SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Rritja e të hyrave 18 % më e lartë gjatë periudhës Janar- Shkurt 2016 në krahasim me  periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Rritja e të hyrave 18 % më e lartë gjatë periudhës Janar- Shkurt 2016 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

 

Ministri i Financave Avdullah Hoti sot në Konferencë për Media para gazetarëve prezantoj Raportin përmbledhës të hyrave dhe shpenzimeve gjatë muajit Janar dhe Shkurt të vitit 2016 dhe krahasimin me vitin e kaluar.

 

Sipas Ministrit Avdullah Hoti gjatë muajit Janar dhe Shkurt të vitit 2015 ka pasur një rritje signifikante e nivelit të të hyrave  nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat,  krahasuar me dy muajt e vitit të kaluar. Rritja e të hyrave ka qenë për 18 % më e lartë gjatë këtij vitit krahasuar me Janar- Shkurt të vitit 2015, prej të cilave 27 % ka qenë rritja në Dogana dhe 3.8% në Administratës Tatimore të Kosovës.

 

“Pra, po vazhdon trendi me një ritëm më të madh të rritjes së të hyrave gjatë këtij viti krahasuar me vitin 2015, gjë që nuk është ajo çka po ndodh në vendet tjera në rajon dhe më gjërë. Në total gjatë këtyre dy muajve Dogana dhe ATK kanë mbledhur 191 milionë euro , që është rreth 30 milionë euro më shumë se sa që kanë mbledhur gjatë Janarit dhe Shkurt të vitit 2015. Nga ka ardhur kjo rritje, ka disa burime të kësaj rritje . E para është aktiviteti i shtuar ekonomik në vend, që po vazhdon në muajt e parë të këtij viti, e dyta është masa që kanë ndërmarrë Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat në luftimin e informalitetit dhe në vlerësimin shumë më të mirë të mallrave të importuara nga ana e Doganave”, ka bërë të ditur ministri Hoti.

 

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Administrata Tatimore Kosova ka prezantuar rritje të konsiderueshme të tatimit në Korporata, pra të tatimit në fitim, në veçanti në sektorin bankar që është shenjë e drejtpërdrejtë e rritjes së aktivitetit ekonomik në vend. Kjo është sa i përket të hyrave nga Administrata Tatimore dhe Doganore”.

 

Ministri Avdullah Hoti tha se “Në përgjithësi statistikat tona dhe vlerësimet tregojnë se ka një rritje të kërkesës vendore për mallra dhe shërbime , dhe normalisht kjo ka rritë kërkesën për mallra që vijnë edhe nga importi, duke rritur kështu të hyrat doganore në mënyrë të ndjeshme. Janë rritur të hyrat nga akciza në naftë dhe benzinë, prej nga arkëtojmë rreth 50% të të hyrave nga akciza, pavarësisht rritjes së akcizës që ka ndodhë rritja e kërkesës vendore e ka tejkaluar këtë duke e rritë të hyrat nga ky burim i të hyrave. Gjithashtu , edhe akciza në duhan dhe alkool. Pavarësisht të rritjes së akcizës në duhan dhe alkool është rritë kërkesa për këtë mall dhe si rezultat është rritë importi i alkoolit dhe duhanit, duke krijuar kështu rritje të të hyrave vendore.

 

“Tek të hyrat vetanake të Komunave kemi pas një ngecje të vogël, e cila tash ka filluar të rikuperohet duke rritur të hyrat, si rezultat i Ligjit për faljen e Borxheve Publike, dhe aktiviteteve të shtuara që kanë filluar të ndërmarrin Komunat për të inkasuar të hyrat vetanake.  Ndërsa , të hyrat vetanake të nivelit qendror janë rritur me 28.7 % gjatë këtyre dy muajve krahasuar me dy muajt e vitit të kaluar”, shtoi ministri Hoti.

 

Ndërsa, sa i përket shpenzimeve, ministri i Financave Avdullah Hoti, bëri të ditur se “ne po vazhdojmë me trendin e kursimeve dhe racionalizimit të shpenzimeve në përgjithësi. Shpenzimet po shkojnë sipas planit të rrjedhës së parasë, që kanë përgatitur organizatat buxhetore dhe është dorëzuar në Thesar. Është rrit më tutje disiplina buxhetore e Organizatave Buxhetore edhe të nivelit qendror edhe të nivelit lokal sa i përket shpenzimit të parasë publike, për tu siguruar që shpenzojnë vetëm sipas planit dhe vetëm sipas buxhetit të ndarë për ato organizata. Megjithatë, kemi pasur një rritje të shpenzime për rreth 10 % , që është e kuptueshme për shkak të fillimit të pagesës së përvojës së punës për 80 mijë të punësuar në sektorin publik, për të cilët paga është rritë nga 4 – 5 % deri në 20%, është rritja e asistencës sociale për 25 % që ka filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe vazhdon edhe më tutje, është rritja e pensioneve kontribudhënëse dhe janë pagesat për veteranët e luftës. Pra, këto janë arsyet pse shpenzimet janë rrit me 10%”.

 

“Nëpër kategori të ndryshme në se shkojmë, shpenzimet për mallra dhe shërbime kanë  një nën-ekzekutim për rreth 700 mijë euro në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar. Pra kemi një racionalizim edhe më tutje në këto shpenzime. Në subvencione dhe transfere po vazhdojmë të shpenzojmë sipas planit, me një rritje të ndjeshme për arsye që e përnda më lartë, por edhe për shkak të rritjes së ndjeshme në subvencioneve në bujqësi gjatë këtyre dy muajve të parë të vitit. Sa i përket shpenzimeve kapitale, tani në muajt e parë të vitit jemi, ka filluar një trend i mirë i investimeve kapitale nëpër organizata buxhetore, dhe ne planifikojmë ta përcjellim nga afër në baza mujore shpenzimet kapitale jo vetëm në nivel të organizatave buxhetore, por edhe në nivel të projekte për tu siguruar që projektet kapitale të parapara në buxhet implementohen sipas planit.  Pra, për ta përmbledh,  sa i përket të hyrave dhe shpenzimeve kemi pas një rritje prej 18 % të hyrave dhe një rritje në shpenzime në 10%, kryesisht rezultat i rritjes së pensionave dhe kontributeve të ndryshme për grupe të caktuara të popullsisë”, bëri të ditur ministri Hoti.

 

Ministri Avdullah Hoti gjithashtu bëri të ditur se “si rezultat i rritjes së qëndrueshme të të hyrave dhe i racionalizimit të shpenzimeve,  Bilanci bankar i Qeverisë është tepër i kënaqshëm. Në baza ditore ne kemi mbi 320 milionë euro në llogarinë bankare të Qeverisë, që është mbi 140 milionë euro më shumë sesa që kemi pasur në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo është shumë e mirë, për një arsye të vetme, kjo nënkupton  se Balanci bankar i Qeverisë në baza ditore tejkalon 4.5% të GDP-së, dhe sipas Ligjit për Menaxhimin e  Financave Publike , kjo neve na mundëson që të hyrat shtesë që ne presim ti marrim nga AKP-ja nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore mund ti dërgojmë drejtë për drejtë në projekte të reja kapitale që i shtohen listës së projekteve kapitale të parapara për vitin 2016, që nuk ka qenë rasti dhe mundësia të bëhet më herët”.

 

“Menaxhimi i mirë i shpenzimeve dhe të hyrave neve na ka mundësuar që të kemi një menaxhim shumë të kënaqshëm të borxhit publik. Dëshiroj të qartësoj para jush që borxhi publik i Kosovës është më i ulëti në rajon është vetëm 12.8 % të GDP-së të vendit të Bruto Prodhimit Vendor të Kosovës, krahasuar me 60 ose 70 % që e kanë vendet në rajon. Barra që kemi në buxhet si rezultat i pagesës së kryegjësë dhe interesin për  borxhin publik është jo signifikante, me lehtësi jemi duke e përballu obligimet që kemi për borxhin vendor dhe borxhin ndërkombëtar. Në fakt, kjo ka bërë që në disa raunde të emetimit të letrave me vlerë që kemi pasur gjatë këtyre muajve oferta e akterëve financiarë , pra oferta e bankave për të blerë  letra me vlerë të Qeverisë është dy fish më shumë ose dy fish më e madhe sesa kërkesa jonë për mjete përmes letrave me vlerë që tregon një rritje të shtuar të kredibilitetit të akterëve financiar në financat publike dhe në borxhin publik të Qeverisë’, ka shtuar ministri Avdullah Hoti.

 

Në këtë Konferencë për Media, ministri Avdullah Hoti gjithashtu njoftoi se “Sa i përket Borxhit Publik, unë nesër do të raportoj në Qeveri, për herë të parë do të prezantoj raportin për kaluzolën e investimeve, më 21 janar ka hy në fuqi ndryshimi i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, që i mundëson tash Qeverisë të hyjë në projekte të mëdha kapitale dhe të financoj ato projekte përmes huamarrjes ndërkombëtare me kushte të veçanta përtej rregullës fiskale që kemi pas deri tash  prej 2% të GDP-së. Pra, ti financojmë përmes kësaj klauzole të investimeve. Ne e kemi përgatitë një listë bukur të gjatë të projekteve kapitale të cilën e kemi diskutuar edhe nëpër takime të tjera, por nesër formalisht do ta kalojmë në Qeveri dhe pas asaj Ministria e Financave do të fillojë menjëherë negociatat me partnerët tanë ndërkombëtar  dhe zhvillimor për të gjetur financuam për ato projekte kapitale”.

 

Parandalohet kontrabanda në dy raste

Parandalohet kontrabanda në dy raste

 

Prishtinë 13 mars 2016 – dje njësite e Doganës së Kosovës kanë arritur të kapin në dy raste të ndara sasi të mallrave të tekstili dhe atyre ushqimore ku vlera e mallrave në tentim kontrabande kalon 2000 euro.

 

Gjatë kontrolleve rutinore në fshatin Kqiq komuna e Mitrovicës Dogana ka ndaluar për kontroll automjetin Citroen me targa të Kosovës, në bagazh janë gjetur produkte ushqimore pa dokumentacion valid. Mallrat janë konfiskuar dhe personi në posedim është gjobitur.

 

Po të njëjtën ditë gjatë kontrollimit të autobusit me targa të Novi Pazarit të relacionit Serbi – Kosovës janë gjetur mallra pa dokumentacion kryesisht veshje tekstili edhe për këto produkte pronari I tyre nuk posedonte dokumentacion, prandaj konsiderohet i kontrabanduar dhe si I tillë I është nënshtruar konfiskimit dhe gjobitjes.

 

 

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

Kapen mbi 1000 litra alkool

Kapen mbi 1000 litra alkool

 

Prishtinë 10 mars 2016 –  dje njësite e Doganës së Kosovës kanë arritur të kapin mbi 1000 litra alkool i cili dyshohet se ishte kontrabanduar nga Serbia.

 

Gjatë patrullimit të përbashkët me Policinë e Kosovës në magjistralen Mitrovicë – Pejë, oficerët doganor kanë ndalur për kontroll një automjet, respektivisht kombi transportues ku në brendi të tij janë gjetur mbi 1000 litra alkool. Gjithashtu janë gjetur edhe pajisje të cilat mundësojnë zbrazjen dhe mbushjen e rezervuarit i cili ishte i përshtatur për kontrabandim të alkoolit.

Pala nuk posedonte asnjë dokumentacion mbi prejardhjen e mallrave. Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.

 

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

Drejtori i Doganës së Turqisë viziton  Doganën e Kosovës

Drejtori i Doganës së Turqisë viziton Doganën e Kosovës

 

Prishtinë 8 mars 2016 –  Dogana e Kosovës në krye me z. Lulzim Rafunën sot ka pritur një delegacion të udhëhequr nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Turqisë z. Cenap AŞCI me bashkëpunëtorë. Takim është mbajtur në frymën vëllazërore ku për të gjitha pikat e diskutimit është arritur një pajtueshmëri dhe mirëkuptim.

 

Gjatë takimit u diskutuan temat e ndryshme si në vijim:

 

  • Implementimi  i marrëveshjes bilaterale për asistencën e ndërsjellët
  • Shkëmbimet e statistikave tregtare
  • Bashkëpunimi në anëtarësimin e Doganës së Kosovës në Organizatat ndërkombëtare
  • Bashkëpunimi në fushën e trajnimeve

 

Pas takimit Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës theksoi “Fillimisht më lejoni të falënderojë për ndihmën dhe përkrahjen që Dogana dhe shteti Turk kanë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën, takimin e sotëm biseduam për shumë tema të bashkëpunimi duke filluar nga trajnimet e deri tek fusha e luftimit të evazionit fiskal”

 

Derisa nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i Doganës turke z. Cenap AŞCI tha “Dogana dhe shteti turk gjithmonë janë të gatshëm të përkrahin institucionet e Kosovës, ne do të ndihmojmë Doganën e Kosovës edhe në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”.

 

Dogana e Kosovës ka marrëveshje me Doganën turke dhe bashkëpunon në shumë fusha.

 

Kapen cigare të kontrabanduara në Pejë

Kapen cigare të kontrabanduara në Pejë

 

1 mars  2016 – Njësit e Doganës e Kosovës kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme të duhanit të kontrabanduar pas një aksioni në qytetin e Pejës. Pas dyshimeve se një automjet i caktuar barte cigare të kontrbanduara njësit e doganës kanë ndalur këtë automjet në rrugën transit Pejë – Deçan, automjeti drejtohej nga një shtetas Kosovar.

Pas kontrollit në automjet, më saktësisht në bagazhin e automjetit janë gjetur cigare pa banderolla të llojit Trokadero Slims Blue. Automjetin pastaj është dërguar për kontrolle detal në terminalin doganor të Pejës ku edhe është konstatuar sasia e saktë:

–                      Cigare Trokadero Slims Blue  5000 paketime (1 pako = 20 copë cigare)

Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa janë hapur edhe hetimet lidhur me këtë rast.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

Ambasadorja e Gjermanisë vizitojë Doganën e Kosovës

Ambasadorja e Gjermanisë vizitojë Doganën e Kosovës

Prishtinë 1 mars 2016, – Dje pasdite ambasadorja e republikës federale të Gjermanisë znj. Angelika Viets vizitoi Doganën e Kosovës ku u prit nga drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna. Fillimisht Drejtori i Përgjithshëm falënderojë ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin e doganës  përmes donacioneve shumë të vlefshme të cilat kanë prodhuar rezultate domethënëse. Gjithashtu njoftoj ambasadore me rezultatet e doganës gjatë vitit të fundit si dhe reformat e ndërmarra nga Dogana.

 

Ambasadorja vizitojë qendrën e monitorimit si dhe qendrën e vlerësimit të mallrave ku u njoftua me procedurat e punës dhe të arriturat e doganës në luftimin e evazionit fiskal dhe përparimet teknologjike që dogana ka bërë me qëllim të zhvillimit dhe ndërtimit të sistemeve doganore të avancuara.

 

Zt. Rafuna theksoi: “E informova per progresin dhe sfidat si në nivelin e të hyrave po ashtu edhe në luftimin e evazionit fiskal gjithashtu e informova për zhvillimin profesional të Doganës si dhe sfidën në aspektin e implementimit të MSA-së”

 

Pas takimi ambasadorja përgëzoi punën e doganës si dhe vlerësoi përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe mbledhjen së buxhetit shtetëror.

 

Dogana kalon 100 milion euro të mbledhura  për buxhetin e Kosovës

Dogana kalon 100 milion euro të mbledhura për buxhetin e Kosovës

 

Prishtinë 23 shkurt 2016 – Dogana e Kosovës sot publikon performancën financiare me rastin e tejkalimit të shifrës prej 100 milionëve të parë të grumbulluar për buxhetin e Kosovës.

 

Gjatë vitit 2015 ne mblodhën 85,6 milion euro kurse gjatë këtij viti të hyrat kanë arritur në 106,7 milion euro që edhe paraqet një të arritur të radhës për Doganën e Kosovës. Nëse krahasohet me vitin e kaluar rritja e të hyrave është më e lartë për 24.7% apo 21,1 milion euro. Gjithashtu me rëndësi është të theksohet se edhe parashikimi i këtij viti për muajin shkurt parashihte mbledhjen e 102,4 milionëve  të hyrave kurse Dogana tejkaloj përsëri për 4,3% apo afër 5 milion më shumë.

 

Dogana ka arritur këtë performacë duke iu falënderuar përkushtimit të oficerëve doganorë në parandalimin e evazionit fiskal dhe luftimi të vazhdueshëm të kontrabandës dhe evazionit fiskal.

 

Kapen sasi e konsiderueshme e cigareve kontrabandë  në rajonin e Pejës

Kapen sasi e konsiderueshme e cigareve kontrabandë në rajonin e Pejës

 

Prishtinë 21 shkurt  2016 – Njësit e Doganës e Kosovës gjatë fundjavës kanë realizuar edhe një operacion të suksesshëm për parandalimin e duhani të kontrabanduar. Kësaj radhe sipas informatave nga terreni ka ardhur deri tek reagimi i njësive kundër kontrabandës që ka rezultuar me kapjen e kësaj sasie të cigareve në rajonin e Pejës. Njësit e Doganë kanë realizuar kontroll pa paralajmërim tek një subjekt I cili merret me tregtinë me duhan, ku pas kontrollit të subjektit janë gjetur cigare të ndryshme pa banderola të Republikës së Kosovës. Me ketë rast pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore  si dhe rasti është përcjell tutje për hetime. Sasia e cigareve të cilat janë kapur dhe konfiskuar është si në vijim:

1. Marlboro e kuqe –  2,800 copë

2. Ashima, 6,000 copë

3. Pall mall e kaltër, 2,400 copë

4. Marlboro e bardhë, 2,400 copë

5. Marlboro e kuq, 2,800 copë

6. Benton, 3,600 copë

7. Winston i kuq, 1,800 copë

8. Winston i bardhë, 4,200 copë

9. FM, 4,000 copë

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

Kapen mbi 20 kg narkotikë në Vërmicë

Kapen mbi 20 kg narkotikë në Vërmicë

 

Prishtinë 17 shkurt 2016 – Njësit e Doganës e Kosovës së bashku me Policinë mbrëmë rreth orës 21:00 kanë arritur të kapin mbi 20 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Vërmicës, oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Serbisë mund të transportonte mallra të ndaluara. Pas ndalesës së veturës llojit Land Rover – Range Rover ngjyrë e zezë me tabela të Serbisë është ushtruar kontroll nga ana e doganës dhe policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë). Sasia e lëndës narkotike ishte 20410 gram(20 kilogram e 410 gram). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në rezervuarin e benzinës së automjetit. Deri tek zbulimi erdhi përmes përdorimit të pajisjeve të specializuara donacion nga qeveria e SHBA-ve përmes programit EXBS. Vozitësi ishte shtetas i Serbisë, i njejti është  arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti ka vazhduar tutje me hetimet.

Lidhur me këtë rast drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Rafuna theksoj se “Dogana e Kosovës përveç mbledhjes së suksesshme të taksave tanimë është shndërruar në një institucion i cili kontribuon në rritjen e përgjithshme të sigurisë dhe mbrojtjen e kufirit, gjithashtu falënderoj qeverinë e SHBA (programin EXBS) për mbështetjen e vazhdueshme  pasi që rezultatet e kësaj përkrahje si në fushën e trajnimeve po ashtu edhe në atë të asistencës teknike prodhojnë rezultate maksimale”.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

Dogana e Kosovës kap sasi të konsiderueshme të kozmetikës

Dogana e Kosovës kap sasi të konsiderueshme të kozmetikës

 

Prishtinë 16 shkurt 2016 – Njësitet e Doganës së Kosovës, gjatë patrullimeve përgjatë magjistrales Mitrovicë -Prishtinë, në hyrje të qytetit të Prishtinës, kanë ndalur për kontroll automjetin e tipit Mercedes-Benz , të cilin e ngiste një shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit në fjalë është hasur në mallra, produkte higjienike/kozmetike të llojit të ndryshëm, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit. Në mungesë të dokumentacioneve përcjellëse, si dëshmi për pagesën e detyrimeve importuese, malli në fjalë është ndaluar derisa për shkak të dyshimit për kontrabandimit të mallrave, rasti në fjalë i adresohet sektorit për kundërvajtje doganore.

Sasia e përgjithshme ishte mbi 500 paketime të ndryshme kozmetike dhe higjenike me origjinë nga Serbia dhe Gjermania, e tërë sasia është konfiskuar.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

Doganën e Kosovës kap sasi të duhanit dhe alkoolit

Doganën e Kosovës kap sasi të duhanit dhe alkoolit

Prishtinë 11 shkurt 2016 – Dje njësitet e Doganës së Kosovës, në dy aksione të ndara arritën të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të duhanit dhe pijeve alkoolike të cilat ishin të kontrabanduara.

Në rastin e parë oficerët doganor kanë ushtruar kontrolle rrugore në Graqanicë ku edhe kanë ndalur një furgon në të cilin janë gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike dhe joalkoolike me origjine nga Serbia, derisa pala nuk ka poseduar asnjë dokument për mallrat. Dogana ka gjetur sasin si në vijim:

1. Birra Zajecarsko 410 litra
2. Pije jo-alkoolike 288 litra

Në rastin e dytë oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në një dyqan në qytetin e Gjilanit. Gjatë kontrollimit të këtij lokacionit është gjetur sasi e konsiderueshme e cigareve pa banderole të llojeve të ndryshme dhe duhan refuz. Gjithsesi janë gjetur:

1.  6000 copë cigare (llojet: Ashima, City, Merlyn, Memphis, Aura, Marlboro, Bond dhe DS)
2.  11 kg duhan refuz.

Shqetësues është fakti se u zbuluan cigare pa origjinë dhe pa prodhues të llojeve City dhe DS për të cilat Dogana fton të gjithë qytetarët që nëse hasin në këto lloje të duhanit të lajmërojnë menjëherë Doganën e Kosovës në 0800 50 095 (pa pagesë)

Në të dy rastet dogana ka ndërmarr masën e konfiskimi të produkteve si dhe ka iniciuar procedurat kundërvajtëse.

 

 

Vazhdon mbështetja për Doganën e Kosovës

Vazhdon mbështetja për Doganën e Kosovës

Prishtinë 9 shkurt 2016 – Sot në ambasadën Italiane në Prishtinë u mbajtë Seminari teknik mbi bashkëpunimin mes doganës dhe biznesit, i zhvilluar përmes projektit të binjakëzimit ku partnerët janë Dogana e Kosovës, Dogana Italiane dhe ajo Franceze. Seminari kishte qëllimin që të informojë komunitetin tregtar mbi mundësit e bashkëpunimit të ofruara dhe të parapara me standardet ndërkombëtare ku temat kryesore të trajtuara ishin:

Statusi i operatorëve ekonomik të autorizuar
Procedurat e thjeshtëzuara
E Drejta e pronësis intelektuale

Hapjen e seminarit e bëri ambasadori Italian në Kosovë z. Ferrarese i cili theksojë se”Komuniteti ndërkombëtar përkrah bashkëpunimin në mes të biznesit dhe administratës publike me qëllim që rritet zhvillimi ekonomik ,  derisa Dogana e Kosovës është një storie suksesi”.

Nga ana tjetër Këshilltarja e parë e ambasadores franceze në Kosovë z. Moutoumalaya ritheksoj se “Projekti I binjakzimit në mes të tri administratave ka qenë shumë I sukseshëm, si dhe ka prodhuar rezultate konkrete”.

Nga ana e tij z. Rafuna falenderoj qeveritë e dy vendeve si të Francës poashtu edhe asaj Italiane për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar deri tani, derisa ky projekt I implementuar ka prodhuar lehtësira në të bërit biznes.