• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

08/07/2016

Dogana sekuestron 11 aparate për lojëra të fatit në Prizren

 

Prizren 8 korrik 2016 – Njësitet e Doganës mbrëmë kanë organizuar një aksion për kontroll të lojërave të fatit në një pikë basti të dyshuar në Prizren. Ky aksion është asistuar edhe nga Policia e Kosovës. Gjatë aksioni është kontrolluar lokali i dyshuar, ku janë gjetur duke operuar lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs” si dhe aparate për lojëra fati.

 

Pas identifikimit të lokacionit njësit e doganës kanë verifikuar dokumentacionit ku edhe është vërtetuar fakti se kjo pikë e bastit nuk është në sistem të pagesës së akcizës si dhe operon me lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs”. Gjithashtu ka pasur dyshime të bazuara se në këtë lokal ka hapësirë shtesë të mbyllur ku mund të ketë aparat për lojëra të fatit të cilët nuk janë të licencuar. Gjatë kontrollit është arritur të gjendet edhe një derë e kamufluar ku pas hapjes së saj janë gjetur 11 aparate për lojëra të fatit pa numër serik dhe rrjedhimisht pa dokumentacion që vërteton faktin se ishin duke operuar ilegalisht.

 

Rezultatet e konfiskimeve ishin:

–          Sekuestrimi i 11 aparate për Lojëra Fati të pa licencuar

–          Sekuestrimi i 2 shtëpiza PC me lojëra të ndaluara Keno dhe Racing Dogs

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana e Kosovës tejkalon 500 milion euro

Dogana e Kosovës tejkalon 500 milion euro

Prishtinë 13 korrik 2016 – Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi, ka arritur shifrën rekord në muajin korrik, ku janë arritur të mblidhen mbi 500 milion euro të hyra, që nga fillimi i vitit e deri më tani.

Krahasimi me vitin e kaluar, tregon qartazi për një performancë të jashtëzakonshme pasi kemi një rritje prej 76,5 milion eurove, në vitin e kaluar (2015) Dogana kishte mbledhur rreth 433,4 milion euro, kurse tani në të njëjtën periudhë Dogana ka arritur të mbledh mbi 509,9 milion euro që është afër 18% më shumë se viti i kaluar.

Dogana e Kosovës sipas trendëve aktuale, deri në fund të vitit 2016 do të arrijë rekord në mbledhjen e të hyrave në krahasim me vitet tjera pasi presim që këtë vit ta mbyllim me mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm z. Rafuna theksoi “Ngritja e vazhdueshme dhe profesionalizimi i doganës si dhe zbatimi i një reforme të suksesshme që nga viti 2014 ka bërë të munduar që sot të kemi të hyra rekord dhe një doganë moderne e cila ka kapacitetet për të përballur me sfidat ekonomike të vendit. Me këtë rast dua të  falënderojë të gjithë taksapaguesit e rregullt si dhe falënderim i veçantë shkon për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë besuar në punën e doganës dhe janë duke ofruar informata të vlefshme që ndihmojnë në uljen e ekonomisë joformale, luftimin e korrupsionit dhe parandalimin e kontrabandës”.

 

LEXO MË SHUMË
Shefi i EULEX viziton Doganën e Kosovës

Shefi i EULEX viziton Doganën e Kosovës

 

Prishtinë 7 korrik 2016 – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës z. Lulzim Rafuna priti në orët e pasdites Ushtruesin e Detyrës së Shefit të EULEX z. Bernd Thran. Kjo vizitë shërben për të njoftuar EULEX me arritjet e doganës gjatë viteve të fundit ku Dogana e Kosovës është shndërruar në një model për agjensionet e tjera.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm theksoi “Reformat e ndërmarr gjatë dy viteve të fundit kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe kanë ndikuar direkt në performacën e jashtëzakonshme dhe në të hyrat e mbledhur nga Dogana, derisa tanimë ne jemi mbi 70 milion euro më shumë se viti i kaluar apo 17% më shumë. Gjithashtu dogana ka bërë progres të jashtëzakonshëm në përmirësimin e klimës së biznesit duke krijuar mundësi të barabarta dhe lehtësuar shumë procedurat doganore për bizneset legjitime, ky sukses nuk do të arrihej pa bashkëpunimin me EULEX i cili gjatë gjatë këtyre viteve ka qenë me mandat të caktuar në Doganën e Kosovës”.

 

Nga ana tjetër z. Thran  vlerësoi zhvillimet e Doganës dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar me bashkëpunimin në kuadër të rolit të ri të EULEX në Kosovës.

 

 

 

LEXO MË SHUMË