• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

11/11/2016

Javë e suksesshme në parandalimin e kontrabandës

Prishtinë 11 nëntor 2016 – Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin mallrave të ndryshme në disa raste gjatë kësaj javë, në katër (4) aksione të ndara janë kapur pije alkoolike,  naftë dhe gjësende të tjera të kontrabanduara.

 

Në rastin e parë përgjatë magjistrales Mitrovicë – Prishtinë, në afërsi të fshatit Milloshevë, është ndaluar një automjet  me targa të shtetit Serb ku pas kontrollit është hasur në mall pa dokumentacion përcjellës, mall ky për të cilin nuk janë paguar taksat importuese: Pije alkoolike respektivisht verëra të llojit të ndryshëm mbi 200 litra.

 

Gjithashtu njësit e doganës në rajonin e Mitrovicës kanë kapur mbi 3000 litra naftë në një transportues me targa të Kosovës, ku pas ndalimit është hasur në mall pa dokumentacion përcjellës, respektivisht derivate të naftës, të vendosura në tre bidonë plastik, në sasi rreth 3000 litra.

 

Derisa gjatë kësaj jave njësit e auditimin kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit dhe Gjilanit respektivisht në dy lokacione ku dyshohet se ka mallra pa dokumentacion. Në Lipjan dogana ka ushtruar kontroll te një biznes i cili dyshohet se ka arritur të fus mallrat pa dokumentacion importi përkatës, pas hyrjes në këtë objekt njësit e doganës kanë gjetur dhe sekuestruar sasinë e mbi 250 parë mbathjeve sportive të brendeve si Nike, Adidas dhe Reebook, rasti ka vazhduar për hetime. Në qytetin e Gjilanit përkatësisht tek një kompani që dyshohej për kontrbandim të mallrave, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet e subjektit është gjetur një sasi të mallit pa dokumentacion saktësisht mall pa dëshmi për pagesën e taksave importuese, si vijon : Qese plastike biodegraduese mbi 700 kg dhe mallra të tjera.

 

Të gjitha mallrat janë konfiskuar duke përfshirë automjetet e lartëcekur, dhe personat e involvuar janë gjobitur.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

U gjetën 1.5 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

U gjetën 1.5 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Prizren 14 nëntor 2016 – Gjatë ditës së djeshme oficerët doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.

Gjatë hyrjes për në Kosovë të autobusit të linjës Tiranë – Prishtinë oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarëve dhe bagazhit të tyre hasën në dyshime tek njëri prej udhëtarëve. Pas selektimit të tij dhe kontrollës së ushtruar në bagazhet e tij u gjetën të kamufluara me rroba në brendi katër (4) paketime me substance narkotike e llojit marihuanë.

Sasia e lëndës narkotike ishte saktësisht 1660 gram (1 kilogram e 660 gram) 4 qese (paketime). Personi i dyshuar (shtetas i republikës së Shqipërisë) është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës gjithashtu lënda narkotike dhe komplet rasti i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë.

LEXO MË SHUMË
Ministri Hoti: Dogana po tregon një performancë shumë të mirë

Ministri Hoti: Dogana po tregon një performancë shumë të mirë

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim  u.d. drejtorin e  përgjithshëm të Doganës së Kosovës Fahri Gashi me të cilin biseduan për zhvillimet në Doganën e  Kosovës.

Gjatë takimit Ministri Hoti tha se Dogana e Kosovës po tregon një performancë shumë të mirë në realizimin e planit të të hyrave, si dhe shtoi se prioritet i Qeverisë së Kosovës është edhe luftimi i ekonomisë joformale dhe për këtë duhet që të kemi një angazhim sa më të madh për eliminimin e kësaj dukurie, në mënyrë që bizneset të cilat operojnë në vendin tonë të kenë trajtim të barabartë.

Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti theksoi se duhet të kemi një kujdes edhe më të madh në fushën  e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për bizneset.

Ndërsa, u.d. drejtori i  përgjithshëm i Doganës Fahri Gashi duke e falënderuar Ministrin Hoti për përkrahjen ndaj Doganës e njoftoi atë për planin e punës dhe objektivat e Doganës së Kosovës për vitin 2017 i cili së shpejti do të dorëzohet në Qeveri për aprovim.

Ai gjithashtu e njoftoi ministrin Avdullah Hoti për realizimin e planit për të hyrat doganore për muajin tetor, luftimin e ekonomisë joformale, si dhe për rritjen e efikasitetit në punë të doganierëve dhe stafit të Doganës në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË