SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Kapen 60.000 euro tekstil i kontrabanduar si dhe arrestohet një person

Kapen 60.000 euro tekstil i kontrabanduar si dhe arrestohet një person

Prishtinë 16 gusht  2016 –  njësit e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës kanë arritur të kapin në sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat ishin të kontrabanduara, vlera e mallrave (tekstil) është mbi 60,000 euro.

Njësit e Doganës gjatë orëve të vona të natës (03:30) kanë hasur në një automjet transportues të dyshimit me targa të Kosovës, fillimisht është tentuar të ndalet automjeti por drejtuesi si i automjetit në fjalë edhe përkundër sinjalizimit për ndalim-kontroll nuk ka ndalur automjetin, me ç’rast ka vazhduar me shpejtësi me qëllim të ikjes.

Njësit e doganës kanë filluar ndjekjen kur edhe është arritur të ndalet automjeti por drejtuesi i automjetit ka ikur, duke lënë automjetin e boshatisur. Menjëherë kanë filluar hetimet për identifikimin e tyre ku njëri prej personave fizik është arritur të identifikohet dhe më pas gjatë orëve të para të mëngjesit është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme nga hetuesia i cili më pas edhe është arrestuar.

Automjeti dhe mallrat me vlerë mbi 60.000 mijë euro janë konfiskuar.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org .

Kapen kamera sigurie mbi 10,000 euro gjatë tentimin për kontrabandim

Kapen kamera sigurie mbi 10,000 euro gjatë tentimin për kontrabandim

Prishtinë 13 gusht  2016 –  oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të kamerave të sigurisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus që futej në Kosovës nga Shqipëria.

Oficerët Doganor kanë ndalur për kontroll një autobus me targa të Kosovës ku pas pyetjes se udhëtareve dhe shoferëve, se nëse kanë për të deklaruar mallra apo të holla mbi dhjetëmijë euro të gjithë janë përgjigjur se nuk kanë asgjë per deklarim. Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e kamerave të sigurisë, saktësisht 116 copë me vlerë mbi 10.000 euro (vlerësimi fillestar).

Oficerët gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe personin i cili ishte në posedim të mallrave kundrejt të cilit është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore. Tërë sasia e mallrave (kamerave) është konfiskuar pasi që pala ka kryer kundërvajtje doganore.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org

 

Dogana e Kosovës shënon zhvillim të konsiderueshëm drejt standardeve të pranuara nga BE-ja

Dogana e Kosovës shënon zhvillim të konsiderueshëm drejt standardeve të pranuara nga BE-ja

 

Sot, Dogana e Kosovës e shënon kontributin e EULEX-it në progresin e arritur me anë të cilit e përfundon mbikëqyrjen e këtij shërbimi ndërsa për të ardhmen EULEX-i do të vazhdojë të ketë rol këshillues në nivelin strategjik.

Dogana e Kosovës (DK) ka bërë një zhvillim të jashtëzakonshëm përgjatë viteve të kaluara të mandatit të EULEX-it. Ky progres i vazhdueshëm është dëshmi e asaj se ndihma e BE-së, e ofruar përmes këshilltarëve të EULEX-it, ka qenë e investuar mirë.

Gjatë viteve të kaluara, EULEX-i i ka ofruar Doganës së Kosovës shërbime të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit lidhur me reformat e rëndësishme të DK-së. Arkëtimi i të hyrave në Kosovë gjatë mandateve të mëparshme të EULEX-it është rritur për çdo vit.

 

“Dogana ka shënuar progres të konsiderueshëm drejt standardeve të BE-së me ndihmën dhe udhëzimet e miqve tonë ndërkombëtarë të cilët na kanë ndihmuar që Doganën ta bëjmë një institucion modern dhe model të njërit prej institucioneve më të suksesshme në Kosovë”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.

Krahas këtij zhvillimi, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm. Me anë të ndihmës së vazhdueshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Dogana e Kosovës sot është shembull edhe në rajon.

Me këtë rast, U.D. Shefi i EULEX-it, Bernd Thran tha “Dogana e Kosovës ka shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së mandatit të EULEX-it. Këto të arritura të shquara janë rezultat i zbatimit të reformave dhe masave të reja kundër korrupsionit, si dhe procedurave të përmirësuara dhe zbatimit të ligjit, të cilat i ka filluar Dogana e Kosovës përgjatë viteve me ndihmën e EULEX-it.

“Dogana e Kosovës pritet që gjatë këtij viti t’i arkëtojë mbi një miliardë euro, kurse unë jam i sigurte se ajo do ta arrijë këtë nëse vazhdon me këtë ritëm. Kjo është me rëndësi: të gjitha këto para shkojnë në buxhetin e Kosovës, kurse ky buxhet i mundëson qeverisë që të ofrojë më shumë shërbime për qytetarët e Kosovës.” shtoi ai.

Në përputhje me mandatin e ri të EULEX-it, përkrahja për Doganën e Kosovës tani do të përqendrohet në ofrimin e këshillave strategjike në lidhje me prioritetet themelore të administratës në rritjen e efektivitetit të Kosovës në menaxhimin e përgjithshëm të kufirit si dhe në përkrahjen e dialogut në vijim e sipër ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 

Kapen 2 revole dhe 200 fishek te një udhëtar në Vëmicë

Kapen 2 revole dhe 200 fishek te një udhëtar në Vëmicë

 

Prishtinë 8 gusht  2016 –  oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të dy armëve, gjatë kontrollit të ushtruar ne një autobus.

 

Oficerët Doganor së bashku me oficerët policor kanë ndalur për kontroll në vijën e dytë një autobus me targa italiane ku gjatë kontrollit të bagazhit të udhëtarëve pikërisht tek kontrolli i një shtetasi Kosovar janë gjetur 2 (dy) revole dhe disa fishek të përshkruara si në vijim:

 

–          1 (një) Revole e tipit Bruni Mod. 92 kal 9 mm së bashku me një karikator,

–          1 (një) Revole e tipit Bruni Mod. 85 kal 8 mm së bashku me një karikator,

–          200 (dyqind) copë fishek 8 mm NIK SALVE-BLANK

 

Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e armatimit dhe municionit personi i është arrestuar nga ana e Policisë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit si dhe rasti është përcjell tek Policia për procedim të mëtejmë.

 

Mbi 1000 kundërvajtjeve të zbuluara nga Dogana

Mbi 1000 kundërvajtjeve të zbuluara nga Dogana

 

Prishtinë 5 gusht  2016 –  Dogana e Kosovës ka rritur numrin e zbulimeve të kundërvajtjeve gjatë periudhës Janar – Korrik  2016 që krahasuar me vitin e kaluar paraqet një rritje prej 49% më shumë.

 

Faktori kryesor që ka ndikuar direkt në rritjen e numrit të kundërvajtjeve është ndërtimi i sistemeve dhe kapacitete që mundësojnë shpërndarjen e resurseve në pikat më të nxehta dhe më të ndjeshme prandaj edhe rezultatet kanë tendencë rritje, fakt tjetër është se për herë të parë kemi rritje të numrit të kundërvajtjeve të cilat kapen në brendi të vendit që vërteton edhe një herë se reforma e ndërmarr nga dogana është plotësisht e suksesshme. Tabela në vijim tregon qartë se si ka shkuar ecuria e kundërvajtjeve gjatë këtyre shtatë muajve të fundit.

 

Muaji

Kundërvajtjet 2015

Kundërvajtjet 2016

Janar

55

81

Shkurt

88

109

Mars

118

177

Prill

79

158

Maj

81

162

Qershor

52

227

Korrik

65

181

Total

538

1095

 

 

 

 

 

 

 

Analizimi i mëtejmë tregon qartë se kemi rritje të dukshme të kapaciteteve për të kapur dhe zbuluar kundërvajtjet në brendi të territorit pasi njësit e anti-kontrabandës qendrore kanë rritur numri e zbulimit në 72 kundërvajtje derisa vitin e kaluar kishim 46.

 

Derisa nga puna e drejtorive veçohen Drejtoria Doganore e Prishtinës dhe ajo e Mitrovicës që kanë rritur më së shumti numrin e kundërvajtjeve të zbuluara respektivisht në të dy drejtorit janë kapur 353 kundërvajtje komerciale derisa vitin e kaluar patëm vetëm  166 kundërvajtje.

 

Kurse rritja më a madhe e numrit të kundërvajtjeve që ndikon direkt në numrin e përgjithshëm ishte fuqizimi i kapaciteteve në sektorin e lojërave të fatit, ku vetëm, gjatë kësaj periudhe u kapën 110 kundërvajtje me lojëra të fatit.

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org .

 

Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve derisa dogana mbledh afër 80 milion më shumë

Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve derisa dogana mbledh afër 80 milion më shumë

Prishtinë 1 gusht 2016 – Dogana e Kosovës ka rritur gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve, çdo ditë dogana është duke pranuar një numër të madh të thirrjeve të cilat janë duke ofruar informata të shumta. Raporti i këtyre thirrjeve tregon se qytetarët kanë raportuar për raste të kontrabandës, korrupsionin dhe evazionin fiskal pra kemi qartazi rritje sasiore dhe kualitative të informatave.

Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qershor

Korrik

Gjithsej

Thirrjet 2015

10

34

17

18

19

20

17

135

Thirrjet 2016

33

32

35

38

24

37

39

238

Derisa vitin e kaluar patëm 135 thirrje për periudhën janar/korrik tani kemi 238 telefonata të cilat paraqesin rritje për afër 60% më shumë se viti i kaluar.

 

Ne besojmë që puna e jashtëzakonshme e Doganës ka prodhuar ngrite të besimit të qytetarëve, grafiku më lartë tregon që secili muaj i vitit 2016 (përveç shkurti ’15) kishte ngritje të thirrjeve. Vlen të theksohet se pjesa më a madhe e këtyre informatave janë plotësisht të saktë dhe kanë rezultuar me kapjen e një mori rastesh të kontrabandës apo evazionit fiskal. Nga ana tjetër besim e qytetarëve Dogana e Kosovës e kthen me rritje të performacës së saj, derisa gjatë vitit të kaluar deri me datë 1 gusht kishim 488,9 milion të grumbulluara, ne në këtë vit kemi mbledhur 567,7 milion euro që paraqet 16,2 % më shumë se viti i kaluar apo 78,8 milion euro. Pra një kontribut të veçantë në rritjen e të hyrave çdo ditë e më shumë po jep bashkëpunimi me qytetar.

Siç shihet edhe nga grafiku vitit 2016 është një vit i suksesit dhe të arritura nga Dogana e Kosovës në të gjitha aspekte e saj. Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.

 

Në një “STUDIO BUKURIE” Dogana e Kosovës kap 5 aparate për lojëra

Në një “STUDIO BUKURIE” Dogana e Kosovës kap 5 aparate për lojëra

 

Prishtinë 15 korrik 2016 – njësitet e Doganës mbrëmë kanë ushtruar kontroll në një lokal në Prishtinë ku edhe janë kapur 5 aparate për lojëra fatit të pa-licencuar.

Njësitet e Doganës i janë përgjigjur thirrjes nga një qytetar që ka lajmëruar se në këtë lokacion ka aktivitet të dyshimtë që ndërlidhte me lojëra fati. Lokacioni i dyshuar mbante mbishkrimin “STUDIO BUKURIE” ku pas kontrollit të ushtruar nga ana e oficerëve doganor janë gjetur 5 aparateve për lojëra të fati të pa licencuar, respektivisht ilegale.

 

Të gjitha aparatet janë sekuestruar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtësve.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org

 

Dogana e Kosovës tejkalon 500 milion euro

Dogana e Kosovës tejkalon 500 milion euro

Prishtinë 13 korrik 2016 – Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi, ka arritur shifrën rekord në muajin korrik, ku janë arritur të mblidhen mbi 500 milion euro të hyra, që nga fillimi i vitit e deri më tani.

Krahasimi me vitin e kaluar, tregon qartazi për një performancë të jashtëzakonshme pasi kemi një rritje prej 76,5 milion eurove, në vitin e kaluar (2015) Dogana kishte mbledhur rreth 433,4 milion euro, kurse tani në të njëjtën periudhë Dogana ka arritur të mbledh mbi 509,9 milion euro që është afër 18% më shumë se viti i kaluar.

Dogana e Kosovës sipas trendëve aktuale, deri në fund të vitit 2016 do të arrijë rekord në mbledhjen e të hyrave në krahasim me vitet tjera pasi presim që këtë vit ta mbyllim me mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm z. Rafuna theksoi “Ngritja e vazhdueshme dhe profesionalizimi i doganës si dhe zbatimi i një reforme të suksesshme që nga viti 2014 ka bërë të munduar që sot të kemi të hyra rekord dhe një doganë moderne e cila ka kapacitetet për të përballur me sfidat ekonomike të vendit. Me këtë rast dua të  falënderojë të gjithë taksapaguesit e rregullt si dhe falënderim i veçantë shkon për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë besuar në punën e doganës dhe janë duke ofruar informata të vlefshme që ndihmojnë në uljen e ekonomisë joformale, luftimin e korrupsionit dhe parandalimin e kontrabandës”.

 

Dogana sekuestron 11 aparate për lojëra të fatit në Prizren

Dogana sekuestron 11 aparate për lojëra të fatit në Prizren

 

Prizren 8 korrik 2016 – Njësitet e Doganës mbrëmë kanë organizuar një aksion për kontroll të lojërave të fatit në një pikë basti të dyshuar në Prizren. Ky aksion është asistuar edhe nga Policia e Kosovës. Gjatë aksioni është kontrolluar lokali i dyshuar, ku janë gjetur duke operuar lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs” si dhe aparate për lojëra fati.

 

Pas identifikimit të lokacionit njësit e doganës kanë verifikuar dokumentacionit ku edhe është vërtetuar fakti se kjo pikë e bastit nuk është në sistem të pagesës së akcizës si dhe operon me lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs”. Gjithashtu ka pasur dyshime të bazuara se në këtë lokal ka hapësirë shtesë të mbyllur ku mund të ketë aparat për lojëra të fatit të cilët nuk janë të licencuar. Gjatë kontrollit është arritur të gjendet edhe një derë e kamufluar ku pas hapjes së saj janë gjetur 11 aparate për lojëra të fatit pa numër serik dhe rrjedhimisht pa dokumentacion që vërteton faktin se ishin duke operuar ilegalisht.

 

Rezultatet e konfiskimeve ishin:

–          Sekuestrimi i 11 aparate për Lojëra Fati të pa licencuar

–          Sekuestrimi i 2 shtëpiza PC me lojëra të ndaluara Keno dhe Racing Dogs

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org.

 

Shefi i EULEX viziton Doganën e Kosovës

Shefi i EULEX viziton Doganën e Kosovës

 

Prishtinë 7 korrik 2016 – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës z. Lulzim Rafuna priti në orët e pasdites Ushtruesin e Detyrës së Shefit të EULEX z. Bernd Thran. Kjo vizitë shërben për të njoftuar EULEX me arritjet e doganës gjatë viteve të fundit ku Dogana e Kosovës është shndërruar në një model për agjensionet e tjera.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm theksoi “Reformat e ndërmarr gjatë dy viteve të fundit kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe kanë ndikuar direkt në performacën e jashtëzakonshme dhe në të hyrat e mbledhur nga Dogana, derisa tanimë ne jemi mbi 70 milion euro më shumë se viti i kaluar apo 17% më shumë. Gjithashtu dogana ka bërë progres të jashtëzakonshëm në përmirësimin e klimës së biznesit duke krijuar mundësi të barabarta dhe lehtësuar shumë procedurat doganore për bizneset legjitime, ky sukses nuk do të arrihej pa bashkëpunimin me EULEX i cili gjatë gjatë këtyre viteve ka qenë me mandat të caktuar në Doganën e Kosovës”.

 

Nga ana tjetër z. Thran  vlerësoi zhvillimet e Doganës dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar me bashkëpunimin në kuadër të rolit të ri të EULEX në Kosovës.

 

 

 

Dogana e Kosovës vazhdon përpjekjet për krijimin e lehtësirave tregtare

Dogana e Kosovës vazhdon përpjekjet për krijimin e lehtësirave tregtare

 

Prishtinë 6 korrik 2016 – Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Lulzim Rafuna së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu janë duke qëndruar në Paris (Francë) në përpjekje për të anëtarësuar Kosovën në ICC (Organizatën Ndërkombëtare të Odave Ekonomike). Ata janë takuar me udhëheqësit e organizatës ndërkombëtare të odave ekonomike ku edhe janë diskutuar modalitetet dhe avancimet që Kosova ka bërë në lehtësimin e biznesit dhe transportit ndërkombëtar.

Anëtarësimi i Kosovës është i një rëndësie thelbësore për krijimin e lehtësirave dhe thjeshtëzimit të procedurave doganore në të bërit biznes. Dogana është duke bërë përpjekje për lehtësim të mëtejme të procedurave ashtu që përmes këtij anëtarësimi Kosova të anëtarësohet edhe në ATA Karnet dhe TIR Karnet gjë e cila do të reduktonte shpenzimet e transportit ndërkombëtar si në import po ashtu edhe në eksport.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm theksoj “Takimi i shërben përpjekjeve tona për anëtarësimi në Konventën ATA e cila potencialisht sjell përfitimi pasi lejon importin e përkohshëm të mallrave në territorin tonë pa detyrime dhe taksa të importit për deri në 1 vit. Përveç çështjes së pagesës, përmes përdorimit të ATA karnet, shumë mallra mund të barten përmes shumë kufijve në mënyra të thjeshta dhe të shpejta. Prandaj edhe Dogana e Kosovës është duke punuar shumë ashtu që të krijoi edhe më tej lëhtësira për bizneset legjitime”.

 

Kryeministri Mustafa lartëson punën e drejtuesve të Policisë dhe Doganave të Kosovës

Kryeministri Mustafa lartëson punën e drejtuesve të Policisë dhe Doganave të Kosovës

 

Kryeministri Isa Mustafa e ka vlerësuar lartë punën e bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni dhe Drejtorin e Doganave Lulëzim Rafuna, të cilëve do t’i përfundojë mandati në muajin tetor të këtij viti.

Kryeministri Mustafa në një intervistë për Televizionin Dukagjin, ka theksuar se është themelore qe të ketë njerëz të cilët punojnë mirë në krye te institucioneve.

“Është themelore që të kemi njerëz të cilët punojnë mirë dhe të cilët tregohen të suksesshëm në drejtimin e institucioneve”, ka thënë Mustafa.

Gjithashtu Mustafa ka vlerësuar lartë punën shumë të mirë të Policisë së Kosovë dhe të Doganave të Kosovës. Kryeministri ka ngritur lartë punën e rëndësishme dhe mirë të zhvilluar nga këto dy institucione, transmeton Indeksonline.

“Tek doganat kemi rritje të dukshme të të hyrave dhe zvogëlim të evazionit fiskal ndërsa tek Policia e Kosovës kemi vlerësime kulimante edhe ndërkombëtare edhe të vendit  lidhur me profesinalitetin e Policisë së Kosovës edhe si polici në përgjithësi por edhe në punën e tyre”, ka shtuar Mustafa.

Po ashtu sipas tij të gjitha këto do të merren parasysh sepse sipas tij aspekti partiak është kriter të  totalisht i parëndësishëm në këtë aspekt karshi asaj që ne në krye të këtyre institucioneve duhet të ketë njerëz profesionistë .

“Në krye të institucioneve duhet të kemi njerëz të cilët zbatojnë ligjin dhe të cilët janë të përkushtuar dhe pastaj çështja e vendosjes është çështje e më vonshme”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Gjithashtu i pyetur se a kanë arritur që deri tani të bindin këta drejtorë me performancën e tyre kryeministri Mustafa ka theksuar se këto institucione janë udhëhequr në mënyrë shumë të suksesshme nga këta drejtorë.

“Unë po flas për institucione të cilët i kanë udhëheq në mënyrë shumë të suksesshme dhe të cilët kanë bindur me performancën e tyre”, ka përfunduar Mustafa.

*http://www.indeksonline.net/lajmet/24728/kryeministri-mustafa-larteson-punen-e-drejtuesve-te-policise-dhe-doganave-te-kosoves/