• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

15/04/2016

Kapet afër 1 kg marihuanë në pikëkalimin e Vërmicës

 

Prizren 13 prill 2016, dje njësitet e Doganës në bashkëpunim me policinë Kufitare kanë arritur të kapin 1 kg substance narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për tu futur në Kosovë.

 

Gjatë kontrolleve rutinore,  dje në orët e pasdites në Vërmicë në vijën e parë të kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës është selektuar për kontroll  vetura e tipit Ford Mondeo me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ekipi i specializuar i Doganës në vijën e dytë së bashku me zyrtaret e policisë në bagazh, saktësisht në anën e majtë të bagazhit mbi anësoret e gomave janë gjetur dy qese me substance narkotike të llojit marihuanë .

 

–          Sasia e lëndës narkotike ishte 922.7 gram -2 qese (paketime).

 

Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë derisa substanca narkotike si dhe rasti janë proceduar në Polici për hetime të mëtejme.

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës,  korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për të bërë këtë dogana kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste në 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Në dy aksione të ndara dogana kap sasi të mallrave të kontrabanduara

Në dy aksione të ndara dogana kap sasi të mallrave të kontrabanduara

 

Prishtinë 14 prill 2016, gjatë kësaj jave njësitet e Doganës kanë zhvilluar dy operacione të ndara ku në të dy rastet ka pasur konfiskime mallrave dhe ndalim të personave që kontrabandonin mallra.

 

Në rastin e parë oficerët doganor kanë ndjekur një kombi të dyshuar për kontrabandim në magjistrale Gjilan-Ferizaj.  Pas dyshimeve fillestare oficerët kanë tentuar të ndalin këtë automjet por i njëjti nuk i është bindur urdhrave, por pas reagimit të oficerëve është bërë ndalimi i automjetit dhe legjitimimi i personit i cili e drejtojnë. Gjatë kontrollës janë hasur në mall pa prejardhje të kontrabanduar kryesisht tekstil dhe këpucë me vlerë mbi 6000 euro. Palës i është shqiptuar kundërvajtja doganore derisa mallrat dhe kombi janë konfiskuar.

 

Në rastin  e dytë të zhvilluar njësitet e doganës janë penguar gjatë tentimit për të ndaluar një kombi të dyshuar. Ku një automjet Golf III ka tentuar të bllokonte rrugën. Njësitet tjera të Doganës janë angazhuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e të dy automjeteve si dhe legjitimimin e personave ku njëri prej tyre është prangosur dhe është hapur rast penal. Pas hapjes së kombit janë gjetur pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia (mallrat dhe kombi janë konfiskuar).

 

Në të dy raste Dogana ka arritur të identifikojë dhe njëherë ndaloi  automjetet duke iu falënderuar sistemeve të kamerave të cilat janë instaluar në automjetet e antikontrabandës e që mundësojnë identifikimin e personave dhe automjeteve.

 

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës,  korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për të bërë këtë dogana kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste në 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org.

 

LEXO MË SHUMË
Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve

Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve

 

Prishtinë 5 prill  2016 –  Dogana e Kosovës ka arritur të rrit besimin e qytetarëve pasi që çdo ditë jemi duke pranuar më shumë thirrje telefonike. Raporti tremujor i thirrjeve telefonike për të lajmëruar kontrabandë, korrupsionin dhe evazionin fiskal tregon se ka rritje evidente në thirrjet nga ana e qytetarëve.  Dogana e Kosovës kthen besimi e qytetarëve duke ngritur performacën dhe inkasimin e të hyrave, deri më sot kemi mbledhur 220,3 milion euro që paraqet 25% më shumë se viti i kaluar që kishte 176,1 milion euro. Në vijim tabela e lajmërimit të rasteve.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.

Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org .

 

LEXO MË SHUMË