• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

14/11/2016

U gjetën 1.5 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Prizren 14 nëntor 2016 – Gjatë ditës së djeshme oficerët doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.

Gjatë hyrjes për në Kosovë të autobusit të linjës Tiranë – Prishtinë oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarëve dhe bagazhit të tyre hasën në dyshime tek njëri prej udhëtarëve. Pas selektimit të tij dhe kontrollës së ushtruar në bagazhet e tij u gjetën të kamufluara me rroba në brendi katër (4) paketime me substance narkotike e llojit marihuanë.

Sasia e lëndës narkotike ishte saktësisht 1660 gram (1 kilogram e 660 gram) 4 qese (paketime). Personi i dyshuar (shtetas i republikës së Shqipërisë) është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës gjithashtu lënda narkotike dhe komplet rasti i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana gjatë këtij viti ka sekuestruar 392 aparate për lojëra të fatit si dhe ka shqiptuar gjoba mbi 310.000 mijë euro

Dogana gjatë këtij viti ka sekuestruar 392 aparate për lojëra të fatit si dhe ka shqiptuar gjoba mbi 310.000 mijë euro

 

Prishtinë 16 nëntor 2016 –  Dogana e Kosovës gjatë muajit nëntor ’16 ka vazhduar aktivitetin ne terren me qëllim kontrollin e subjekteve që operojnë me lojëra fati. Gjatë nëntorit janë kryer kontrolle në disa lokacione të Kosovës. Në fokus të kontrollit kanë qenë qyteti i Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë hasur duke ushtruar veprimtari pa licence dymbëdhjetë (12) pika basti për te cilat janë lëshuar gjoba në shumë prej 20,160.00 €. Gjithashtu janë sekuestruar 11 aparate të pa licencuar që dyshohet se janë të kontrabanduar, pasi që palët nuk kanë arritur të prezantojnë ndonjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre. Gjatë kontrolleve në terren janë hasur duke operuar edhe lojëra të ndaluara me ligj në Republikën e Kosovës si Keno dhe Racing Dogs me ç’rast janë sekuestruar 9 pajisje përmes të cilave është zhvilluar ky aktivitet.

 

Aksionet e muajit nëntor tregojnë qartazi përkushtimin e Doganës që përmes kontrolleve dhe aktiviteteve tjera hetimore ka arritur të vendos kontroll të rreptë në tërë territorin e Kosovës derisa raporti i këtij viti tregon se Dogana deri tani ka sekuestruar pajisje si në vijim:

 

–          227 aparate te pa licencuar

–          165 pajisje për lojëra Keno dhe Racing Dogs

–          126 pika basti të pa licencuara.

 

Shuma e gjobave të shqiptuara arrin në 312.792.60 € kurse vlera e aparateve të sekuestruar llogaritet të jetë mbi 500.000.00 €

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org.

 

LEXO MË SHUMË
Javë e suksesshme në parandalimin e kontrabandës

Javë e suksesshme në parandalimin e kontrabandës

Prishtinë 11 nëntor 2016 – Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin mallrave të ndryshme në disa raste gjatë kësaj javë, në katër (4) aksione të ndara janë kapur pije alkoolike,  naftë dhe gjësende të tjera të kontrabanduara.

 

Në rastin e parë përgjatë magjistrales Mitrovicë – Prishtinë, në afërsi të fshatit Milloshevë, është ndaluar një automjet  me targa të shtetit Serb ku pas kontrollit është hasur në mall pa dokumentacion përcjellës, mall ky për të cilin nuk janë paguar taksat importuese: Pije alkoolike respektivisht verëra të llojit të ndryshëm mbi 200 litra.

 

Gjithashtu njësit e doganës në rajonin e Mitrovicës kanë kapur mbi 3000 litra naftë në një transportues me targa të Kosovës, ku pas ndalimit është hasur në mall pa dokumentacion përcjellës, respektivisht derivate të naftës, të vendosura në tre bidonë plastik, në sasi rreth 3000 litra.

 

Derisa gjatë kësaj jave njësit e auditimin kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit dhe Gjilanit respektivisht në dy lokacione ku dyshohet se ka mallra pa dokumentacion. Në Lipjan dogana ka ushtruar kontroll te një biznes i cili dyshohet se ka arritur të fus mallrat pa dokumentacion importi përkatës, pas hyrjes në këtë objekt njësit e doganës kanë gjetur dhe sekuestruar sasinë e mbi 250 parë mbathjeve sportive të brendeve si Nike, Adidas dhe Reebook, rasti ka vazhduar për hetime. Në qytetin e Gjilanit përkatësisht tek një kompani që dyshohej për kontrbandim të mallrave, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet e subjektit është gjetur një sasi të mallit pa dokumentacion saktësisht mall pa dëshmi për pagesën e taksave importuese, si vijon : Qese plastike biodegraduese mbi 700 kg dhe mallra të tjera.

 

Të gjitha mallrat janë konfiskuar duke përfshirë automjetet e lartëcekur, dhe personat e involvuar janë gjobitur.

 

LEXO MË SHUMË