• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

11/08/2016

Dogana e Kosovës shënon zhvillim të konsiderueshëm drejt standardeve të pranuara nga BE-ja

 

Sot, Dogana e Kosovës e shënon kontributin e EULEX-it në progresin e arritur me anë të cilit e përfundon mbikëqyrjen e këtij shërbimi ndërsa për të ardhmen EULEX-i do të vazhdojë të ketë rol këshillues në nivelin strategjik.

Dogana e Kosovës (DK) ka bërë një zhvillim të jashtëzakonshëm përgjatë viteve të kaluara të mandatit të EULEX-it. Ky progres i vazhdueshëm është dëshmi e asaj se ndihma e BE-së, e ofruar përmes këshilltarëve të EULEX-it, ka qenë e investuar mirë.

Gjatë viteve të kaluara, EULEX-i i ka ofruar Doganës së Kosovës shërbime të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit lidhur me reformat e rëndësishme të DK-së. Arkëtimi i të hyrave në Kosovë gjatë mandateve të mëparshme të EULEX-it është rritur për çdo vit.

 

“Dogana ka shënuar progres të konsiderueshëm drejt standardeve të BE-së me ndihmën dhe udhëzimet e miqve tonë ndërkombëtarë të cilët na kanë ndihmuar që Doganën ta bëjmë një institucion modern dhe model të njërit prej institucioneve më të suksesshme në Kosovë”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.

Krahas këtij zhvillimi, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm. Me anë të ndihmës së vazhdueshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Dogana e Kosovës sot është shembull edhe në rajon.

Me këtë rast, U.D. Shefi i EULEX-it, Bernd Thran tha “Dogana e Kosovës ka shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së mandatit të EULEX-it. Këto të arritura të shquara janë rezultat i zbatimit të reformave dhe masave të reja kundër korrupsionit, si dhe procedurave të përmirësuara dhe zbatimit të ligjit, të cilat i ka filluar Dogana e Kosovës përgjatë viteve me ndihmën e EULEX-it.

“Dogana e Kosovës pritet që gjatë këtij viti t’i arkëtojë mbi një miliardë euro, kurse unë jam i sigurte se ajo do ta arrijë këtë nëse vazhdon me këtë ritëm. Kjo është me rëndësi: të gjitha këto para shkojnë në buxhetin e Kosovës, kurse ky buxhet i mundëson qeverisë që të ofrojë më shumë shërbime për qytetarët e Kosovës.” shtoi ai.

Në përputhje me mandatin e ri të EULEX-it, përkrahja për Doganën e Kosovës tani do të përqendrohet në ofrimin e këshillave strategjike në lidhje me prioritetet themelore të administratës në rritjen e efektivitetit të Kosovës në menaxhimin e përgjithshëm të kufirit si dhe në përkrahjen e dialogut në vijim e sipër ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen kamera sigurie mbi 10,000 euro gjatë tentimin për kontrabandim

Kapen kamera sigurie mbi 10,000 euro gjatë tentimin për kontrabandim

Prishtinë 13 gusht  2016 –  oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të kamerave të sigurisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus që futej në Kosovës nga Shqipëria.

Oficerët Doganor kanë ndalur për kontroll një autobus me targa të Kosovës ku pas pyetjes se udhëtareve dhe shoferëve, se nëse kanë për të deklaruar mallra apo të holla mbi dhjetëmijë euro të gjithë janë përgjigjur se nuk kanë asgjë per deklarim. Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e kamerave të sigurisë, saktësisht 116 copë me vlerë mbi 10.000 euro (vlerësimi fillestar).

Oficerët gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe personin i cili ishte në posedim të mallrave kundrejt të cilit është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore. Tërë sasia e mallrave (kamerave) është konfiskuar pasi që pala ka kryer kundërvajtje doganore.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org

 

LEXO MË SHUMË
Kapen 2 revole dhe 200 fishek te një udhëtar në Vëmicë

Kapen 2 revole dhe 200 fishek te një udhëtar në Vëmicë

 

Prishtinë 8 gusht  2016 –  oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të dy armëve, gjatë kontrollit të ushtruar ne një autobus.

 

Oficerët Doganor së bashku me oficerët policor kanë ndalur për kontroll në vijën e dytë një autobus me targa italiane ku gjatë kontrollit të bagazhit të udhëtarëve pikërisht tek kontrolli i një shtetasi Kosovar janë gjetur 2 (dy) revole dhe disa fishek të përshkruara si në vijim:

 

–          1 (një) Revole e tipit Bruni Mod. 92 kal 9 mm së bashku me një karikator,

–          1 (një) Revole e tipit Bruni Mod. 85 kal 8 mm së bashku me një karikator,

–          200 (dyqind) copë fishek 8 mm NIK SALVE-BLANK

 

Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e armatimit dhe municionit personi i është arrestuar nga ana e Policisë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit si dhe rasti është përcjell tek Policia për procedim të mëtejmë.

 

LEXO MË SHUMË