4. S. B                       dt. L. 1979     Kosovar/shqiptar
  5. H. B                      dt. L. 1988     Kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

  1. 1 (një) mini fabrikë e improvizuar për falsifikimin e mallrave (19 makina per prodhim ilegal te tiketave te ndryshme).
  2. 2 (dy) hekurosese per vendosjen e tiketave në mallra
  3. 20 (njëzet) telefona celular
  4. Sasi e konsiderueshme e mallrave te ndryshëm te kontrabanduara (tekstil, patika), si dhe pajisje te ndryshme elektronike.
  5. Dokumente te ndryshme qe vlejnë si prova për procedure.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore. Përderisa, sipas vlerësimeve preliminare vlera e mallrave të cilat janë gjetur në lokacionet e dyshuara kalojnë 200,000 mijë eruo.