SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Ministri Hoti: Dogana po tregon një performancë shumë të mirë

Ministri Hoti: Dogana po tregon një performancë shumë të mirë

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim  u.d. drejtorin e  përgjithshëm të Doganës së Kosovës Fahri Gashi me të cilin biseduan për zhvillimet në Doganën e  Kosovës.

Gjatë takimit Ministri Hoti tha se Dogana e Kosovës po tregon një performancë shumë të mirë në realizimin e planit të të hyrave, si dhe shtoi se prioritet i Qeverisë së Kosovës është edhe luftimi i ekonomisë joformale dhe për këtë duhet që të kemi një angazhim sa më të madh për eliminimin e kësaj dukurie, në mënyrë që bizneset të cilat operojnë në vendin tonë të kenë trajtim të barabartë.

Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti theksoi se duhet të kemi një kujdes edhe më të madh në fushën  e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për bizneset.

Ndërsa, u.d. drejtori i  përgjithshëm i Doganës Fahri Gashi duke e falënderuar Ministrin Hoti për përkrahjen ndaj Doganës e njoftoi atë për planin e punës dhe objektivat e Doganës së Kosovës për vitin 2017 i cili së shpejti do të dorëzohet në Qeveri për aprovim.

Ai gjithashtu e njoftoi ministrin Avdullah Hoti për realizimin e planit për të hyrat doganore për muajin tetor, luftimin e ekonomisë joformale, si dhe për rritjen e efikasitetit në punë të doganierëve dhe stafit të Doganës në përgjithësi.

Kapen mbi 20.000 litra naftë në tri aksione të ndara

Kapen mbi 20.000 litra naftë në tri aksione të ndara

 

Prishtinë 19 tetor 2016 – Dogana e Kosovës ka gjatë javës së kaluar por edhe gjatë kësaj jave pas një pune operative ka arritur të lokalizoj, identifikoi dhe parandaloj kontrabandimin e derivateve në tri aksione të mirë organizuara.

 

Në aksionin e parë  të organizuar njësite e doganës ka arritur të ndalojnë në rrugën Mitrovicë-Pejë, përkatësisht ne fshatin Banje e Pejës një maune të dyshuar  dhe dyshimet rezultuan reale pas kontrolli i cili zbuloj te montuar dy rezervuar te modifikuar special për derivate te naftës me kapacitet nga 10.000 litra secili, të cilët ishin t; mbushur plotësisht. Mauna është sekuestruar, i dyshuari është intervistuar dhe pas konsultës me prokurorin e Pejës është proceduar kallëzimi penal ndaj të dyshuarit.

 

Aksioni i radhës ishe në Rajonin e Mitrovicës ku pas marrjes së informate dhe dyshimeve për transport ilegal të naftës njësit e Doganës kanë ndjekur një automjet Ford Tranzit I cili gjate tentimit për tu shmangur nga përcjellja kishte dale nga rruga kryesore ku dhe vozitësi e braktisë automjetin. Pas kontrollit është gjetur një rezervuar post-fabrikant i ndërtuar posaçërisht për bartjen e derivateve te kontrabanduar dhe ku gjendeshin rreth 4000 litra derivate te naftës. Edhe në këtë rastautomjeti dhe nafta janë konfiskuar.

 

Derisa në rastin e tretë janë në rrugën Lipjan-Prishtine njësit e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues ku gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj I frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar  konfiskimit.

 

Rezultati i përgjithshëm i këtyre tri aksioneve ishte mbi 25.000 litra derivate të konfiskuara, tri automjete të konfiskuara si dhe ngritjen e kallëzimeve penale për të dyshuarit.

 

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 3,898 copë të markës tregtar “Paco Rebanne Million”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 3,898 copë të markës tregtar “Paco Rebanne Million”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 3,898 copë , të markës tregtar “Paco Rebanne- Million” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipër cekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 116,940.00 €

 

Kapen mbi 300 kg duhan i papërpunuar si dhe makinat për përpunim

Kapen mbi 300 kg duhan i papërpunuar si dhe makinat për përpunim

 

Prishtinë 13 tetor 2016 – Dogana e Kosovës ka arritur që gjatë një aksioni të identifikoi, lokalizoj dhe të ushtroj bastisje në një lokacion të dyshuar për kontrabandim dhe paketim të duhanit në Ferizaj.

 

Duke vepruar në koordinim me prokurorët kompetentë si dhe pas marrjes së   urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj  është ekzekutuar bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse sipas dyshimit të bazuar se ka duhan të përpunuar dhe pa përpunuar i cili duhan është  kontrabanduar në rrugë të ndryshme. Gjatë bastisjes, përkatësisht në flagrance është gjetur i dyshimti duke përpunuar duhan ne katin përdhese. Duke marr parasysh se duhani i përpunuar dhe i pa përpunuar nuk i plotëson kushtet ligjore përkatësisht nuk e ka autorizimin përkatës për grirje apo bluarje ky duhan nuk ka te drejte të del në treg. Në vend të ngjarjes po ashtu është gjetur edhe makina për bluarjen e duhanin e cila ka qenë duke punuar në momentin që Dogana ka ushtruar bastisjen.

 

Me urdhëresën e Gjykatës, është sekuestruar malli si vijon:

1.      Duhan i përpunuar (grire) 171 kg.

2.      Duhan i papërpunuar (flete) 161 kg.

3.      Makine për bluarjen e duhanit.

 

Derisa rasti ka vazhduar për hetime dhe kundërvajtje doganore.

 

Kapen mbi 1000 litra vajra motorike  të kontrabanduara

Kapen mbi 1000 litra vajra motorike të kontrabanduara

 

Prishtinë 12 tetor 2016 – Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e 1000 litra vaj të cilat janë gjetur gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës.

 

Në autostradë e cila gjendet në zonën industriale Lipjan-Prishtine njësit e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues të markës Daimler Chrysler 308 D,  ngjyrë e kaltër me targa të Kosovës.

 

Gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj I frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar  konfiskimit.

 

Rasti është dërguar te sektorit për kundërvajtje, derisa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar.

 

Emërohet Fahri Gashi  U.D. i Drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës

Emërohet Fahri Gashi U.D. i Drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës

 

Prishtina, 10 tetor 2016 – Me vendim (44/2016) të kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës z. Fahri Gashi.

Z. Gashi do të mbajë këtë pozitë deri në përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm sipas Kodit të Doganor.

Ushtruesi i detyrës është oficer karriere me përvojë mbi 15 vite në Doganën e Kosovës ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, derisa para emërimit ishte udhëheqës rajonal i  drejtorisë së regjionit të Podujevës.

 

Rritet mbledhja e akcizës nga duhani për 30 milion euro

Rritet mbledhja e akcizës nga duhani për 30 milion euro

 

Prishtinë 4 tetor 2016 – Dogana së Kosovës ka vazhduar edhe më tej të rris të hyrat e grumbulluara për buxhetin e Kosovës.  Gjatë muajit shtator ka vazhduar trendi i mirë i mbledhjes së të hyrave e sidomos performacë të mirë ka pasur taksa e akcizës. Akciza e grumbulluar nga importi i duhanit në krahasim me vitin e kaluar është për 29,6 milion euro më shumë. Muaji shtator në raport me shtatorin e kaluar ka  shënuar rritje të  importit   të cigareve me afër 100 ton, ndërsa në total  në raport me vitin e kaluar kemi 293.1 ton me shumë produkte të duhanit të zhdoganuar. Kjo ka ndikuar që edhe të hyrat të jenë shume më të larta. Kështu në periudhe të njëjte kohore  totali i përgjithshëm i taksave në vitin 2015 ka qenë 96 milion €, ndërsa në vitin 2016 kemi inkasuar 125,2 milion euro apo saktësisht 29,6 milion €  më shumë, që tregon se kemi  rritje të inkasimit në shkallë prej  30.19%.

Atributi kryesor i doganës është menaxhimi shumë i mirë i importit ligjor të duhanit dhe ulje e kontrabandës në shkallë të madhe, pra kjo rritje nuk do të ishte e mundur po të mos ndalej kontrabandimi i duhanit me aksione e rregullta nga Dogana. Pasi ne kemi të zhdoganuar 293,1 tonë më shumë se viti i kaluar.

 

Kapen 3000 litra naftë

Kapen 3000 litra naftë

 

Mitrovicë 30 shtator 2016 – Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e 3000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës.

 

Gjatë patrollimeve rutinore njësit e anti-kontrabandës kanë hasur në lëvizjen e një automjeti të markës FORD në regjionin e Mitrovicës, oficerët doganor kanë ndalur këtë automjet për një kontroll rutinore. Gjatë kontrollit është hasur në një sasi të konsiderueshme mallrash, mallra këto për të cilat dyshohet se nuk janë paguar taksat importuese:

 

1. Derivate të naftës, të vendosura në tre bidonë plastik, në sasi afër 3000 litra

2. Automjet që transportonte naftën ishte i pa-zhdoganuar.

 

Automjeti në fjalë i ngarkuar me mall nën përcjell është dërguar në Doganë, derisa për rastin në fjalë janë iniciuar kundërvajtjet doganore, me c ‘rast i pandehuri  është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme nga zyrtarët.

 

Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar derisa rasti është referuar  për kundërvajtje doganore.

 

Asgjësohen 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike

Asgjësohen 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike

 

Sot u asgjësuan 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike nga agjencitë që funksionojnë ne kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Mallrat e ndaluar dhe sekuestruar kanë tentuar të futen ilegalisht ne territorin e Republikës se Kosovës. Këto mallra në momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim brenda vendit. Inspektoret e  Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë  kanë konstatuar se mallrave u mungon dokumentacioni i cili garanton sigurinë, cilësinë dhe kualitetin e produkteve. Produktet  kanë qen pa, çertifikata shëndetësore, çertifikata e origjinës dhe dokumentacioni tjetër përcjellës. Përveç dokumentacionit,  kushtet e ruajtjes dhe transportit  nuk kanë qen adekuate sipas standardeve. Bazuar në këto mangësi është vendosur qe kjo sasi e produkteve ushqimore dhe higjienike  të asgjësohet për të pamundësuar daljen e tyre ne treg ku do të rrezikohej shëndeti i qytetareve. Asgjësimi është kryer nen mbikëqyrjen e inspektorëve të agjencive ne kuadër të MIK-ut, ne  depon e  mbeturinave në Mirash Obiliq.

Të tri autoritetet për ruajtjen e kufirit janë te përkushtuara maksimalisht qe të parandalojnë hyrjen e mallrave ne mënyrë ilegale dhe të pa kontrolluar, për të i’u shmangur kontrollit shëndetësor dhe taksave shtetërore. Të gjitha mallrat qe ndalohen pa dokumentacion ne tërë territorin e Republikës se Kosovës do të sekuestrohen dhe  asgjësohen. Për kryesit e këtyre veprave do të iniciohen procedura ndëshkimore.

 

U gjetën 2 kg narkotikë në veturë gjatë tentim kalimit të kufirit

U gjetën 2 kg narkotikë në veturë gjatë tentim kalimit të kufirit

 

Prizren 28 shtator 2016 – Gjatë natës së mbrëmshme oficerët Doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.

 

Dy shtetas të Kosovës me automjet me targa të Kosovës gjatë kalimit të kufirit janë ndalur për kontroll rutinor. Gjatë kontrollës në vijën e parë, oficerët doganor kanë vërejtur një qese të dyshimtë në brendi të automjetit. Automjeti dhe personat menjëherë janë ndaluar dhe ka filluar kontrolli detal. Kontrolli i tërësishëm i automjetit në vijën e dytë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me ndihmën e pajisjeve te EXBS ka hasur edhe në qese të tjera ku njëra nga qeset u gjet në motorin e automjetit.

 

Personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe lënda narkotike (2 kg) i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë.

 

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org .

 

Konfiskimi i mallrave të cilat kanë mbetur pa trajtim

Konfiskimi i mallrave të cilat kanë mbetur pa trajtim

 

Në doganën e Kosovës ka mallra të cilat kanë mbetur pa trajtim adekuat të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyr në procedurë të lejuar doganore brenda afatit  ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës dhe aeroportit.

 

Dogana njofton të gjithë  pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune,  nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në Postë dhe Aeroport për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë  dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

 

Në të kundërtën,  në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.

Dokumentat:

Mallrat në Postë

Mallrat në Aeroport

Lista e mallrave per konfiskim lista 2

Baza ligjore:  Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109,  kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.

 

Kapen 2000 litra naftë gjatë tentim kontrabandës

Kapen 2000 litra naftë gjatë tentim kontrabandës

 

Mitrovicë 22 shtator 2016 – Dogana e Kosovës mbrëmë ka arritur të kap afër 2000 litra  naftë në rajonin e Mitrovicës.

 

Mbrëmë  gjatë patrollimeve rutinore njësit e anti-kontrabandës kanë hasur në lëvizjen e një automjeti në regjionin e Mitrovicës, ku edhe kanë tentuar të ndalin këtë automjet derisa shoferi I automjetit ka tentuar të kthehet prapa por reagimi I menjëhershëm I oficerëve ka arritur të ndalin automjetin.

 

Pas ndalimit të automjetit dhe identifikimit të vozitësit oficerët kanë gjetur një sasi të konsiderueshme në dy bidonë të plastikës (2 bidonë plastik te mbushur nga 1000 litra, pas kontrollit). Për shkaqe sigurie vozitësi është ndaluar përkohësisht derisa automjeti është dërguar në Prishtinë

 

Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar derisa rasti është referuar  për kundërvajtje doganor.